Eja tek unë – poezi nga Anila Toto

0
2433

Anila Toto

Eja tek unë

Kur bota e gjitha të të kthehet kundër
E ti nuk di ku të shkosh e të zhdukesh
Edhe pse s’ke asnjë gjë për të humbur
Përveç trupit, turpit, nderit, vetëdijes.

Kur këmbët s’i nis dot në një udhë të re
Se ndjenja e fajit të mbyt tru e shpirt
Kur ndihesh i huaj në shtëpi dhe atdhe
Dhe nuk ke më pranë asnjë shok a mik !

Ti hesht… ti ik, në një drejtim të paditur!
Larg braktisjes, larg njerëzve si një herezit.
Unë këtu tek porta kam për të të pritur…
Se të kam gjak, të kam shpirt, të kam mik!
…………………………………………

Dashuria ime është ëndërr

nga më te mëdhatë!
Dashuria ime është dhimbje
nga ato deri në eshtër.

Dashuria ime është ndërgjegje
e formës më të lartë.
Pavetëdije, përkedhelje, emër.
Somambul nëpër natë…
Puls, tru, zemër !
…………………………………………

Merreni shpirtin, ndajeni në copa!

Atyre që s’kanë, t’u japim nga pak
Për më shumë dashuri ka nevojë bota.
Me shpresë të lindim një kryeëngjëll aty lart!
Merrmani shpirtin ndaheni në copa…
Për ata që lindën të pafat !
…………………………………………

Te quash femren gjini e dobet eshte shpifje;

eshte padrejtesia e mashkullit ndaj femres.
Nese me force nenkuptojme forcen brutale,
atehere po, eshte e vertete qe femra eshte me pak brutale se mashkulli.
Por, nese me force nenkuptojme forcen morale,
ne kete pike gruaja eshte jashtezakonisht me superiore se mashkulli.
A nuk ka ajo intuite me te madhe?
A nuk eshte ajo me vet-sakrifikuese?
A nuk ka ajo force me te madhe te ekzistences?
A nuk ka ajo guxim me te madh?
Pa gruan mashkulli nuk do te ishte.
Nese jo-dhuna do te ishte ligj i qenies tone,
e ardhmja do te ishte me gruan.
Kush mund ti beje thirrje zemres se sa gruaja?”
Mahatma Gandhi

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar