Ivo Andriç, dritë-hijet e nobelistit serb

1
1355

Dionis Xhafa

Ivo Andriç është një emër i letërsisë ballkanike, që ka jetuar në kohën që ekzistonte ai shtet, që shumë e konsiderojnë sikur është një krijesë dhe që emrin e ka Jugosllavi dhe që po ashtu lidhet ngushtësisht me emrin e një diktatori dhe se ky është Josip Broz Tito. E në fakt Andriç ngjan tepër me atë kategori të shkrimtarëve të tillë si Ismail Kadare në Shqipëri, që kanë pasur raporte të mira me pushtetin, deri aty sa serbi me talent do të bëhej edhe diplomat i shtetit të vet.

Andriçin në fakt mundesh ta akuzosh për shumëçka e çdo send, por se ai kurrë nuk pranoi që të bëhej palë me fashizmin dhe as me nazizmin. Shkrimtari, që vonë në jetën e tij, më 1961 do të fitonte edhe Çmimin Nobel për Letërsinë, do të burgosej politikisht nën regjimet e egra fashi-naziste e do të refuzonte të shkruante qoftë një rresht të vetëm në gazetat beogradase, apo të rretheve të Serbisë në periudhën e pushtimit.

Ivo Andriç si shkrimtar
Qëllon edhe në truallin tonë ballkanas, në tokën e lashtë të Europës, që ka mbetur kështu si epitet i kontinentit, të ketë talente realisht të mëdhenj të letrave. Nikos Kazanzaqis në Greqi më së pari, por edhe Andriç, Danilo Kish e Ismail Kadare përbëjnë qershinë mbi tortë të krijimtarisë letrare të shteteve thuajse më të varfra materialisht, por paradokalisht me shumë mundësi më të pasurat në Europë, kontinenti i florinjtë, i vogël por se i pasur shumë.

Andriç si shkrimtar mendoj se qëndron vërtetë lart në plejadën e artistëve bashkëkohorë. Ai është ndër të rrallët, në mos i vetmi që kur e kam lexuar, të ngjan vetja sikur je në një kopësht me lule e thith aromë të mjaltit. Habi e madhe që përmes shkronjave, hunda jote të ndjejë të tillë aromë, që të ndez shpirtin e të largon mendje e ndjesi prej realitetit maskaradë të përditshmërisë. Andriç duket sikur bën magji me shkronja. Ai si penë, shkrimtar është i ndritur, vlerësuar edhe ndërkombëtarisht.

Qasiç e Andriç ndaj Shqipërisë e të tjerët
Duket paradoksale sesi një njeri e refuzon fashizmin për vendin e vet, kurse nga ana tjetër po i njëjti person ka qasje fashistoide e raciste ndaj një shteti tjetër. Ky paradoks ndodh edhe te Andriç. Përpos se shkrimtar, ai ishte edhe diplomat dhe ka një trakt për Shqipërinë, ku turpërisht legjitimon pushtimin serb mbi Durrës dhe mbi vendin tonë. Kjo qasja e tij mund të vijë ose se vërtetë Andriçi i urren shqiptarët ose vetë sistemi ku ai arriti të ishte diplomat, zyrtar shteti ia ka imponuar që të mbrojë qëndrimet fashiste të Serbisë kundrejt Shqipërisë dhe popullatës shqiptare. Në fakt, Andriçi nuk është i vetmi serb që ka shfaqje raciste ndaj shqiptarëve. Të tillë qasjeje të egër ndaj shqiptarëve e ka pasur edhe Aleksandër Rankoviç, zyrtar serb. Po ashtu, njëjtë racist ka qenë edhe Dobrica Qosiç, presidenti i fundit i Jugosllavisë dhe shkrimtar, që mbahet në Serbi si baba i kombit.

Qosiç madje konsiderohet si mendja djallëzore që ka prodhuar luftërat e fundit në Ballkan, që ka yshtuar në veprimtari kriminale e gjakatare liderët famëzinj serbë si Sheshel, Millosheviç, Mlladiç etj. Qosiç mbahet paksa mirë në qëndrim vetëm në atë për Kosovën, teksa u shpreh se kjo tokë ka humbur për serbët dhe se atë e kanë fituar shqiptarët, e këtë e tha në prag të vdekjes. Po ashtu, Qosiç ka thënë edhe se në luftën me shqiptarët, serbët kanë humbur. Duke qenë se ka një sërë politikanësh, diplomatësh, shkrimtarësh serbë që kanë qenë me qëndrime raciste kundër shqiptarëve, mundet të thuash se më tepër se vetë personat, ka qenë vetë shteti serb, mekanizmat e tij, Serbia si ka funksionuar historikisht, që ka prodhuar mendje të tilla e që nuk lë të dalësh prej ngurtësisë së fashisoizmit me kufij të mbyllur. Duket pra se qëndrimet e Andriç janë në përputhje me mekanizmat politikë serbë, që kanë legjitimuar deri pushtimin e Shqipërisë gjer në Durrës.

Dy fjalë për “Ura mbi Drin”
E thashë edhe më herët se personalisht kur e kam lexuar Andriçin, më dukej sikur isha duke thithur aromë lulesh shumëngjyrëshe në një kopësht të madh apo në parajsë, ku pas shiut bie ylber me shtatë ngjyra. E tillë ndjesi është edhe kur lexon veprën që mbahet si më e mira e Andriç e kjo është: “Ura mbi Drin”. Me këtë vepër monumentale të tij, Andriçi arriti të fitojë Nobelin. Por çfarë ka të veçantë ky libër? Në fakt, libri në fjalë përmban historinë e një ure për 500 vjet të sundimit Osman si u ndërtua, ndëshkimet që ndodhnin, jepej dhuna e rëndë që ndodhte gjatë ndërtimit të kësaj ure, jeta e rëndë e popullit në vendlindjen e autorit në Travnik, pushtimi i Austro – Hungarisë e deri vendosja e sistemit komunist titist në mbarë Jugosllavinë. Gjithçka përshkruhet ngadalë, shtruar, si ujë lumi, që rrjedh jo vrullshëm.

Andriç përmbledh dhe bën bashkë historinë e Bosnjës më tepër dhe të Serbisë, dëshmon pushtime, tregon Ballkanin, një gadishull, që si ura ka një këmbë në lindje e një në perëndim. E gjitha jepet e përshkruar në një mënyrë fantastike. “Ura mbi Drin” është vepër që më së pari mund të lexohet nga ballkanasit, por edhe europianët. Vepra nuk është as thellësisht nacionaliste, por edhe dëfton bukur e qartë traditat, marrëzitë e bukura e të trishta të Ballkanit, të legjendave e tragjedive të kësaj toke. Kjo është arsyeja se përse “Ura mbi Drin” është vepra që ngjan si yjet e hëna mbi tokën ballkanase në një natë të qetë, pa krime ku rrugica ngjan e ndriçuar si me fosfor e galaktika duket sikur buzëqesh.

1 KOMENT

  1. Nuk po mund te e kuptoj me asnje logjike, se si eshte e mundur qe dikush qe besoj se eshte Shqiptar, sikur autori D.XH, ne vitin 2017 te lexoje lira te perbindeshit serb I.A. i cili e kishte bere elaboratin e ngjajshem me eleboratete tjera SHQIPTAR-SHFAROSES. Ai qe nje here ka lexuar perbindeshit serb siç jane Garashanin, Moleviq, Qubriloviq, Andriq… ai e kupton qasjen e kombit, dhe jo te individit Serb ndaj Shqiptareve.

    Sot ka mijera libra te letersise Amerikane, Gjermane, Holandeze, Italiane, Shqiptare… ndera ky antropoid komunist lexon dhe pastaj i spjegon lexuasit mbi mjalten dhe orgazmen e tij, duke lexuar nje liber te nje perbindeshi anti-shqiptar, i cili eshte nje prej shume autoreve te vrasjes per shembull te nje femiu SHQIPTAR ne vitn 1999.

    I nderuari pacient islamokomunist Dionis al Xhafa… shko te ndonje psikiater sa me shpejt…

Komentet janë mbyllur.