Dita më e shkëlqyer më e gëzuar

1
736

SALI LEKA

Në jetën njerëzore ka ditë të bardha shembullore që të mbushin me shkëlqim dhe gëzim me vullnet dhe vitalitet, çdo minutë, çdo orë pandalim me vepra madhështore dhe ngjarje triumfatore.

Por duhet të dijë çdo njer, që ka edhe ditë të muzgëta të mjegullta zuzare mizore që e mbushin jetën njerëzore me sekëlldi, siklet, hidhërim dhe dëshpërim.

Në datat 6 shkurt 1967, Enver Hoxha sekretari i partisë komuniste të Shqipërisë mbajti në televizion fjalimin kundër ideologjisë fetare e akuzoi si reaksionare, prapanike, konservatore, mikroborgjeze antikombëtare. Fjalimi zuzarist skurrik i Enver Hoxhës, u botua në gazetë me ditirambe pompoze dhe lavdërime bombastike si fjalim historik revolucionarë madhështorë kundwr të vjetrës prapanike dhe formoi njeriun e ri socialist, ateist, marksist, i pathyeshëm, i pamposhtuar.

Kurse për mua dhe për shokët e mi intelektualë të arsimuar, të kulturuar dhe besimtarë fetarë ishte dita e muzgut, e skëterrit mizorist, dita e tmerrit dhe do të vazhdonte të shkretonte tempujt fetarë, kisha, manastire, teqe, xhamia.

Gjashtë shkurt 1967 ishte dita e katrahurës me ligësi dhe egërsi antinjerëzore, edhe vllai kundër vllait, edhe djali kundër babit që e kishte rritur i lodhur, i stëmunduar. Në fshatin ngjitur me fshatin tim të lindjes dy djem rrahën babain e tyre e larguan nga tempulli ku ishte ulur për të bërë rite obliguese për besimtarin.

Unë në ato vite isha djalë i ri me vullnet dhe aftësi vitale, kisha shkruar dymbëdhjetë libra dhe ishin në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” Tiranë por nuk i botuan, i mbyllën, i censuruan.

Katër libra ishin me tregime fetare të mrekullueshme të dobishme për jetën njerëzore.
Në muajin mars 1967, nisa të shkruaj poezi lirike erotike dashurie dhe poezi eposike diturie kombëtare historike teuratike.

Në 25 qershor 1697 dërgova për botim poezitë e para lirike erotike, 25 poezi lirike erotike me dashuri për lumturi dhe harmoni, brilante, të larmishme me gëzim dhe admirim, por nuk i botuan, i fshehën, i censuruan.

Kursë unë nuk u dëshpërova nga ky muzg dhe skëterr për ibret dhe mysibet i shekullit 20, dhe ditën e 25 qershorit 1967 e kam datën më të shkëlqyer, më të gëzuar, më të paharruar të jetës me punë të madhe me kontribut voluminoz, për letërsinë artistike dhe kulturën sublime, jetike njerëzore, shembullore, kombëtare, historike.

25 qershor 2017, e kam ditën jubilare të 50 vjetorit të poezive të para lirike erotike, të vërteta, të dobishme, të mahnitshme.
50 vjetorin e ditës jubilare të shkëlqimit erotik dhe eposik, do ta festoj me tre gwzime vitale teuratike, me tregime të mrekullueshme artistike dhe me kujtime të paharrueshme jetike sublime.

Gëzimi i parë: Puna e madhe pesëdhjetë vjeçare për letërsinë, drejtësinë dhe demokracinë, bashkë me shokët e mi me burgosje, përndjekje dhe përsekutime të egra, por nuk jam dëshpëruar, por akoma më shumë jam forcuar dhe vitalizuar.

Gëzimi i dytë: Akoma më viganik! Dy redaksi gazete kanë botuar pesë poezi lirike erotike të shkrimtarit Sali Leka dhe dy poezi erotike dashurie të shoqes së admiruar guximtare dhe krenare, poetesha Liljana Lushnjare Myzeqare.

Këto dy redaksi gazete do ti falenderoj me shumë admirim iradin teuratik dhe guxim sublim jetik me 25 shtator 2017.

Edhe 25 shtatorin e kam festuar çdo vit i gëzuar mbasi e kam ditën më të lartësuar bashkë me shokët dhe shoqet e mia fisnike, kreshnike dhe besnike shembullore si fratesha teuratike Hyjnore.

E kam obligim të tregoj: Nga 25 qershori 1967 dhe deri në 25 qershor 1987, njëzet vjet kam paraqitur për botim 725 poezi lirike erotike dashurie, por nuk i botuan redaksitë e gazetave “Drita, Bashkimi, Zëri i Rinisë dhe revista Nëntori”.

Prandja botimi i pesë poezive lirike erotike në vigjiljen e ditës së shkëlqyer 50 vjetori, jubilari i pahrruar dhe i dy poezive të shoqes së nderuar Liljana Myzeqare, janë për mua shtatë thesare të çmuara baraz me shtatëqind tonelata florin dhe dollar.

Gëzimi i tretë: që më ka furnizuar akoma me shëndet dhe jetë vitale është: Jubileu i pesëdhjetë vjetorit të ditës së shkëlqyer i poezive lirike erotike të admirimit, ka koinçiduar dhe përkon me 25 qershor 2017, dita e zgjedhjeve parlamentare, dita triumfatore e popullit shqiptarë fisnik dhe human vigan shembull dhe model eposik në Ballkan, por i shumë vuajtur, i rraskapitur nga uzurpimi, spekullimi dhe mashtrimi zuzarist i klikave dhe i klaneve vandaliste mizoriste.

Unë me shokët e mi demokratë modernistë të betuar dhe antimizoristë të përkushtuar , ish të burgosur, të vërtetë politik, nga vampirizmi antidemokratik enverist ramizist jemi të angazhuar me partinë socilaiste dhe me Edi Ramën kryetar dhe kryeministër, i palodhur , papërtuar për zhvillimin, progresin dhe modernizmin e Shqipërisë edhe gjatë viteve 2018-2022. Kwto katër vjet 2013-2017, Shqipëria i shëroi plagët e shkretimit, të rrënimit, 20 vjeçar 1992-2012, dhe në vitin 2018 do të nisi fazën e zhvillimit, të progresit, të modernizimit për t`u rreshtuar dhe me u bashkuar me vendet e Europës demokratike e zhvilluar, e qytetëruar e kulturuar.

Prandaj unë bashkë me shokët e mi socialistë dhe demokratë progresistë do të këndoj në këto ditë qershori 2017. Do të këndoj për ditën triumfatore të zgjedhjeve parlamentare shembullore mbas 24 vjetëve katrahurë llapzore.

Të kuptohemi nuk këndoj me demokratët fallcistë pedeistë, skuthistë, por me demokratë të vërtetë humanistë teuratikë të betuar për drejtësi dhe demokraci të gëzuar me këngë dhe poezi. Të krenuar me dashamirësi dhe harmoni 25 qershori 2017 shembull eposik në histori.
Do të bisedoj me socialistët dhe demokratët me këngë dhe poezi. Shokët e mia më thonë: Sali ti je poetic edhe në biseda. Edhe unë u themë: Ashtu është, drejt e keni. Në kohën e muzgut dhe të skëterrit komunist enverist, poezitë e mia nuk i kanë botuar, por kam folur dhe biseduar me çdo njeri duke kënduar me poezi.

Sa shumë jam gëzuar dhe i ndriçuar, i shkëlqyer edhe në pellgun e muzgut të gjatë në vite dhe dekada deri në vitin 1992, pastaj filloi tmerri dhe beterri pedeist berishist, u ndërpre letërsia, arti, kultura dhe filloi batërdia, kaosi, ligësia, egërsia e llahtarisur. Ashtu edhe sot përpëliten, zhgarraviten gelbockat e pista dhe zhgërryhen për të errësuar epokën e bardhë të zhvillimit, progresit dhe modernizimit që ka nisur përsëmbari. Mbas 25 qershorit do të triumfojë akoma më shumë. Dielli dhe Yjet qëndrojnë të ndriçuar të shkëlqyer edhe kur retë dhe mjegulla errësojnë tokën dhe atmosferën. Retë dhe mjegulla e muzgut të skëterrit nuk dalin dot mbi Diellin, as mbi Yjet e Qiellit. Prandaj e kemi obligim të këndojmë për imazhin e shkëlqyer dhe peisazhin e mrekulluar të Shqipërisë katër vjet 2013-2017, por i anatemuar për ta nxirë dhe zhgërryer.

Do të këndoj për triumfin e 25 qershorit
Këngë dhe poezi për çdo njeri në Shqipëri
Edhe për miq komisionerë dhe ambasadorë
Kisha shkruar një poezi për ta kënduar
Për 18 qershorin dita triumfatore
E demokracisë së vërtetë shembullore
Por tani më 25 qershor u spostua
Dhe unë do të këndoj dy këngë i gëzuar
Dy këngë, dy poezi me shokët i betuar
Për admirim dhe drejtimin e Edi Ramës
Elokuenti i pranishëm i politikës shqiptare.
Novatori i veprave të dobishme kombëtare
Do të këndoj edhe mbas 25 qershorit
Për durimin e popullit të Tiranës
Durim fisnik humanist teuratist
Me besim tek Edi Rama inisiator optimist
Duroi tre muaj i padëshpëruar
Se çadra e Lulit e trashamanit
I bllokoi, i pengoi rrugët e urbanit
Se nuk donte drejtësi me veting
Nuk pranonte dialog as bashkëbisedim
I pengonte popullit shëtitje dhe manifestim
Uluriste në çadër zidak drang e vring
Fol hapur pa kapak Luli thoshte
Me lugën bosh popullin e joshte
Si boksieri kur del në ring
Në Shkodër flamurtarja Voltanë
Flamurtarja e ngjyrës blu
Doli n`barrikadë në Bacalik
Ngriti podium ashiqar açik
Nuk donte harmoni me asnjeri
Por me egërsi me prish miting
Mitingun e socialistëve shkodranë
Mot i bukur me Diell ditën e hanë
Volta ra n`siklet n`sekëlldi
Nisi me vajtu, kuku qyqja për mu
Me Edi Ramën zgjedhje nuk du
Në 18 qershor nuk shkoj me votu
Edi Ramës letër i kam shkru
Shkodrën teme mos e provoko
I madh i vogël nuk të do
Mos hajde mos u afro
Por Edi Rama e ndihmoi e lehtësoi
Zgjedhjet shtatë ditë i spostoi
Në 25 qershor 2017
Zgjedhje të lira me të vërtetë
Ofertën e Edit Luli e pranoi
Ashtu e donte edhe vetë
Dit e enjte 18 maj në Tiranë
U hap lajmi përtej e matanë
Mbasdite në orën tetëmbëdhjetë
Përballë çadrës të Lul firiferit
Karshi piramidës gjigande të Enverit
U mbush bulevardi me socialistë të gëzuar
Mendimtarë vizionarë të kulturuar
Edhe unë shokët e mi demokratë të betuar
U rreshtuam në fushatën elektorale
Dëgjuam fjalimin e admiruar të premtuar
Me Edi Ramën fitimtarë në ballë të parë
Bashkë me neve i dalluar vizionarë në garë
Do ta shoqërojmë me këngë e valle
Të papërtuar edhe në 24 qershor
Të gëzuar, të betuar në 25 qershor
Do të votojmë të plotësuar, të bashkuar
Me Edi Ramën të garantuar, të përkushtuar
Për të bërë drejtësi shembull dhe model
Se ka vizion dhe diapason Europian
Si pak kush e ka në Ballkan edhe si Amerikan
Se nuk është dembel as bedel
Unë do të votoj me dy gëzime të papërshkrueshme
Në 25 qershor me kujtime dhe tregime të mrekullueshme
Që nga 25 qershor 1967
25 qershorin e kam ditën jubilare jetike
Nga puna e madhe letrare artistike eposike
Me ngjarje sublime të paharrueshme
E festoj, e gëzoj çdo vit me shokët e mi
Me kontribut të çmuar për drejtësi dhe demokraci
Edhe me ata që duan këngë dhe valle me poezi melodi
Me dëshirë dhe vullnet për mirësi me çdo njeri
Me gëzim, admirim, iradet dhe harmoni
Në një tjetër poezi do të tregoj
Dy evenimentet me koinçidencat e 25 qershorit
Me ilmin vitalitet do t`i këndoj
Të nderuar djem, burra, vajza dhe gra shqiptare
Që e doni lirinë, drejtësinë dhe demokracinë
Të nderuar miq komisionerë ambasadorë
Që dini ta çmoni drejtësinë, ta vlerësoni miqësinë
Juve nuk jeni profetë, pejgamberë as Shënjtorë
Por jeni mendimtarë humanist njerëzorë
Demokratë të vërtetë të drejtë shembullorë
Sa shumë kontriboni për popullin shqiptarë
Popull që bëhet theror flijohet në ballë të parë
Por mrekullitë e botës njerëzore
Nuk i bëjnë njerëzit me shumicë numerike
Por i bën vizioni me parime demokratike
I bën guximi vital për vepra të dobishme jetike
Por Lul Basha si azgan
Në 13 Maj në Tiranë
Shpalli republikën e re katran
Me njëzet mijë njerëz sallore
Pa vizion europian, as program human
Por krejt sterr me u larë në Lanë
Edhe sikur të jenë njëzet mijë taborre
As kanë bërë, as bëjnë mirësi dhe mrekulli
As forcojnë, as konsolidojnë drejtësi dhe demokraci
As kishin, as kanë vizion Europian
As program me diapason Amerikan
Por kanë Lulin i hallakat trashaman
Çdo ditë dy orë në mikrofon televizion
Me çadren adet sifat në bulevard
Paguan me rushfet dyqind e njëzet badigardë
Nuk don shtet as ligj, as standard
Por me gojë flet e thotë
Me dy gishtat e zgjat te koka
Me republikën e re kam sakllam
Jam lider i fortë taman
Më i madhi në botë
Do të shtyp tanke dhe topa
Aq sa ka Amerika, Europa dhe bota
Nuk i lejoj ambasadorët të tundin këmborët
As amerikanët, komisionerët dhe europianët
Të ma cënojnë sovranitetin, as lezetin
As t`ma prishin stabilitetin, as dinjitetin
Mos të ndezin motorët, avionët, prozhektorët
Ka vdekur Enveri trimi i trimave
Enver Hoxha e mprehu shpatën
Edhe i herë për situatën
Kjo është shpata që u rrin te koka
Gjithë armiqëve që ka bota
Tani ka lind Lul Basha
I mbajë pa kapak sahanet
Nuk strukem si miu vrimave
Por dal hapur në mes Tiranës
Përleshem me kriminelat e Edi Ramës
Kacafytem me trafikantët e drogës të kanabisit
I kap, i var në çengel në degë të lisit
Se prandaj jam Lul Basha
Fol hapur pa dorashka, pa shashka
Edi Rama pisi i pisit
Ky i pafytyrë që s`ka pasqyrë
Por e shikon vetën në natyrë
Do të bëjë zgjedhje pa opozitë
Aleat me krimin bën fushatë
Me vota të vjedhura fars fasadë
Në 18 qershorë në mesnatë
Do të pjellë parlament monist komunist
Por unë Luli i dal në pritë
Jam i gatshëm në çdo situatë
Jam djathtist antikomunist
Do ta zgrip Edin me barkun thatë
Të vjellë turshi, spec, sallatë
Unë Lul Basha shpejt veproj
Me forcë të madhe komandoj, sundoj
Në 18 qershor me votuar nuk shkoj
Votime komuniste nuk pranoj
Votime pa mua Lulin nuk i aprovoj
Unë lideri i republikës së re
Asnjëri mos të dali përpara meje
Të tërë të rreshtohen mbas meje
Si dele të bëjnë be-be
Si dhi si keca me-me
Unë Luli hak e borxhe s`kam
Le të plasin nga sikleti e marazi
Në 19 qershor 2017
Nga mëngjesi deri në aksham
Do të dal në skalion istikam
Në sulm në revolucion si luan
Do të kap për gurmazi
Do të shkul për gjoksi toraksi
Ata që votojnë parlamentin monist komunist
Dhe për Edi Ramën mafiozin drogist kanabist
Edhe ata socialistë dhe demokratë modernistë
Do të përballen me Lulin djathtist
Edhe ata demokratë që janë larguar
Nga stani i infektuar pedeist pseudodjathtist
Njeri nga këta demokratë të betuar, të larguar
Jam unë Sali Leka shkrimtari i papërtuar
Poeti lirik erotik i padëshpëruar
I plotësuar, i mbushur me këngë dhe poezi
Edhe sot në këto ditë të shkëlqyera të ndritura
Qershor 2017
Do të këndoj ashtu si përpara
Edhe mbas 18 qershorit 2018-të
Me admirim me socilaistë dhe demokratë gojë më gojë
Me iradin dhe betim për liri dhe demokraci
Me guxim dhe kushtrim për drejtësi për çdo njeri
Isha dhe jam djalë i ri me vullnet dhe aftësi
Kush të dojë bashkë me mua të këndojë
Me ilmin të gëzojë i ri sublim të qëndrojë
Me vitalitet jetik solid të jehojë
Unë shkrimtari dhe poeti ish i burgosur
I përndjekur, i diskriminuar i damkosur
Nga mizorizmi i egërsuar enverist ramizist
Edhe me Lul Bashën këndoj dhe vallëzoj
Në skenë, në podium në tribunë
Por Luli nuk këndon, por trumbeton kërcënon
Dërdëllit e zgarravit me suferinë e furtunë
Kurse unë s`dua furtunë me stuhi e suferinë
Por dua të jetoj i gëzuar, i kënaqur, të këndoj
I qeshur, i vitalizuar dashamirësinë ta admiroj
Mrekullinë, humanizmin dhe harmoninë ti lartësoj
Dhe jo kurrë mos ti fundos, mos ti poshtëroj
Drejtësinë dhe demokracinë dua ti konsolidoj
Në se poshtëron dhe fundos dashamirësinë dhe harmoninë
Ke dobsuar dhe shtypur lirinë dhe demokracinë
Ke shkelur rëndë drejtësinë e vërtetë
Se ka edhe drejtësi gënjështare zuzare mëkatare
Që i jep hak banditit, kusarit dhe vandalit
Dhe shkel zemrën e mendimtarit, guximtarit dhe vitalit
Por asgjë nuk harrohet, në këtë jetë o jetë
As e mira, as e liga edhe kur nuk ndëshohet
Ka edhe liri me demokraci të cunguar të shtrembëruar
Që shtypin shpirtin e njerëzve fisnikë të kulturuar
Dhe kur nuk kontrollohet as nuk demaskohet
Shkreton të vërtetën e shkëlqyer e admiruar
E pengon për të mos u forcuar as me u lartësuar
Deri në palcë dhe në gjak janë ndryshkur karbonizuar
Mirë u pafshim përsëri me tregime të vërteta të dobishme
Me poezi brilante, të larmishme lirike eposike të mrekullueshme
Sali Leka
Cel: 068 38 55 304
Tiranë, qershor 2017

Poezia me fjalë të vërteta dhe me demaskime të drejta me titull: Do të këndoj për triumfin e 25 qershorit e kam shkurar me shumë obligim dhe impenjim 138 vargje, i shkruajta përpara 18 majit, ndërsa 80 vargje mbas 18 majit dita e shënuar e paktit të nënshkruar Rama Basha.

Ky pakt midis Edi Rames dhe Lul Bashës është shembullorë kombëtarë historik dhe nuk është përsonal ashtu si mund tu duket disave. Pakti është fundi i lodhjeve i stërmundimeve i të dyve Edit dhe Lulit, por Edi u lodhte për të mirën e popullit shqiptar, për triumfin e Vetingut të drejtësisë të munguar 25 vjet, për konsolidimin e demokracisë së cunguar e shtrembëruar si mos më keq, anarshiste, kaotike batërdiste katastrofike.

Kurse Lul Basha u lodhte nga instruktimet e tmerrshme që i bënte zuzaristi, narcizisti, sharlatanisti, megalomanisti i tërbuar. Luli u lodh shumë 90 ditë e netë, për të plotësuar oreksin e këtyre keqbërësve të hipokrizuar për të shkretuar akoma Shqipërinë, për ta matufepsur, sugjestinuar, magjistruckuar dhe hipnotizuar për ibret dhe mysibet popullin shqiptar me dëshirë dhe vullnet për drejtësi, demokraci, zhvillim, progres dhe modernizim. Edhe për zhvillim dhe për përparim kulturorë mendorë.

Duhet të dimë se nuk bëhet asnjë lloj zhvillimi, as përparimi i dobishëm, as mendimtarë vizionarë, pabërë ndryshimin e metodave dhe mënxyrave që kishin pllakosur politikën e partive të zhytura kokë dhe këmbë në batakun e batërdive dhe rrëmujave negative regresive.

Prandaj unë Lulin e kam demaskuar dhe do ta demaskoja akoma më fort, por në 18 maj Luli nderoi veten, bëri ndryshimin e domosdoshëm, të dobishëm për popullin shqiptar. E kam demaskuar Lulin se tre muaj u kthye në ysmeqarë langarë i shralatanistëve monstruozistë gazheluck dhe gelbock të pistë.

Kurse Edi Rama ishte dhe është i predispozuar, i angazhuar, i obliguar, i impenjuar me betim jetik sublim dhe me vizion të lartësuar për të bërë punë të mira dhe vepra madhështore edhe i vetmuar.

Edi Rama më ka mahnitur. Po po më ka mahnitur!
Me shumë gëzim dhe vullnet më ka imponuar të kem admirim se guximtarë me vitalitet dhe vizionarë me iradet sublim isha dhe jam vetë, por e kam obligim në poezitë dhe tregimet në vijim të bëj sugjerim.

Shkrimtari Sali Leka me poezi dhe tregime në vazhdim.

1 KOMENT

  1. I nderuar Relixhioz,

    Enver Hoxha, religjionin e ndaloi te fundit, sepse ai mempare kishte bere mijera ndalesa tjera, qe ishin me te rendesisshme se religjioni. Ne vitin 1967 edhe ashtu ne realitet nuk ka pase vijueshmeri te madhe asnje faltore religjioze. Por askush nuk mund te ndaloje askend te BESOJË… edhe ju keni mundur te vazhdoni dhe te besoni ne ate çka ju keni pase aftesi intelektuale te besoni.

    Komunizmi Enverist ndaloi vetem nesimin apo ushtrimin e religjionit te organizuar, mdersa ate ne shtepi nuk ka mundur ta ndaloj. Prandaj religjioni ka ekzistuar edhe ne kohen e komunizmit terrorist te E.H.

    Komunizmi nuk duron konkurence apo kompeticion ne memdime, amdaj edhe religjionin e ndaloi te ushtrohet sepse nuk duronte konkurencen… e ne rastin konkret konkurencen e GENJESHTRES, sepse religjioni i komunizmit Enveriat, propagandonte se SHQIPERIA eshte PARAJSË, MDERSA NE REALITET ISHTE FERR. Dhe rrenat e Enverit ishin te rrezikuara prej rrenave te religjiozeve… te cilat poashtu perhapnin rrena me te medha se Enver Rrenci Komunist… dhe nuk duroi dhe i mbylli faltoret e rrenes konkurente… që dilte fituese… sepse rrente me shumë se Enver Terroristi-Rrenci.

    Shënim: Ndalimi i ushtrimit të fesë ulë impoonimin e neurozave fetare dhe kjo ishte e dobishme për shoqërinë. Pasi në vitin 1990, sado e varfër ishte shoqëria shqiptare, njerëzit ishin shumë, po shumë, më të mirëe më të ndershëm se sot, pas 27 vjetësh bombardim të moralit të falsifikuar fetar… /AÇ

Komentet janë mbyllur.