Arben Çokaj
— jeta nuk është e lehtë askund, por ne duket se ia vështirësojmë jetën vetes edhe nga psikologjia e nënshtrimit, që kultivojmë, kundrejt islamit, e ideologjive të tjera jo-shqiptare —
— shqiptarët duhet të dinë si të ngrihen, ta heqin turkun brenda vetes dhe këtë psikologji të jevgut që i tërheq teposhtë, se nuk kemi zgjidhje tjetër, e zgjidhja më e mirë nuk vjen duke u lutur e duke u ankuar, por duke luftuar për në jetë më të mirë, përmes vështirësive —
Një vajzë shqiptare ikën nga vendi i vet me familje dhe kur kryen shkollën e lartë në Perëndim, bën një hartim, ku tregon pak a shumë, se familja e saj ka ikur nga vendi më i varfër në botë dhe se sakrificat e prindërve të saj, e bëjnë edhe atë të punojë fort si prindërit e saj, me humility (poshtërim/përulje)…
Ndërsa Shania Twain ka lindur në SHBA dhe nuk ka patur megjithatë një jetë të mirë si fëmijë dhe probleme edhe më pas. Ajo kujton se i shihte me zili shoqet e saj që ushqeheshin më mirë, kurse kjo hante një sandwich me mustardë… Por ajo është përpjekur të ecë përmes vështirësive, duke e ndihmuar veten të shmangte humilation (poshtërimin).
“Nuk pendohem për fëmijërinë. Duke mësuar të bëj sandwiche me mustardë ishte diçka që të kaloja përmes vështirësive, për të më ndihmuar të shmang poshtërimin (humiliation)“.
Duket se fëmijët shqiptarë edhe në Perëndim i ndjek trilli i fatit apo i psikologjisë, që të mos jenë zotër e pronarë të mendjes së vet si fillim, pastaj më tej, por si e si me kulturë neurotike, t’i nënshtrohen një zotërie tjetër, apo një besimi nënshtrues.
“Unë nuk do e poshtëroja (humiliated) veten natyrisht më shumë të arrija deri aty sa të pyesja dikë për ndihmë dhe të thoja “Shiko, kam uri”. A mund ta marr atë mollë që ti nuk je duke e ngrënë?” – thotë ajo. “Nuk e kam patur kurajon tabëj atë.”
A mund të çohen shqiptarët në këmbë, e të mos ndihen të poshtëruar? Duhet shumë punë, e puna e parë fillon nga mendja, nga konceptet, nga psikologjia ngritëse, që përdor një popull për t’u zgjuar dhe për të patur sukses… Se një njeri të shembur nuk mund ta ngresh, nëse ai/ajo nuk bën përpjekje për t’u ngritur… E njëjta gjë mund të thuhet edhe për një shoqëri.