Poezi nga Albana Vokrri

0
955

Albana Vokrri

Mos më kërko se sa të dua,
Se përgjigje nuk gjenë dot,
Vetem falmi buzët e tua,
E të mbushem t’jetes aromë.

Mos më kerko masë as peshore,
Se dashurinë do hedhesh n‘lot,
Afrohu pranë më mbaj për dore,
Më përqafo më shtrëngo fort.

Dashurin në zemer t’shkruar,
As ngrica, furtuna se ndalojn dot
Porsi lule aromë zbukuar,
Të jehojë gjithmonë dashuria jonë.

Dje, sot dhe neser t’jehoj t’mbizoterojë
Në zemrat tona të hedhin frymën
E të dy bashkë pergjithmonë
Dashuria të zgjoje përherë jetën.

Ndoshta…

Ndoshta lulet mund t’thahen,
Dhe aromë më nuk do kenë.
Edhe deti ndoshta do të ngrijë,
Pa pemë malet mund ti gjenë.

Mund te shterrët dhe burimi,
Edhe dielli mund të mos ketë rreze,
Hëna s’do ti ketë bukur ndriqimi,
Kur toka do ketë më shumë etje.

Ngjyrat ngadalë mund t’fshihen,
Melodia më nuk do t’ketë zë,
Edhe zogjët do t’largohën,
Në shkretëtirë vendin do t’lënë.

Gjithçka ndoshta ndodh në jetë
Po shpirti i pastër jetoni njomë,
Shpërndan dritën e vërtetë,
Botës i jep dashuri, e shpresës aromë.

Kushtuar kusheririt tim Bledit

Dhimbje qe nuk tretet

Një lajm i zi mori dheun…
N’lule të rinisë Zoti e mori…
Plot me ëndrra e kish mbush jetën…
por zoti për vete atë e zgjodhi…
Edhe qiellit i pikoj loti…
dhe toka nisi e gjëmon..
na e ndau Bledin nga pragu…
E të gjithëve zemra po ju vajton…
kalojnë ditë, u bën dhe muaj…
kurrë nuk shuhet malli per ty…
në zemrat tona përher të ruajm…
t’kujtojmë me mall e dashuri…
ngado që të hedhësh veshtrimin
bosh mbeti vendi yt… .
pse o Zot ti na e more…
Gjithmonë na le lot të sytë…

(Kushtuar te gjithe te rinive te fshatit tim QE Kan humb jeten)

Malli për ju kurr nuk shuhet

Një re e zezë e mbuloj tokën,
N’lule të rinise e lan votrën,
mbush me ëndrra ngjyra plot,
prane vetes i mori i madhi Zot.
Edhe qielli nisi gjëmimin,
toka mbarë nisi vajtimin,
na e mori të rinjët nga krahu,
e të gjithë zemrat na i thau.
Jo nuk harrohët ajo ditë,
kur përjetë i mbyllët sytë,
vendi juaj bosh gjithmonë do mbetet,
na lat dhimbjën ngjit pas vetit.
Do kalojn ditë e do kalojn shekuj,
malli për ju jo kurre s’do tretët,
veshtrimin hedhim anë e mbanë,
pse o Zot me lot e le atë nënë.
Në zemrat tona ju gjallë do mbeteni,
kurr s’do t’ju harrojmë ju vllazni,
emri juaj kurr nuk do shuhët,
nëper shekuj gjithmonë do ruhët…

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar