Ulurima nga altoparlantet e minareve të xhamiave dhe mjerimi i varrezave përrreth atyne xhamiave

0
792

(Istogu)

Nga Selim Mustaf Hasanaj, marrë nga EuroEmigrant, 20/08/2009

Se bastardimi i qenjes sonë kombtare, i kultures dhe identitetit tonë ka marr permasa trishtuese nuk ka asnji dyshim.

Këtë fakt të dhimshem, këtë kob që po ja sjellim vetit të gjithë ata që folin shqip po e shofin dhe po e din. E keqja asht se askush nuk reagon, askush nuk po i kundervyhet kësaj.

Due ta bajë edhe nji shkrim kritik per islamizimin e kobshem të ethnikumit shqiptarë, dhe para se të fillojë shkrimin më kujtohet aj tregimi i ati plakut që derisa ai pushonte në ballë të oxhakut të odes së vetë ati i kalon nji mi neper mustak. Ky alarmohet aq shumë sa në perpjekjet per ta zan e mbyt miun ai alarmon krejt familjen e vetë. Nji nga djemet e tij i thotë. Kadal babë se nuk asht ba nami , por plaku i menqem i pergjigjet, he more birë vertetë pse kalojë këtë herë nuk asht ba nami, por nese se nxa dhe nese nuk e mbys ai do kalon prap dhe do i banë sokak katuni mustaket e mijë.

Më kujtohet fillimi i paraqitjeve të para të tallava muzikes. Ata që nuk e dojshin dhe edhe sot nuk e dojnë, në vend që të ngriteshin e të protestojnë dhe të kerkojnë nga institucionet që rreptsishtë të ndalohet nji maskarallak i till, ata vetem qeshnin dhe thonin, kjo nuk asht muzikë shqip, nuk asht e jona. Pra i tan kundershtimi kufizohej në këtë formë. Me kohen, nga vit në vit ajo tallava muzikë u perhap, dhe sot na pelqeu neve apo jo ajo asht ba muzikë e ethnikumit shqiptarë. Pa keso muzike nuk ka darsem, pa këso muzike, nuk ka banket as festë. Hiq ma larg se sot në oret e mengjesit TVSH programi satelitor kishte program muzikor me kangtarin Bujar Qamili. Ndegjova me vemendje nga fillimi në mbarim këtë magjup shqipfolës dhe asnji kangë e ti nuk kishte melodi SHQIP.

Të gjitha kishin melosin rom dhe sllav, asi të tipave të magjupve boshnjak dikur si: Shaban Shauliq, Safet Isoviq etj etj. megjithate kur këndon ky kangtarë sallat janë perplot, nuk mungojnë as lulet dhe puthjet e perqafimet e publikut shqiptar per këtë magjup që flet shqip, ka tekstet e kangve shqip, por muzika asht rome dhe serbosllave. Bile ky me sa dij edhe asht shpall artist i popullit nga kreu i shtetit. Per mue kjo asht maskarallak dhe fatkeqësi. Asht edhe turpë personal dhe institucional per kreun e shtetit që shpall artist kombtarë njeriun që i perket nji minoriteti dhe që kultivon muzikë të huejen.

Kështu fillojë edhe paraqitja e parë e mjekerrcjapave vehabist dhe grave të mbulueme me shamija si ninxhat kineze. Mbajë mend se të gjithë thoshin: shife at magar si duket si shemtim, shife atë të shkret , po si nuk i vie nxehtë ashtu e pshtjellne, të gjithë i injoronin, por askush nuk i luftojë që në start. Due ta tregojë nji ndodhi në vitin 2001 që në Prishtinë e perjetojë vajza ime. Ajo derisa ishte te daja i saj musafir , aty takon nji moshatare të veten që ishte vajzë e kunates së dajes së vajzes sime. Ajo ishte nga Lipjani dhe ishte aktiviste vullnetare në shumë shoqata të hueja humanitare. Nji ditë ajo i thotë vajzes sime se ka nji koncert me fëmijet bonjak dhe ata që i kanë humb prindet në luftë dhe po pate deshirë mund të vish edhe ti.

Vajza ime atbotë studente në Oslo të Norvegjisë, me ndjenjen e keqardhjes per ata fëmijë dhe kurreshtjes me deshirë pranon ftesen. Por ajo që e ftojë i thotë se kur të shkojnë aty mbrenda duhet ta ven shaminë në kokë se perndryshe nuk e lejojnë të futet mbrenda. Vajza ime hesht, nuk flet asgja por vendos se as per cmim jete mos ta mbullojë koken me dicka që nuk i perket asaj dhe identitetit të saj personal e kombëtarë. Kur arrijnë te dera lipjanasja nxjerr nga qanta shaminë dhe e venë në kokë dhe futet mbrenda. Vajzes sime i thonë se duhet vu shaminë ose perndryshe të largohet nga aty. Kjo trime dhe stoike si e kamë edukue unë, i drejtohet arabit me mjekker në derë ta asaj salle. Kush je ti zotni që don të ma vesh shaminë e kultures tande në shtepin dhe shtetin tim?!( muhabeti zhvillohet anglishtë) Unë jam nga Arabia Saudite dhe këtu duhet të perdoret shamija.

Vajza ime i këthehet ashper, ndegjo or ti arapi i zi, ky vend asht i shqiponjave, per liri asht derdhë gjak dhe askush nuk guxon të ma imponojë se cka duhet apo nuk duhet të kamë në kokë. Ai thrret disa puntor të sekuritasit , por as kjo nuk e frigon vajzen time dhe kjo ua këthen. Mirë tash ju tregojë unë juve, unë jamë gazetare nga Norvegjia ( e trillon këtë) dhe nga ketu do dal e do shkojë ta informojë ZYREN AMERIKANE. Juve mashtroni popullin se gjoja po e ndihmoni dhe po u ndani ndihma ndersa juve po e infektojkit me kulturë arabe. Ata i kap paniku dhe e lusin të qetsohet dhe e lejojnë të futet mbrenda, por kuptohet krejt programi i tyne merr kahje tjeter e jo ashtu sikur ata e kishin ba koreografinë ma heret.

Këtë ndodhi ajo posa këthehet ja tregon dajës së saj, ua tregon shumkujt dhe të gjithë vetem e ndegjojnë dhe asgja nuk ndermarrin. Sot ata fëmijë padyshim janë këta që i shofim të ecin rrugve të Dardanisë me pantollona të shkurt dhe me mjekrra si cjapat.

Sikur të kishim reague atherë, sikur të reagonin institucionet e Dardanisë që në start per ndalimin e mjekrrcjapave dhe veprimtarisë së tyne ata do kerkonin teren tjeter kah dhe do e kishin thye qafen moti nga trojet tona. Fatkeqësisht ata nuk u luftuen as në start e nuk luftohen as sot. Kjo u mundson atyne veprimtarinë dhe ata rriten perditë e ma teper dhe nji ditë do na sjellin deri te lufta vëllavrasëse.

Mu kujtue kjo ndodhi dhe e mora si shembull. Shembull që tregon se neve jemi popull injorant, nuk reagojmë kur duhet dhe me kohë, dhe dikur neshtrohemi lehtë sepse nuk kemi as kurajo as forcë të ballafaqohemi me dicka të madhe me peshë të randë.

Sot shumë edhe nga ata që në fillim u vinte gerrdi nga mjekerrcjapat sot vet janë ba të tillë.
Gjatë pushimit të kësaj vere në Istog dhe rrethinë , por edhe pergjatë krejtë Dardanisë askund nuk pash varre shqiptaresh të rregullueme, të bukura dhe të respektueme. Nga minaret e xhamijave panderpre ndegjohej ulurima e autoparlantve të imamve shqipfolsa ndersa per rreth atyne xhamijave varret ishin mjerim. Ishin të mbullueme me barë, me mbeturina, me letra e besa kishte edhe qen endacak të ngordhun si dhe asi të rjepavt e morravt të gjallë që flenin mbi varreza derisa imami uluronte dhe thirrte allahun. Quditesha se si ai allah nuk ja then qafen imam kretenit të cilit nuk i vie as gjyna, as turp nga pamja e xhamisë së ti dhe rrethit të sajë. Në qender të Pejes te QARSHI XHAMIJA pash pamje të tillë, aty varri i Ali Pashë Gucisë dhe i Haxhi Zekes ishte i mbuluem njani me bar e honrak ( i Ali Pashe¨Gucisë) ndersa tjetri me letra e mbeturina ( i Haxhi Zekes).

Dhe masi gjithkah pamje të tilla, mendova, pse vëllaznit Haziraj, Haxhiu dhe Aliu të Lubozhdes, Muhamet Rexhaj nga Cerrca etj etj islamist shqipfolsa të tillë angazhohen per të ndertue xhamija në Lubozhdë dhe Cerrcë?! Nese ata donë allah dhe i frigohen ati , pse nuk bajnë SEVAP dhe të organizojnë nji BYRO per perkujdesjen e varrezave, per varrimet që do bahen në të ardhemen dhe aty do punsonin së paku tre kater persona të cilet do banin groposjen e varrezave kur dikush vdes, do mirmbanin varrezat dhe per këtë do paguheshin. Sa dalin Haxhi e Ali Haziraj si dhe Muhamet Isuf Rexhaj neper fshat dhe lusin per perkrahje të bashkfshatarve per ta ndertue xhaminë aty ku ajo jo vetem se nuk i duhet kujt, por ajo do sjell kobin antikombtarë po sikur okupimi serb po të ndodhte, a nuk do kishte me kjen ma e udhes, ma humane dhe krye kput kombëtare angazhimi per hapjen e BYROS që do punsonte tre kater veta të cilet do merrnin rroga dhe do u siguronin bukë fëmijve të vetë, por edhe varrezat tona do u ngjanin varrezave të njerzve e jo grumbullit të plehut dhe mbeturinave.

Dardaninë e kishte mbyt allahuekberi i autoparlantave dhe mbeturinat e kutures islame neper oborret dhe varrezat e xhamijave sepse asnji varr nuk mund dallohej ngase ate e kishte mbullue BERLLOGU.

Selim M. Hasanaj
Sarpsborg- Norvegji
19.08.2009