KOT PASTRON VEÇ NJË HALE!

0
696

Iliriana Koleka

KOT PASTRON VEÇ NJË HALE!

“Ius Soli”, ose ligji për nënshtetësinë e të huajve të lindur në Itali dhe atyre, që kanë ndjekur për pesë vjet shkollat italiane, më në fund arriti në Senatin italian, mes komedive idiote të Lega Nordit (Legës së Veriut) e cila s’lë rast pa shfrytëzuar për të fituar konsensus, ose pikë në popullin italian, që si gjithë popujt e tjerë, s’ka absolutisht asgjë kundër emigrantëve, njerëzve (humaneve) pra vëllezërve.
Të shkretët italianë, sipas statistikave, s’bëjnë më fëmijë, se s’kanë kushtet ekonomike për t’i rritur ashtu siç duhet..
Rënja demografike është provë e një politike sociale inekzistente dhe e një papunësie të thelluar sidomos tek të rinjtë nën 35 vjeç.
Gjatë djegjes, para dy ditëve të grataçelit anglez në Londër, të bërë me materiale skadent e pa masa sigurie, në të cilën humbën jetën mbi 100 (?) vetë, ishin dhe dy të rinj italianë nga Veneto, Gloria Trevisan e Marco Gottardi, arqitektë të sapo dipllomuar, që s’gjenin punë në Itali.
Kur i nxorrën në lajmet, aq të bukur e të rinj, kur degjova që u kishin lënë lamtumirën në telefon prindërve, më therri zëmra. Thashë “shyqyr që kalamajtë e mi s’mbaruan arqitekturë”!
Kështu po shkon kjo punë, italianët ikin në vende të tjera për të punuar, amerikanët bëjnë luftëra, afrikanët e arabët (ata që s’vdesin nga lufta dhe s’mbyten në det) zbarkojnë në Itali.
Ne shqiptarët, po dihet, pasi na shkatërruan sistemin socialist ekonomik, që funksiononte, si shumë të tjerë nga Lindja, na qitën e na shitën në Pazar si lopët, ose si skllevërit e dikurshëm!
Një zinxhir i tërë, që ia lë të huajve “punët” më të besdisshme, si larja e shplarja e pleqve, ndërtimi, bujqësia dhe … arqitektura, pa folur për “kurvëllikun”, kultivimin e shpërndarjen e drogës, si dhe vrarjet e vjedhjet. Përsa i përket banimit, të huajve u takojnë banesat më skadente, në të cilat mund të piqesh si kukurec në mes të Londrës.
Po mirë o njerëz, si ka mundësi, që mbas tërë këtyre politikave të dështuara kapitaliste, prapë se prapë e djathta merr yrysh, do thoni ju?
Si ka mundësi, që ministrja Fedeli përfundon në spital e plagosur në bërryl, falë shtyrjes nga kolegët “anti-të huaj” të Legës dhe si ka mundësi që fashistët përjashta Senatit italian, thërrasin pa pikën e turpit “Rroftë Duçja”?
Shokë e miq, ju kujtohet historia e vendosjen së Hitlerit mbas krizës së 1929 në Gjermani?
Historia përsëritet, jemi prapë në kohë krize dhe kësaj radhe “krize të qëndrueshme, ose permanente”!
S’ka shpëtim nga kjo krizë, ajo sa vjen e thellohet më keq.
Vetëm revolucioni shpëton botën.
S’e vetëm revolucioni zdrugon kapitalistët me dru e ndryshon mënyrën e udhëheqjes së botës.
Pa dru këta palo fashistat s’marrin vesh, dihet historikisht!
Vetëm druri i sjell ne hislla!
E pamë gjatë luftës së dytë botërore kur u dha dru Stalini dhe shpëtoi bota mbarë.
E pamë tek ne, kur ballistët u bënë kolaboracionistë me murtajën fashiste dhe këta i mundi vetëm druri që i dha ushtria nacional-çlirimtare, e udhëhequr nga Enver Hoxha.
Po kush do ta udhëheqë revolucionin sot, kur komunistët janë kthyer në “demokratë”, “socialistë”, “progresistë”, laburistë, futuristë, jeshilistë etj., etj., që në fakt do të thotë “lëpirës menderesh të bankjerëve”.
Dhe ata që hyjnë në politikë si të rinj, e keni vënë re, që vjeterohen pa kaluar viti?
S’kalon pak kohë dhe marrin djathtas, ose shiten për pesë lekë.
Shihni “5 yjet” e Grillos, që hiqeshin si shërbetorë të popullit, si takohen me Salvinin e bëjnë aleancë me Legën Nord!.
I ranë lapsit, e panë që kështu e do politika “t’i thyhesh kokën atyre që sapo i ke thyer dhëmbët” ose shkurt, të ngrihesh e të dërdëllisësh kundra të drejtave të atyre që s’kanë asnjë të drejtë, kurbetlinjve (emigrantëve).
Luftë qyqarëve, ose të vobektëve, ata le të mbyten, s’ka gje se perëndimi i udhehequr nga SHBA-ja, është fajtori kryesor, që njerëzit kanë rënë në oqeanin e fukarallikut dhe s’ka barkë të Nues, që t’i shpëtojë.
– Vëni mor njerëz të rinj e panjollosur në krye! – thërrasin bankjerët, që vdesin nga frika e humbjes së miliardave të tyre të vëna “me djersë”.
Dhe o burra, u mbush kuvëndi e senati me të rinj pa njolla në biografi.
– Prit, prit, se s’qënka gjë, as ky muahabet!
Tërë këta të rinj të papune e të pa njollë, të marrë nga rruga, këta bukuroshë pa dhjamë e bark, këta të dipllomuar taze, të pa ngatërruar kurrë më parë me allishverishet e politikës, s’dikan të nxjerrin qimen nga qulli!
Po pse në socializëm koperativistët, ushtarët e lopçarët u zdruguan e bënë diçka?
I kritikuam brigadjerët dhe traktoristët në socializëm, kur këta me 100 grada profesorlliku e doktorlliku në kapitalizëm qënkan akoma më keq!
Ja ku erdhem prapë aty ku ishim.
Kësaj i thonë “Më çoi mami me la gojën” , se zbrazja e kuvendit e senatit nga deputetët e dënuar penalisht, s’na e shpëtoi lëkurën.
Sa me kujton Shqipërinë dhe zgjedhjet e saj kjo puna pastrimit të një haleje, në një banjo publike me 100 hale.
Kot pastron veç një hale, kur 99 të tjera me m…t i le!”

UDHËHEQËSI IM, UDHËHEQËSI IM
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Udhëheqësi im, udhëheqësi im
Populli po pret që stuhia të ndalë
Anijet të hedhin çengelin në cektinë
Udhëtimi pa fund, të përfundojë këtë radhë
Po e kanë kot
Dhe sikur të kthehen në kopshtin e dikurshëm
S’do gjejnë më pemë
Kanë zënë krejt pamjen
Një kishë, një xhami dhe pesë Lloto
Dhe kangjellat i shkulën
Dhe lisat në kufi i prenë
Dërguan lajmëtarë nga poli në ekuator
U bënë njësh me Evropën
Po Evropa ka hallet e saj
Dhe veç kësaj do para prej nesh
Udhëheqësi im, udhëheqësi im
Porti s’po duket, ti je kapiten
Eja, se ne na prenë në besë shokët.

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar