Kujt ia shet këto presione Ilir Meta?

0
1768

Gjin Musa, gazetar.

Degjuam nji konferencë per shtyp, te mbajtur nga Ilir Meta, nji konferencë provokative, nji konferencë qe e tregonte te tmerruar Ilir Meten.

Po kush eshte Ilir Meta?
Meta u lind më 24 mars të vitit 1969 në Skrapar, Shqipëri. U diplomua për Ekonomi Politike në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Ilir Meta ka përfunduar Studimet Pasuniversitare në të njëjtën fushë. Meta është që prej 15 viteve deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe një nga figurat kryesore politike shqiptare. Ai konsiderohet nga media dhe publiku si krijuesi dhe drejtuesi i Polit të Tretë në Politikën Shqiptare.

Kryeministër i vendit gjatë periudhës Nëntor 1999 – Shtator 2001 dhe pas fitores së zgjedhjeve parlamentare të verës së vitit 2001 u rimandatua si Kryeministër, Shator 2001 – Shkurt 2002. Gjatë kësaj periudhe u shënuan arritjet më të mira të qeverisjes së vendit për periudhën e tranzicionit, stabilizimi i parametrave makro-ekonomik, përmirësimi i ndjeshëm i rrjetit rrugor, privatizimi i suksesshëm i disa prej sektorëve strategjik të ekonomisë, vendosja dhe funksionimi i ligjit në të gjithë terrorin e vendit, etj.

Prokuroria një Shqipëri ka njoftuar se e ka hapur hetimin lidhur me akuzat për korrupsion, që e involvon zëvendës kryeministrin e Shqipërisë, Ilir Meta, pas transmetimit të një videoje, ku ai shihet duke folur me ish ministrin e ekonomisë, Dritan Prifti.

Në këtë video, raportohet se Meta kishte kërkuar nga Prifti, që ta anuloj një tender për hidrocentral.

Dje, Ilir Meta tha se ka hequr dorë nga imuniteti “me qëllim që të lejohet drejtësia që ta hetoj këtë çështje, e cila nuk është asgjë tjetër por komplot mafioz”.

Ilir Meta ka nji te shkuar te zymet, me akuza nder ma te rendat, po tani po kuptohet çdo gje se Ilir Meta ka patur bekimin e Sali Berishes, duke e shpetuar nga thonjet e drejtesisë.

Ilir Meta edhe ne takimin e fundit me Sali Berishen, duket sei dha garanci Sales qe do jeshe i pa prekshem nga drejtesia per sa kohe qe une te jem president! Berisha si ujk i vjeter tani ferkon duaret se çfare do ndodhi ne politiken shqiptare.
Meta i frigesuar !!

A po përgatit Rama arrestimin e Ilir Metës? 3 akuzat për korrupsion ndaj Metës në 15 vitet e fundit!
Po cilat jane akuzat? Le t’i rikthejme ne kujtesen e dites.

Akuza e I-rë
Afera e cila bëri shumë bujë dhe u publikua nga gazeta Koha Jonë, kishte të bënte me blerjen fictive të disa vagonave të trenit dhe abuzimi llogaritej mbi 2.5 milionë dollarë, ndërsa realisht ato rezultuan të ishin dhuratë e qeverisë austriake. Sipas një denoncimi të bërë publik, organi i akuzës çeli atëherë dosjen në ngarkim ndaj Ilir Metës. Por kjo dosje pati një odise të çuditëshme. Fillimisht grupi i prokurorëve siguroi provat se Meta, në cilësinë e Zëvëndëskryertarit të Këshillit të Minsitrave, kishte mashtruar në organizimin e një tenderi për të sjellë disa vagona treni nga Austria. Ky tender, sipas shtypit të kohës ishte fallco “ka bërë që në xhepat e Ilir Metës të përfundojë një shumë e madhe dollarësh”. Mirëpo ndërsa Meta deklaronte e firmoste për një tender sipas të cilit qeveria bleu vagonat, një faks I autoriteteve austriake hidhte dritë, dhe shpjegonte se vagonat, në fakt, ishin dhuratë e shtetit austriak! Cështja u arkivua.

Akuza e 2-të
Në ditët e para të Janarit 2011, në emisionin FIKS FARE në Top Channel u transmetua një videopërgjim i një bisede mes Ministrit të Ekonomisë Dritan Prifit dhe Ilir Metës që asokohe mbante postin e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme. Meta shfaqej në pamje duke i dhënë porosi të natyrës korruptive vartësit të tij për tendera që kishin të bënin me energjinë. Ngjarja ishte një skandal shumë i madh dhe Ilir Meta u detyruar të jepte dorëheqjen nga postet e tij ndërsa prokuroria ngriti akuza ndaj Metës për korrupsion. Pikërisht për atë çka u shfaq në videopërgjim, opozita e drejtuar asokohe nga Edi Rama, organizoi protestën e dhunshme të 21 Janarit ku si pasojë e përballjes së turmës me oficerët e Gardës së Republikës që mbronin Kryeministrinë, mbetën të vrarë 4 protestues.

Pas këtyre ngjarjeve në më shumë se 1 vit e gjithë çështja degjeneroi në një hetim nëse video e shfaqur para syve të shqiptarëve ishte apo jo e manipuluar. Për këtë u kërkua edhe ekspertiva e FBI-së e cila tha se video ishte origjinale ndërsa pala mbrojtëse e hodhi poshtë këtë ekspertizë dhe kërkoi rivlerësimin e pamjeve nga 3 ekspert shqiptarë Artur Rrahmani, Ardian Pollo dhe Ermal Beqiri. Dhe rezultoi se 3 ekspertët shqiptare ishin më të kualifikuar sesa ai amerikan. Video u hodh poshtë si e pavërtetë për arsye tërësisht banale nga “ekspertët” shqiptarë. Edhe për Gjykatën e Lartë, ekspertiza shqiptare ishte më e vlefshme se ajo amerikane dhe në këtë pikë s’kishte më dyshim. Video nuk ishte orgjinale dhe në këtë pikë nuk kishte çështje, si pasojë Ilir Meta ishte i pafajshëm.

Akuza e 3-të Boset.
Po sot? Ilir Meta shfaqet sërish në investigimin e një agjensie rajonale të afirmuar BIRN dhe hijet e dyshimit janë akoma më të mëdha. Mundësia që ai, Kryetari i Kuvendit të shkojë me pranga në duar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës është shumë e lartë. Ilir Meta është akuzuar nga vetë avokatët e shtetit shqiptarë si person i cili ka përfituar miliona euro nga transaksionet financiare mes CEZ dhe KESH përmes kompanisë së mbledhjes së borxhit DIA që zotërohet nga Kastriot Ismailaj, person shumë i afërt me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë. Burimet thonë se kjo është një prej dosjeve kryesore që përflitet se Edi Rama ka dërguar në mbarë kancelaritë e Europës, kundër aleatit të tij në qeverisje dhe gjasat duken se Meta si asnjëherë tjetër është vetëm një hap larg arrestimit, që tashmë mbetet vetem në vullnetin e Kryeministrit-aleat.

Sot pame nji Ilir Mete te çoroditur totalisht, nji provokator i dalur jashte logjikes, ky “President” i votuar totalisht gabim,deklaroje qe nuk do te dekretoje ase kryeminister dhe as ministra po u “preken” sandartet e votimeve!!!

Pse ky shqetesim i ketije njeriu “paqesor”qe per interesat e veta i ve flaken shqiperis.
Takimi Rama-Nano e ka tronditur, tani ka filluar takimet me “aleatet” loje numerash per te shpetuar koken Ilir Meta.
Me nji here pase dekleratave te Metes reagon Ambasada Amerikane, pasi Meta njifet si nji dallaveraxhije i politikes, njeriu qe ka kohe qe i trembet Wetingut, njeriu qe s’la gure pa levizur per ta sabotuar, po me kote, deshtoi perpara nderkombetareve.

Ne nji shkrim timin te para pake diteshe kame thane shprehimishte:
A do mbaje pergjegjesi Edi Rama qe beri te mundur votimin e Ilir Metes per postin e presidentit.
Tani ato takime, buzqeshje te veshtira ne 4 vite, Ilir Meta duke i besuar postit te Presidentit, po duke qene shume i vetedijshem per nji humbje fatale, tani kercet dhembet “Trimi” i Skraparit! po kjo kercitje dhembeshe doi kushtoj shume rende neser.

Ilir Meta njeriu mai korruptuar ne Shqiperi, njeriu kryesore per ngjarjen e 21 janarit,te mose mendoje se doi shpetoje drejtesis.
Parlamenti i ri duhet orgjentisht te beje mocionin e mos besimit ndaj “Presidentit” Ilir Meta, ky te shkoje orgjentishte atje ku preje koheshe e kane thane nderkombetaret, perpara drejtesisë.

Shqiperis nuk i duhen “Milarder” me pasurut kombetare te shqiptareve, ky eshte ishe kryeministri fame zi qe vodhi te gjithe rezerven shtetrore te floririt… eshte njeriu qe çdo shqiptar do ndiheje krenar te degjonte gjyqin e ketije “mafiozi”, denimi dhe konfiskimi i pasurive e ka terbuar keto dite fushate Ilin e LSI.

Populli doe ndeshkoje me voten e lire, rinia nuk mashtrohet nga nji krye hajdut, qe ju afron ca para te pista per nji vot te piste.