RREZIKU PËR RIKTHIMIN E NDIKIMIT SERB NË KOSOVË (7)

0
891
Donika - LDK

RËNIA E LDK-së (7):

Pasi elektorati i LDK-së udhëhiqet nga logjika e turmës dhe mbizotërohet nga emocionet e rastit, ata po e kryejnë shërbimin e radhës në dobi të Isa Mustafës për ta varrosur përfundimisht LDK-në dhe Rugovizmin, prandaj e kemi këtë ekzaltim të tyre i cili do t’ua trondit idealet kur Isa Mustafa do t’ua kthen shpinën për t’u bërë marionetë e klaneve që sot po betohen se nuk bëjnë shtet me ta!

Shkruan: Shefqet DIBRANI, 8 qershor 2017

Janë ngritur peshë një rrem hafijesh të cilët nuk po lënë kë pa atakuar, nuk lënë kë pa sharë sepse kështu i ka mësuar Isa Mustafa, mashtruesi rekord dhe njeri me damkën e LKJ-së që sot po flet në emër të LDK-së dhe po e lavdëron dr. Ibrahim Rugovë, po ky me sojnikët e tij e kanë për qëllim t’ia qesin pelikorin (qefinin) e vdekjes LDK-së. Me taktizim perfid u tërhoq nga lista dhe nga kandidatura për kryeministër, por e emëroi Abdullah Hotin, veglën e tij ma të përdorshme. Abdullah Hoti është i trajnuar në Riinvest dhe ka ardhur në stafin teknik të Isa Mustafës në komunën e Prishtinës, pa qen kurrë anëtarë i LDK-së më sa shefi i tij Isa Mustafa. Kjo është demokracia alla Isa Mustafa.

Nëse ia bëjmë një analizë Listës së Deputeteve dhe Deputetëve nga radhët e LDK-së, do të shohim se koncepti, tradita dhe vizioni demokratik i LDK-së dhe i Ibrahim Rugovës, është ndryshuar rrënjësisht, sepse një pjesë e madhe e këtyre emrave nuk e kanë respektuar procedurën e brendshme demokratike.

Pjesa dërmuese e këtij që po quhet “Brezi i Republikës”, kanë dal direkt nga stafi teknik i Fatmir Sejdiut, sa ishte President dhe nga ai i Isa Mustafës, sa ishte kryetar i Prishtinës. Nga aty janë kapërthurur drejt e në majat e partisë dhe vazhdimisht flasin për demokraci. Nëse dikush që bënë gazetari hulumtuese do të merrej me përbërjen e kësaj liste, do të vërente për shkelje të demokracisë së brendshme ku LDK-ja e Isa Mustafës do të thëntë rekordin e saj për shkelje të kësaj procedure. Jam i sigurt se brenda listës për deputet të mundshëm do të kemi një kopje e sloganit “doktor i shkencave, pa e kryer shkollën fillore dhe të mesme”?! Sa i përket aktivitetit partiak, “shkollë fillore dhe e mesme”, llogaritet aktiviteti në nëndegë dhe në degë.

Të paktën këta persona: Isa Mustafa, Muhamet Mustafa, Abdullah Hoti, Lumir Abdixhiku, Driton Selmanaj, Anton Quni, Nuredin Ibishi, Armend Zemaj e ndonjë tjetër të cilët janë avancuar pa merita në LDK, d.m.th. në kundërshtim me të gjitha normat e brendshme partiake. Pastaj janë edhe disa të tjerë që kanë ardhur në LDK nga stafi teknik i ish Presidentit Fatmir Sejdiu, nga stafi teknik i Kryetarit të Komunës së Prishtinës, sa ishte kryetar i saj Isa Mustafa.

Kësaj liste i shtohet edhe kuadri tjetër që është importuar nga Instituti Riinvest, siç mund të jenë Vlora Dumoshi, Arban Abrashi e ndonjë tjetër. Pastaj në këtë listë janë edhe deputetet dhe deputetët që kanë dal në të tjera parti dhe janë rikthye me hov në LDK, duke i lënduar konceptin, përkatësisht boshtin kurrizor të kësaj partie, nëse i llogarisim të gjithë ata që kanë ardhur në LDK nga 2007, pas vdekjes së dr. Rugovës dhe të tjerët si nostalgjik të LKJ, kur Isa Mustafa bëhet me dallavere kryetar I LDK, çfarë përmbajtje i mbetet LDK-së, dhe cili qenka Rugovizmi i këtyre sojnikëve që vazhdimisht thirrën në vlera të cilat ata i kanë shkelur me dy këmbët e tyre.

Natyrisht kishin qenë vemëza të Isa Mustafës edhe disa në të cilët jemi mashtruar se janë kundër Isa Mustafës, besonim dhe shpresonim se do të ishin reformator, por ata vetëm paskan orkestruar kundërshtimin si një lojë artistike për t’i dhënë imazh gjoja demokratik kulturës së brendshme në LDK.

Nga kjo listë janë përjashtuar Shpejtim Bulliqi, Hatim Baxhaku, Adem Salihaj e ndonjë tjetër sa për të nisur spastrimi i cili do të pasoj në rrethanat e reja që do të gjendet LDK-ja. Nëse dikush ka takuar mund t’i pyetni këta deputet nga legjislacioni i kaluar, kush nga lista i ka takuar, kush i ka telefonuar dhe cili nga këta reformator paskan pirë qoftë një kafe me këta deputet. Nëse vërtetë edhe këtyre iu ka kthyer shpina siç kanë vepruar edhe në raste të tjera, jo vetëm demokracia por po lëndohen disa vlera morale, disa vlera etike të traditës me të cilat jemi mburrur bukur shumë.

Posa u tërhoq Isa Mustafa nga lista, gjesti i tij mashtrues u cilësua virtyt tepër i lartë, madje duke e bërë atë taktizim të pakrahasueshëm. Tashmë kur Isa Mustafa, po e udhëheq fushatën zgjedhore, këmbët e gjarprit komunist po dalin në fushë. Kështu ai po i shëron komplekset e tija duke i lavdëruar pikërisht ata të dështuarit dhe “Brezin e Republikës, po e madhëron Abdullah Hotin, por ky shkëlqim po bie vazhdimisht kur ky i fundit del përpara mikrofonave, ndoshta i kujtohen lëshimet në ministrinë e ekonomisë ose kohën e 4-5 lëndëve në Universitetet e Kosovës. Kjo thotë mjaftë dhe kjo na betonon bindjen se Kryeministër Real, përsëri do të mbetet Isa Mustafa i cili nëse LDK-ja do të shënon rritje do t’ua zbeh shkëlqimin “Brezit të Republikës”, të cilët po menduakan se tashmë Abdullah Hoti i ka duar e lira për të vepruar dhe për ta reformuar edhe LDK-në.

Janë ato dhe ata nga legjislacioni i kaluar që e kanë mashtruar elektoratin e LDK-së, kurse Isa Mustafa e ka rastin historik për t’ua fshirë karrierën brenda LDK-së dhe ai si hakmarrës që është do ta bënë sepse s’ka ardhur për ta reformuar por për ta shkatërruar LDK-në. Madje pa asnjë dyshim nëse koalicioni më i madh PAN do t’i fitoj zgjedhjet Isa Mustafa përsëri do të bëjë koalicion duke tradhtuar Pacollin, Kusarin dhe “Brezin e Republikës?”, me votën e të cilëve është zgjedhur Hashim Thaçi, President dhe Kadri Veselin, kryeparlamentar.

Pasi elektorati i LDK-së udhëhiqet nga logjika e turmës dhe mbizotërohet nga emocionet e rastit, ata po e kryejnë shërbimin e radhës në dobi të Isa Mustafës për ta varrosur përfundimisht LDK-në dhe Rugovizmin, prandaj e kemi këtë ekzaltim të tyre i cili do t’ua trondit idealet kur Isa Mustafa do t’ua kthen shpinën për t’u bërë marionetë e klaneve që sot po betohen se nuk bëjnë shtet me ta ose me ndonjë kalkulim tjetër do t’i hakmerret të gjithëve pa përjashtim.

Zinxhiri i atyre që kanë tradhtuar konceptin e LDK-së dhe mitin mbi Rugovizmin është i gjatë, ai shtrihet në degë dhe pipa të LDK-së por ne detyrimisht u morëm vetëm me listën pasi gjendja është akute dhe aktuale. Megjithatë nëse elektorati dëshiron e ka rastin historik për ta shpëtuar LDK-në duke ndëshkuar klanin serbo-rus në listën e LDK-së. Elektorati duhet të mos e votojë listën e LDK-së nëse dëshiron për t’u reformuar LDK-ja, përndryshe le të mban përgjegjësi secili për votën e tij. Nëse i voton ata që e kanë luftuar sa ishte gjallë dr. Ibrahim Rugova, kurse tani nga kreu i partisë po tallën me elektoratin duke i mashtruar me slogane që nuk kanë të përbashkët me angazhimin e tyre në LDK.

Në këto rrethana, kush merr guxim për t’i trajtuar devijimet e shumta, nga mercenar të cilët lundrojnë nëpër internet, të shtytur më shumë nga budallallëku, do t’i nxjerrin sytë nduke mbrojtur konceptin më antidemokratik që është instaluar në LDK. Dhe për fat të keq askush nuk dëshirojë të dëgjojë e sa të shoh për lojën e radhës që e ka kurdisur Isa Mustafa, njeriu që i ka humbur tri palë zgjedhje lokale, dy nacionale, ka humbur Prishtinën, ka shkelur dy herë kushtetutën, i ra qeveria dhe ai përsëri ia udhëheq fushatën zgjedhore Abdullah Hotit, për të cilin një mendje vërtetë e krisur u deklarua se ai i paska duart e lira, duke i çmuar lart veprimet e Isa Mustafës, i cili po synon për ta shtyrë konceptin e LDK-së drejt lindjes, drejt Beogradit dhe Moskës dhe për ta instaluar edhe në LDK, mbulesën në shenjë tolerance.

Por Isa Mustafa nuk e ka treguar këtë tolerancë me themeluesit e LDK-së, as me elitën intelektuale e aq më pak me diasporën. Isa Mustafa u tregua tolerant me artistët profesionist të cilët bashkë me Isa Mustafën, e mashtruan edhe kësaj radhe elektoratin, duke u çjerrë se kështu reformohet LDK-ja, duke u transformuar nga Brezi i Pavarësisë tek brezi i Republikës, por në aspektin juridik duhet të shpjegohet se cili qenka Brez i Republikës, ata që e kanë themeluar apo zvarranikët që vijnë nga xhadeja dhe nga Instituti Riinvest, pa pasur asnjë meritë as për Republikën dhe aq më pak për LDK-në, prandaj do t’i lusja profesionistët të qëmtojnë më mirë sloganin “Brezi i Republikës”, për të qitur në pah padituritë e kuadrit na vjen nga Riinvesti i binomit Mustafa.

Për t’i kritikuar devijimet në LDK, duhet ta kesh një përvojë 28 vjeçare në LDK. Po ky stoicizëm fyhet nga ata që po e fyejnë Luftën e UÇK-së, nga ata që për një plesht djegin jorganin, se mbase kështu është pasi për dy-tre komandantë të zëshëm shahen të gjithë luftëtarët, pastaj fyhen diplomat të atyre që i paskan marrë pas lufte, por harrojnë se një armatë e tërë është e diplomuar kudo nëpër universitete botërore. Po ashtu shihet një tendencë e k “Brezit të Republikës”, për t’i shkatërruar vlerat, me të cilat duhet të krenohet partia, dhe injorojnë të gjithë ata që i ka eliminuar Isa Mustafa, e dhe nuk duan t’ua shohin sytë as atyre që merren me shkrime e analiza, veçmas kur i trajtojnë devijimet politike, qofshin ato edhe në LDK.

Në LDK ka pasur gjithmonë një brez që na luftuan edhe në vitet 1992/1993 kur kemi shkruar për rrezikun që i kanosej Shqipërisë dhe Kosovës, nga ardhja me yrysh dhe në mënyrë të pakontrolluar të organizatave, grupeve dhe individëve që predikonin islamin radikal.
Po kështu jemi kritikuar kur kemi kundërshtuar vendimet dhe prapështitë e shëmtuara të Isa Mustafës dhe Bujar Bukoshit. Vitet 1996 – 1998, karakterizohen me përpjekjen e Isa Mustafës dhe të Bujar Bukoshit për ta eliminuar dr. Ibrahim Rugovën nga skena politike, sikurse që na kanë bllokuar sa herë kemi shkruar për rrezikun e rikthimit serb në Kosovë, përmes strukturave të shërbimeve të fshehta të pozicionuara në media të pavarura, e kjo pavarësi e tyre ruhej vetëm në raport me dr. Ibrahim Rugovën por jo edhe me Beogradin. Pastaj kishte organizata (anti)joqeveritare, pasi lufta e tyre ishte drejtuar kryesisht kundër dr. Ibrahim Rugovës.

Natyrisht një luftë e ashpër e këtyre sojnikëve do të ngjallet gjatë viteve 1998/1999, kur kemi pasur guxim qytetar për t’i kritikuar me profesionalizëm devijimet në luftë, dhe në diplomaci. Natyrisht kritikat për paradokset nuk kanë pra, edhe për konceptin marksiste në Evropën Perëndimore, por këto grupe nuk kanë qenë aq agresive sa janë treguar sojnikët e Isa Mustafës të cilët nuk kanë lënë gur pa lëvizur vetëm për të na i ndryshuar qëndrimet

Ato vite i karakterizonte me mënyra e kërcënimeve fizike, deri në përdorimin e dhunës fizike, linçimet dhe deri në proceset e montuara gjyqësore në gjykatat e Zvicrës, të cilat i kemi sfiduar me shumë sukses, dhe me një moral të lart pasi kishim të bënim me sojnikët e sistemit jugosllav, po më shumë një ashpërsi kundër shkrimeve tona në mbrojtje të dr. Ibrahim Rugovës dhe konceptet e LDK-së ishin sfidë jo e lehtë për tu përballuar. Madje edhe atëherë krejtësisht i vetmuar, por me një moral të lartë sepse mbronim dinjitetin e Presidentit të Kosovës dr. Ibrahim Rugova. E kjo gjë është bërë gjatë krizave të mëdha që kalonte vendi ynë, e bash me to edhe dr. Ibrahim Rugova, duke sfiduar një propagandë shtazarake, në kohën kur ai u arrestua nga ushtria dhe policia serbe dhe e patën dërguar në Beograd.

Ku ishin në atë kohë deputetet dhe deputet e Listës së LDK-së?! Ku ishte Isa Mustafa në atë kohë? Edhe tash si atëherë sojnikët e Isa Mustafës, po na luftojnë, po na linçojnë dhe përmes zagarëve të tyre në internet po na kritikojnë si jemi kundër LDK-së, se kemi devijuar udhën dhe nuk prajnë duke bërë thirrje t’iu nënshtrohem veprimeve tekanjoze të një njeriu i cili gjithçka fal por pa t’u hakmarrë nuk e lë, prandaj do të ishte ti çelim letrat dhe flasim me argumente, me shkrime të botuara nëpër periudha dhe kohë të vështira, dhe le të dihet se kush paska kontribuar ma shumë.

Tash militantët e internetit janë bërë të zëshëm duke bërë një listë e cila vazhdimisht kujdestaron dhe vazhdimisht nuk pranë duke lebetitur se nuk na qenka koha. Këto thirrje më kujtojnë ato periudha të rënda e vështira kur vazhdimisht më kanë kritikuar pse mbrojë LDK-në, pse mbroj dr. Rugovën, pse shkrova për Enver Malokun, Xhemajl Mustafën, Tahir Zemjan, Ahmet Krasniqin, Ukë Bytyçin, ndërsa familjarët e tyre për t’u treguar zvarranik dhe të zellshëm ndaj Isa Mustafës, le më që nuk flasin, por vijnë në Zvicër për të trajnuar tradhtarët e radhës të cilët dinë me u konvertuar në puthadorë të Isa Mustafës.

Po bëhen gati tri dekada që po merrem me trajtimin e proceseve në LDK, janë me dhjetëra poezi dhe shkrime eseistike që i kam të ruajtura si perla artistike, por çfarë t’i bëjë një elektorati kaq të shkret i cili përveç Facebookut nuk kanë tjetër lidhje me vlerat artistike. Janë me dhjetëra tema të trajtuara me profesionalizëm dhe vazhdimisht kanë dalë të tillë që vazhdimisht kanë “korrigjuar?!”. Edhe pse qasjet kanë rezultuar të sakta pasojat janë të mëdha dhe mjaft sish të pakorrigjueshme. Tash kur më shkruajnë se paska ikur Veziri asnjëri sish nuk e di se ma i zi është i Biri.

Dua të them se Abdullah Hoti është Copy Paste e Isa Mustafës dhe bashkë duan ta kthejnë në Kosovë ndikimin serbo-ruso-arab i cili si koncept është fatal dhe shumë i dëmshëm për ne, prandaj shamitë dhe uniforma e tanishme fetare nuk përkojnë me traditën tonë as fetare e as kombëtare, dhe së këndejmi nuk paraqesin tolerancë siç mendon Isa Mustafa, por është një tendencë e hapur për një radikalizëm të islamit tradicional, i cili me kalimin e kohës do të manifestohet me pasoja afatgjate për Kosovën.

Elektorati i LDK-së e ka një rast historik për t’ia ndalur avazin këtij shkatërrimi dhe për të mos e lënë LDK-në të kaloj në strukturat e LKJ ku përmes këtij refuzimi do t’i thuhet drejtpërdrejt ndal ndikimit rusë në Kosovë si dhe të gjitha vlerave të tjera që bien ndesh me konceptet tona tradicionale të kulturës dhe religjionit tradicional.

Elektorati i LDK-së dhe sidomos ai që po thotë se jam Rugovian nuk duhet për ta votuar klanin e Isa Mustafës, i cili është e keqja e LDK-së dhe i Kosovës. Në të kundërtën pasojat do të jenë të mëdha, por secili më pastaj le të përballet me ndërgjegjen e tij!
Urojë për një këndellje dhe për fitore të atyre që janë ma të mirët!

St. Gallen, 08.06.2017