Ty, o nënë…

0
962

Sahit Shala

Ty, o nënë…

Madhëri e madhërisë
Urtësi, e urtësisë
Butësi, e butësisë
Ato fjalët e tuaja
te dashura
Burim i lumturisë.

Nenë ti qe me doje,
edhe kur nuk e beja veten.
Ti qe me lavdëroje
Edhe kur nuk e thosha te vërteten

Ty qe me buzëqeshje, edhe
kur meritoja ca mërrola.
Gjithmonë te doja, por…
Atëherë nuk dija, e nuk fola!

Çdo fjalë qe nxjerrë për ty,
dele nga thellësi shpirti
Kujtimet me bëjnë ta shoh,
Dorën qe tundte djepin,
atë dorë, qe me rriti.

E me fjalë e shprehje tuaja
u rrita, jam berë burrë
shkuan shumë vite pe ty
mu benë shumë thinja
për t ‘mos harruar kurrë!

Zëri nuk me ndahet kurrë,
se janë ninullat
qe me këndoje
në kullën me gurë.

Ti gjithmonë mendoje
Se si te behën urat
Edhe pse ti s’ma thoshe
E di qe vendosnin burrat
E kur te lipsej ndihmë
Ti prape ikje, e vije tek unë,
Kënge a fjalë me ëmbëlsi
Deri sa me veje në gjumë.

Nenë mbetem me shprese
se do te takoi
edhe atje, ku je, ne amshim!
Tash terë jetën vetëm uroi,
se do jem me ty,
O Nenë, o shpirt i im!

ATJE, NË DUKAGJIN

Rrezja e butë, ku i shndrit pllajat.
Me zili hëna i ndriçon.
Gjeravica i krekos majat.
Dukagjin emrin ia thonë.
Në pranverë, kur çelin lulet,
Bletët sillen mbi petale.
Zogjtë me këngë seç vërsulen,
I shenjtërojnë fusha e male!
Gurgullojnë lumenj e kroje
Për ta sjellë ujin t‟ftohtë si bora.
Fëmijët në shkolla, si bleta n‟ hoje,
Janë si lulet, mbi kurora.
Erë e barit, kur kositet,
Kundërmon në katër anë.
N ‘Dukagjin, ku xhani rritet.
Nuk të lë malli pa t ‘zënë!
E kur zemrat kurbet- çare.
E vërshojnë, në pikë të verës.
T‟ rinj e t‟ reja, si lastare
E gëzojnë pragun e derës.
Po ku ka këso, hijeshie
Si atje, në Dukagjin?
Mbi krahë t‟ zogut, n’mendje vije,
Se atje shpirti më rrin.