BESIMTARËT E KISHËS SË ZLLAKUQANIT, PËRMES MESHËS SË MBRËMJES NISËN KREMTËN E LINDJËS SË SHËN GJONIT

0
7630

Shkruan: Lekë MRIJAJ

Sonte në mbrëmje Kisha “Shën Gjon Pagëzuesit” në Zllakuqan të Klinës, e besimtarët e saj permesë eukaristisë shënjte nisën duke e festuar festën e lindjes së Shën Gjon Pagëzuesit, Pararendësit të Jezu Krishtit. Saktësisht ashtu siq na lajmërojnë katër Ungjijtë Kishtar. Gjon Pagëzuesi erdhi në botë gjashtë muaj para Jezusit. Prindërit e tij ishin Zakaria dhe Elizabeta të cilët ishin të shtyrë në moshë; Elizabeta ishte beronjë, e pa frytshme dhe nuk mundi të lindte kurr fëmijë. Zakaria lavdëronte Zotin duke thënë: “Qoftë bekuar Zoti Hyu i Izraelit, që e pa dhe e shpërbleu popullin e vet!” andaj atherë kur Elizabeta ishte në muajin e gjashtë të shtatzanisë, Zoja e Bekuar apo Hyjlindësja shkoi tek Elizabeta nëna e shën Gjonit për vizitë dhe i thuri Zotit lavdi, që do të thotë se që nga ajo kohë e deri në ditët e sotme ato këngë dedikuar Zotit, kanë mbetur një nder fundamnetet apo himnet më të spikatura të historisë sonë Kishtare.

Shën Gjon Pagëzuesi është padyshim profeti i fundit i Besëlidhjes së Vjetër, i rrethuar me ombrellën e lumnisë së pasosur njëkohësisht ai ishte është dhe mbetet gjithnjë vetëm një gisht tregues i drejtuar nga Krishti, që është vet Ai është Alfa dhe Omega i qiellit e tokës. Shën Gjoni u ndeshkua me prerjën e kokës nga Herodi ashtu sikurse apostujt e profet të tjerë të asaj kohe, nën arsyetimin se kundershtonte kërkesën e Salomesë, bijës së Herodiadës, që i kërkoi Herodit t’i falte kokën e shën Gjonit, pas vallëzimit që i pëlqeu aq shumë pushtetarit famkeq të asaj kohe. Andaj që nga atherë e deri me sot nderohet e perkujtohët nga mbarë kishat krishtëre në botë pikërisht me krenari edhe kisha e famullisë së Zllakuqanit të Klinës, si një nder profetet e gjallë.

Në mbrëmjen e sontme të festës së pajtorit të Famullisë së Zllakuqanit, permes meshes se mbrëmjes, nisi kremtja e këtij Pajtori, kremte e cila u mbajt në praninë e besimtarëve të shumtë, në oborrin e kishës së Shën Gjon Pagëzuesit. Meshën e mbrëmjes solemne e bashkcelebruan meshtarët don Robert Jakaj, famullitar i kishës së Velezhës e drejtor i shkollës Gjon Nikoll Kazazi, Gjakovë, dr. don Robert Kolaj, e don Izak Doda famullitar i Kishës së Zllakuqanit. Ndaj mesha e mbrëmjes se sontme nisi duke kënduar këngë e lutje dhe u duke lexuar fragmente nga Bibla-Ungjilli. Fragmentet u lexuan dr. don Robert Kolaj e besimtarë të kishës së kësaj famullie.

Në pretkun special festiv të kësaj mbrëmje të natës së lindjës së këtij Pajtori ishte, don Robert Jakaj që udhëhoqi edhe treditëshin shënjt të lutjeve të Shën Gjon Pagëzusit i cili foli gjërë e gjatë për shënjtin e dashur të kësaj famullie – Shën Gjonin, shënjt i cili e ka dashur aq shumë këtë famulli saqe vertetë e ka shpëtuar nga lufta e fundit dhe nga krizat e tjera ndër epoka të ndryshme. Don Roberti duke e perceptuar mesazhin Ungjillor të Gjon Pagëzuesit, apeloi tek besimtarët e kësaj famullie që të kultivojnë sa më mirë që munden dashurinë e mirëfilltë njerëzore dhe mirësinë në njeri tjetrin deri në gatishmërinë e flijimit për të afërmin nevojtar dhe për Zotin e Jezusin shelbusin tonë.

Këtë porosi meshtari Jakaj e interpretoj duke marrur shumë shembuj konkret nga jeta jonë e përditshme, ai foli edhe për frikën, frikë e cila e ka kapluar popullin tonë në të gjitha sferat e jetës, frikë e cila mund të tejkalohët e anashkalohët vetëm permes dashurisë në njeri tjetrin duke vepruar gjithnjë sipas shëmbullit të Gjonit, i cili edhe pse ishte pranuar si profet I fuqishëm nga populli ai tha se unë ju pagëzoj me ujë në shenjë kthimi, porse ai që po vjen pas meje vet Mesia që është më i fortë se unë, e unë nuk jam i denjë as t’ia zbath sandalet: Vet Ai do t’ju pagëzojë me Shpirtin Shenjt e me zjarrr… që do të thotë se janë vet Sakramentet që e percjellin jetën tonë njerëzore prej lindjes deri në vdekje e që janë të rendësishme e përmes tyre vendosim lidhjen më rrënjësore me Zotin dhe Zoti me ne…

Kremtimi i meshës së mbrëmjes së Shën Gjonit është përcjellë me këngë liturgjike të korit të Famullisë, të përbërë nga të rinj e të reja nën udhëheqjen e motrave Vinçenciane duke mbajtur lartë frymëzimin e besimtarëve të shumë të grumbulluar në meshën e mbrëmjës me këngët e dashurisë dhe mirësisë për Zotin, mu ashtu siq edhe na porosit permes urdhërave të tij Hyji i ynë i gjithpushtetëshem.