Nji replikë me gojë-dalin Sali Berisha: Anjeze Gjeluci

0
1860

Do reagoj këtë herë, sepse kam disa arsye të cilat mendoj se ju duhet t’i dini (edhe pse shume prej miqve të mi me njohin mirë që në gjenezë).

Më njohin që nga koha kur gjyshi im ( ish i përndjekur politikisht ) si nxënës ekselent kthehet nga studimet në Itali për t’i dhënë jetë vendit tij, ku komunistët shokët e dikurshëm tuaj, i kishin alergji, e u arrestua politikisht, e u internua familja e nanës teme per vite me rradhë, nxanës t’mrekullueshëm që nuk i ndaheshin librat duarsh, pa bukë në bark, t’u u torturu në koperativë, t’u u shfrytëzu si skllevër.
Ku fëmijëve të intelektualit, iu mohu e drejta e studimit …
U rrita me nji frymë demokracie, dëshirë për liri të pashëmbullt nga nana, baba, e dajat e mi.
Më mësuan me e dashtë njeriun në tanësinë e tij, me e dashtë e me e ndjekë artin, por mos me harrue t’vobektin, të vorfnin, e jetimin ….

I mora guximin gjyshit tim, me u revoltu me të drejtë, nëse diçka nuk shkon mirë në vendin tem, ku linda dhe u rrita, e ku politikanët e këtij vendi, gjatë rritjes s’më banë asnjëherë krenare.
Kryej studimet në universitetin Luigj Gurakuqi më 19 korrik 2009 me notën 9, dhe shikoja si punësoheshin shoqet e mia akoma pa diplomë …

Nuk i kisha 5000 € n’fakt …
Megjithatë aftësitë e mira s’të lanë kurrë n’baltë, punova 5 vite n’shkollë PRIVATE, privilegj i madh për mue !
Kuptova se komunistet ishin prapë të fortë, e akoma në poste të larta shtetërore, por në nji formë tjetër : ishte shtuar korrupsioni …

Nga ana tjetër shikoja nji shembull tjetër në po të njejtën kohë – EDI RAMA per TIRANËN, se me sa dashni, e me sa frymë europiane, i dha jetë qytetit tij.
Ishte frymzim për çdo të ri, për çdo burrë a gru, apo të moshuar …
Kuptova se ende ka shpresë.

Studiova për shkenca politike me e kuptu ma mirë politikën e vendit tem, por edhe politikën e huaj, e u idhnova, u zhgenjeva …
Kujt i thonkan Demokraci, e kujt Parti Demokratike, çfarë na qënka komunizmi, enverizmi (që kurrë mos ardhtë ma ) ?! …
Sa kollaj thashë është të gënjesh një popull që i kanë pushkatu Eliten, sa kollaj qënka ta mashtrosh, duke i marrë votën për të disatën herë e ta regresosh sa herë të ta ketë qejfi !!!

Iu bashkova Partisë Socialiste, si nji e re, e cila sheh një vizion ndryshe tek lideri i saj, si nji vajzë që jeton në demokraci dhe krejt e lirë me zgjedhë, pa u cenu nga asnjë njeri …

Dhe e fundit – performanca ime në shtëpinë e fëmijës …

Kushdo që mendon se mund të më gjunjëzojë apo kryqezojë mua nëpërmjet nje krimi, që nuk e kam ba unë, por qē e ka ba nji grua, e cila ishte punësuar këtu e 22 vite me parë, pa asnjë vërejtje nga asnjë drejtor për arsye dhune, dhe ku gjykata e shpalli si rast sporadik… E aq me tepër që ngjarja nuk ka ndodhur brenda ambienteve të shtëpisë, por larg saj, e nga një grua shumë me e madhe se unë, e aftë mendërisht, me eksperiencë dhe që mban vetë përgjegjësi për veprimet e saj …

Kam dyshime e prova të forta madje që ka qënë inskenim.

Harrojeni !
Kushdo qofshi ju, e pas jush !
Nëse do ketë diçka që do më krenojë në jetë, do jete puna e berë me pasion, me ndryshime radikale në shtëpinë e fëmijës, të dokumentuara me fakte me nji dashni e përkushtim t’pashembullt, duke ba nji diferencë shumë të madhe forma e menaxhimit dhe përkushtimi i qeverisë nga ajo e kaluara me atë të sotmen.

Nuk lejoj sot në 2017 të me përndjekni siç bani miku i juaj Enver Hoxha me familjen teme !!!
Nuk jam e famoze ZOTI SALI BERISHA, jam Nana Anjo !

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar