Nga Ditari i piktorit Simon Rrota…

2
1677

( Vazhdim i numrit pararendës )

Nga Pjetër Logoreci

Në shkrimin paraardhës të Suplementit Rilindasi e Fjala e Lirë, lexuesi filloj të njihet e të marrë informacjone nga faqet e para të DITARIT të piktorit Simon Rrota, i cili në mënyrë të thjeshtë përshkruan aty situatën shoqërore – ekonomike si dhe ndodhitë historike e fatkeqësitë natyrore të qytetit të tij të lindjes. Duke e parë në këndvështrimin e vlerave, ditari i tij është vepër e një intelektuali e patrioti të njohur, njëkohësisht dhe artisti të madh e qytetari model, prandaj sjellë një vlerë të mirëfilltë.

Mënyra e të shkruarit është e thjeshtë, tregimtare e shumë e kuptueshme. Me këtë Ditar, Simoni, jo vetëm shkruajti kujtimet e tij për çka përjetoj, por edhe tregoi se kërkon të lërë gjurmë në edukimin dhe formimin e rinisë, jo vetëm me veprat e tij pamore.

Për punët e mira e trashëgiminë e pasur në kulturë, që vëllezërit Rrota i lanë atdheut, merita qëndron në edukimin e tyre qytetar e patriotik nga i jati Gjushi dhe nëna Marie. Më poshtë, në vazhdim, dëshëroj të sjellë skena e ndodhi të tjera mbresëlënëse nga jeta private e autorit, vështirësitë dhe përballjen e talentit të tij, për karshi një mase injorante e keqdashëse bashkëqytetarësh. Reagimet diskriminuese të shtresave të ndryshme të popullsisë karshi artit në përgjithësi dhe atij të pikturës në veçanti…

…“Qe për shembull, tregon Simoni, …si më ndodhi rasa në oborr të Kishës Madhe. Ishe tue vizatue babën e Pjetrit Nikë Shalës, njatë herë sa e plotsova, erdhi i biri e ma shkjeu vizatimin copa copa, e me nji përbuzje të madhe më tha nji sasi të fyemesh e fjalë të vrazhda, e në dorë mbante nji gurë, në rasë se unë e kundërshtojshe…”

“E njajta gja më ndodhi përsëri në oborr të Kishës, ku nji puntuer ishte tue rrahë (perzi) llac gelcerje pa e kuptue ai, por kjenë gërgasit e zakonshëm qi e theren (ngacmuen) me fjalë, e që, po shof menjiherë se si po më sulmonte me shatin qi kishte në dorë, e me të vertetë, sikur mos ta kishte hetue nji shoq i jemi e me e ndalë, ai do të më çante kryet përgjysë…”

“…Ksi rasash, ishin të thuejsh përditë, por ajo ma interesante kje ajo kur unë ishe tue vizatue mëshehtas nji malcuer. Kur i diftuen të tjerët, u drejtue nga unë e me kërcënim të madh më tha: …unë nuk jam asi burrit qi me hy në letër…”

Vijon me pjesën e tretë… )

PJESE NGA DITARI
Faqet: 21, 22, 23, 24, 25, 26, 27 të këtij Ditari

Komentet janë mbyllur.