Historia e ndërtimit të Kishës Franceskane dhe problemet e mprehta sociale në fillim të shekullit XX në Shkoder

0
2169

(Vijon nga pjesa e dytë)

Pjesa e tretë e ditarit të piktorit Simon Rrota

Nga Pjetër Logoreci

Ballabane quhet ajo zonë e qytetit të Shkodres, (në mes Serreqit, varrezave të Rrmajit, Gjuhadolit dhe Dugajve të reja), prej ku dolën përsonalitete shqiptare të kulturës, të rangut kombëtar. Përsonalisht, isha me fat që linda dhe kalova fëmijërinë në këtë lagje, në një kohë (brez), që pat mundësinë e fundit të kishte kontakte me këto korifej të atdhetarisë e kulturës.

Vetëm në një hapësirë të vogël të kësaj lagje jetuen figura si: personazhi i shkrimit tim Simon Rrota, gjuhëtari dhe diplomati Kolë Rrota, At Justin Rrota, fotografi Gjon Rrota, mjeshtri i futbollit Loro Boriçi, mjeshtri Kolë Shiroka, aktori Bep Shiroka, kompozitorët e klasit të parë Çesk e Tonin Zadeja, Tish e Tonin Daija, arkeologu i mirënjohur Frano Prendi, këngëtari i talentuem Tonin Tërshana, intelektuali i dorës së parë Cuk Simoni, atdhetari Luigj Gurakuqi, gaztori i njohur shkodran Filip Daija, Kardinali Mikel Koliqi dhe vëllai i tij Ernesti, Kleriku Dom Simon Jubani, Mons Fishta, Mons Çoba, At Pjeter Meshkalla, At Leon Kabashi dhe (banoj për disa vite) familja e shejtores Nënë Tereza.

Po këtu kaluan fëmijërinë dhe personalitete të një brezi më të vonëshëm si: violinisti me famë Lorenc Radovani, basi i njohur në mbarë botën Frano Lufi, historiani i kohës së sotme Romeo Gurakuqi… etj…

Për banorët e lagjes time, shtëpia e familjes Rrota (një ndërtesë e stilit alpin), përbënte një veçanti. Me paraqitjen e saj të jashtme, kjo shtëpi sillte pranë nesh atmosferën e kulturës perëndimore, ndërsa e mbrëndeshmja e saj kuriozonte të gjithë me praninë e kryeveprave të Simon Rrotës dhe personalitetin e gruas së tij italiane, Zonjës Karla.

Pata rastin dhe fatin, kur isha në moshën e fëmijërisë, të njihja piktorin Simon Rrota dhe pjestarët e familjes së tij, djemtë Rafaelin e Toninin e vajzat Albinën dhe Norën, të cilët ishin shëmbull të mirësjelljes dhe model qytetarie, e me pas nipat e mbesat, që jeta e solli të jetojnë sot jashtë vendit.

Sot një pjesë e Ballabanes, vendi ku jetoj piktori i madh shqitar, mban emrin SIMON RROTA.

Ndërtimi i kishës françeskane

Ndërtimi i kishës françeskane

Ndërtimi i kishës françeskane

Dhunimi i xhamisë

Dhunimi i xhamisë

Kapadaitë

Kapadaitë

Arresti i Luigj Gurakuqit