CILA QENKA DHEMBJA E JONË

0
681
Brahim Avdyli në anijen Durrës - Bari

Brahim AVDYLI:

(Fragment nga proza e gjatë)

Nuk ka dhembje pa një shkak të veçantë! Ne ishim bijë të Zotit të Madh e të veçantë; të Gjithëdijshëm; të Gjithëfuqishën; të Gjithëmëshirshëm; që nuk ka asnjë vend të caktuar mbi këtë tokë, ndonëse e ka tërë rruzullin e kësaj toke, sikurse tërë gjithësinë, del e saktë se ka zbritur për herë të parë në Tomor, në malet më të larta të Shqipërisë. Zoti i Madh është Ati i ynë, që ne i themi ZOT, e më pastaj Zeus. Na e la të parën tokën, e ne i përshkruam kështu të parët e botës, me ATLAS-in e parë. Ati na e la pas tokën, pra shqip: At-la-pas, d.m.th. At-l-as…

Kemi shumë historira të lashta, me legjenda dhe emrat e perëndive. Rrëfimet e shenjta i kishim ne, në trurin tonë. Të tjerët e botës, vrapojnë para nesh e i nxjerrin nga vetja shpikjet për emrat e perëndive; të popujve, d.m.th. fiseve të para të kësaj bote, dhe më vonë të të gjithë popujve. Shpiken “grekët”; shpiken edhe vetë latinët; shpiken ata të cilët shkuajnë me kunja, përpara arabëve të parë, të cilët qenë krijuar nga iliro-pellazgët e nuk janë “komb”, por popull që ngritet me fé; përpara sllavëve, që janë të ardhur e thonë se janë “bij të zgjedhur prej Zotit”. Atyre ua paskan dhënë “fenë ortodokse, me dushk dhe shqiponjë me dy krena”, kur janë martuar me bijën tonë, e cila ka qenë e familjes mbretërore të bizantinëve…

A e dini çka do të thotë “biz (ë) an (ë) t- in (ët): është ana e bizës, Stambollit të mëvonshëm, nga osmanishtja, kur e kanë marrë me luftë të përgjakshme, kodrën me dy biza, dhe ruhej nga të gjitha anët prej luftërave, nga Konstandini i Madh, ilir, nga Nishi. Kush është NISHI e kush është DYSHI, pyesin fëmijët. Pra, Nishi është në të vërtetë shqip, e kuptuar, vendi i parë, i mbretërisë së Dardhanisë.

Vonë, shumë vonë u ka rënë në dorë serbëve; sorbëve e surbëve, artificialisht, kur janë themeluar kombet, në gjysmën e dytë të shekullit të 18 e të kësaj kohe. Ata, që janë vënë në bisht të tyre me gënjeshtrat e veçanta e të shumta, na quajnë ne, shqiptarët, bijtë më besnikë të ilirëve dhe nipave edhe më besnike të pellazgëve, se “jemi të ardhur”, dikund në “Kosovo”?!…Hahaaa! Kurrë e mbi këtë tokë!!…

Normalisht, të gjitha çuditë e botës na rrjedhin vijë e për pe neve mbi kurriz. As “fillimin” e botës nuk munden t`a përkthejnë nga Jezusi në 25 mijë gjuhët e botës, pos në gjuhën shqipe, sepse shqip është shkruajtur dhe shqip mbetet. Madje nuk e dinë as përse i thonë kështu “Jezus”, që vetëm me shqipe deshifrohet: je Zeus, ti je Zoti i Madh për ne, që je në tokë, të cilën ai na la dhe përtej botës iku në qiell.

Cili është PLISI? Gjysma e vezës simbolike, prej së cilës dalin zogjët, kur lindin. Pra, së pari. Dhe, ne kemi dalur së pari. Gjysmën e vezës e mbajmë në kokë, sepse duhet ta mbulojmë atë rrashtë, e cila e mbështjellë trurin, dhe koka e jonë është koka hiperboreane, pra, trurin e plotë. Të tjerët, kanë ardhur pas nesh…

Krishti ishte i mbrami pagan dhe pari i kryqëzuar, që u kryqëzua nga ata që nuk e besuan. Për këtë i thonë “Jesus Kristus”, je si Zeusi i jonë, por të kryqëzuan. Luten çdo ditë për ta falur për këtë akt të mirëfilltë mosmirënjohës.

Ai dihet se ishte me origjinë armaike, armenë, brigas, d.m.th. frigas, edhe prej maqedonisë ilire; vëlla përkah gjuha e folur shqipe me armaishten, që ishin edhe ata një fis tjetër nga familja e gjërë e fiseve iliro-pellazge. Më vonë, arabët e krijuar nëpër atë teritor të gjërë, me disa shteteve të futura në një bashkim të dhunshëm apo të padhunshëm, me islamizmin muhamedan, prej Ahmetit ilir, i kthyer më vonë, kur e krijoi fenë e veçantë në Muhamet, si pejgamer, e thotë se Jezus Kristus-in e parë, e kanë quajtur me emrin e vërtetë Isa, që ne, shqiptarët, i kemi me qindra të lindur.

Por, nëse doni mos i besoni. Nuk besoni në çka nuk doni. Dhe, çka dëshironi ju mund të besoni. Feja është gjë e dytë për njeriun. Ai beson në një fé. Mirë. Unë them se kjo është e drejtë e juaja të besoni se cila fé është më e mira. Një Zot i Madh është mbi këtë Botë: fetë nuk e ndryshojnë ate me gjuhët e kulturat e tyre. Të gjithë ate që nuk e shohin dhe nuk flasin me te asnjëherë, e duan dhe e përshkruajnë sipas feve të tyre të ndryshme. E para ka qenë feja e krishterë. Koha e jonë matet me lindjen e Isasë, që i thonë të gjithë Jesus Kristus. Por, ajo nuk e ndërron kohën!…

Nuk dua t`u flas për zotërat njerëzor, sepse vetën të birit të Zotit, Isasë, Isusit, Jesuzit, etj. i thanë edhe “Perëndi”, dhe perëndia na ishte de facto dielli i kuq si gjaku, kur lind e përndon. Ilirët, baballarët tanë, këtë e nderonin si ZOT!…
Por, do t`u flas përse ne, iliro-pellazgët apo pellazgo-ilirët, si të duani, i emëroni ata që kanë qenë gjysh e baba i yni, dhe i pari i tij, Zoti i Madh, fluturoi si vetëtima, që e lamë si shenjë të Zotit të Madh. Ate, e përshkruajmë me vetëtimë, duke na e lënë gjysmën e vesë, të bardhë, boreanë, mbi kokë, të cilin ne e quajnë PLIS.

Në të gjitha anët e botës jemi të shpërndarë. Të gjithë emrat e botës, që nuk i shpjegojnë gjuhët e tjera, i shpjegon vetëm gjuha shqipe. Edhe Babiloninë. Por, ne nuk merremi me shpjegimet gjuhësore, etimologjitë e fjalëve, por me rrëfimin tonë, në veten e parë, se mbi ne derdhen lumejt e detrat e botës, me dhunë të pandalur, plot gjak e gjakderdhje. Kemi mbetur gjallë e pak kohë e kemi të marrim vetem nga dhembjet e mëdha. Mendohemi thellë në jetë, në vend se të vuajmë.

Kështu, e ka jeta! Ata që na mundojnë me dhumë dëshirojnë që të qajmë. Ne, ia behim me këngë të veçantë, me zë të lartë, në kupë të qiellit: “oo prite burra, priteni, oreeee, heeej”! Kështu e shuajmë dhembjen tonë! Nuk qajmë aspak, por këndojmë. Ata, tërësisht çmenden! “Kanë dalur prej mendjes, të marrët!”-thonë për ne. E ne, jemi të mençur e shkuar mençurisë. Në vend se të qajmë, këndojmë…

Në të gjitha mundimet e mia, e kam gjetur të vërtetën për Babiloninë. Përse ne kemi dashur të ndërtojmë pallatin më madh të Babilonisë? Kush është Babilonia dhe kush e ka ndërtuar atë kullë të madhe 125 kat? Babait, babë i themi edhe sot, ne, baba, babi, dhe pasoçërisht kur qajmë “o Babi”, “o babë”. Pra, kemi dashur që të shohim njëherë në qiell të lartë, që ishim atëherë dhe sot punëtorë të kantiereve e udhëheqjes të tyre, nëpër botë. Të thërrasin: “O Babë, ku je! Kthehu, prapë!”, pasi AI, i Madhi, na la, kur fluturoi si vetëtima nëpër qiell. Pra, Zotin e Madh dëshironim edhe njëherë që të thirrnin “O Zot i Madh ku je!”.

Për këte i kemi themeluar gjithë këto fé të ndryshme për t`u lutur; por ato nuk mësojnë nga vuajtet tona të lutjeve shekullore e i shndërruan përpjekjet në luftëra të përgjakshme, se gjoja kjo fé apo ajo fé është më e mira, ndonëse asnjëra nuk e ka parë Zotin e Madh e as nuk ka folur tjetër herë me te, pos t`a ëndërrojmë…

Po i lëmë këto çështje dhe po i kthehemi çështjes sonë. Luftërat e djeshme dhe të sotme fetare i dënojmë pafundimisht, por po i kthehemi Babilonisë.

Si duket është hidhëruar Zoti i Madh me ne, përse donim që ta shohin e të jemi më lartë me te, drejt qiellit, me kullën babilonase, kur na kishte thënë se ate e kemi ne kurdoherë pranë vetes, duke goditur vendin e zemrës. Apo për këtë kishte sjellur te ne e me ne në Egjytin e vjetër pellazgjik Thotin, Toti thot, pra ate që vlerësonte sikur të gjitha krijesat njerëzore dhe thoshte fjalët e Zotit.
Ne, qanim përherë për TE, dhe si duket qajmë përgjithmonë për dhimbjet tona, dhe ne nuk qajmë më tutje. Por, me të qarat ishim trullosur atëherë, në Babiloni.

E shembi përdhé tërë atë Babiloni, sepse ATE e kishim afër vetes, në Zemër, sikurse e pat fundosur Atlantidën, që na e patë lënë Ati i shenjtë, si atdhé, por u krijua oqeani Atlantik dhe u ndanë dy pjesë të tokës prej njëra-tjetrës: Amerika si kontinent nga Europa dhe Afrika. Oqeani i madh, ujë i thellë, tmerr e furtunë…

Ku e di në cilin vend ndodhem unë, tani, në mes detit! A paska vërtetë ishull?!
Asgjë nuk shihet, përtej kësaj cope toke…
Të vogël, burg i tmerrshëm!…
Ah, kjo na qenka dhembja e jonë?!…