Shqiptari Valon E. Blakaj përfaqësuesi i vetëm në mesin e 56 shteteve në Lutjet e Mëngjesit Jerusalem

0
2604

Zyrtarishtë i ftuar nga Kneseti izraelit në ditën e shtetësisë

Xhevat Rexhaj

Ka ndodhur gjithnjë gjatë ecjes shqiptare që shpesh më aktiv, dhe më lobues kanë qenë individë të caktuar nga fusha të caktuara jete për shqiptarinë, sesa vet politika. Sot kur jemi në kohën e sistemit global të informimit edhe mundësitë janë shumë më të mëdha për të mësuar dhe hulumtuar për shumë aktivitete që ndodhin kudo, dhe kësaj radhe unë do ndalem në një rast vërtet interesant dhe me plotë domethënie, për një shqiptar nga Kosova, që jeton e vepron në Gjermani. Valon ( Enver ) Blakaj njihet që sa vite si lobues për Kosovën, si humanitar për shumë familje në Kosovë e troje etnike. Valoni ruan modestinë dhe mirësinë, që ka edhe nga edukata familjare.

Valoni këto ditë kishte marrë një ftesë të jashtëzakonshme, ftesë si i vetmi shqiptar nga politika, biznesi apo kultura, ftesën e kishte marrë nga Kneseti izraelit, që të jetë pjesëmarrës në mesin e 550 delegacioneve nga 56 shtete (kombe) të botës për të shënuar fillimin e nji manifestimi sikur që ka SHBA, e që tash e tutje çdo vit Izraeli do ta ketë me emnin: Mëngjesi i Lutjeve Jerusalem. Ditën e martë dhe të merkuren z. Valon ishte në Jerusalem në mesin e atyre delegacioneve botërore. Kishte patur takime dhe biseda ndër më të ndryshmet me shumë pjesëmarrës. Në një bisedë që zhvillova me z. Valon, unë e pyeta që më për së afërmi të tregojë se si e përjetoi ai këtë respekt të madh nga Izraeli, që të jetë shqiptari i vetëm aty me delegacionet e 56 shteteve?

Z. Blakaj në fillim tha se ishte një nder dhe një përjetim fenomenal të isha si shqiptar dhe atë nga Kosova në Lutjen e Mëngjesit për Jerusalem. „Kisha takime dhe biseda me politikanë, parlamentarë e këshiltarë Presidentësh e Kryeministrash, dhe gjithnjë pikëvështrimi im ishte Republika e Kosovës. Një takim të përzemërt e pata me këshilltarin e Presidentit të Ukrainës z. Yuri Bohutskui, ku edhe lobova që Ukraina të njohë Kosovën, sepse kemi shumë të përbashkëta si shtete, tha ndër të tjera Valoni. Ai më tutje tregon se kishte një bisedë të frytshme me këshilltarin e Presidentit D. Trump, me delegacione të Suedisë, Kroacisë, Australisë dhe Finlandës, e me rëndësi edhe me zyrtar izraelitë, me të cilët ishte çdo bisedë e rëndësishme.

Më tutje në bisedën me z. Valon mësova se ai do vazhdoi takimet, dhe do lobojë te sa më shumë delegacione e të i njoftojë për së afërmi se Kosova ishte dhe është shtet me vlera civilizuese e të lashta me rranjë evropiane, shembull ruajmë Shën Terezen u kishte thanë Valoni, si dhe rrugëtimin e pro perëndimit, si vizion të President Rugovës, të cilin tanë bota e çmon. Valoni tregon se miqësinë me shtetin dhe politiken e Izraelit e ka fitue duke qenë shpesh në vizita në Izrael, dhe atje ka dyert e hapura.

Duke lënë mundësin që një ditë të bisedojmë më shumë rreth kësaj vizite zyrtare të shqiptarit të çmuar z. Valon Blakaj në Izrael, dua të shtoi edhe diç: Bota është e madhe, por për njerëz me zemër shqiptare është edhe e vogël, ngase kur nderohesh e respektohesh si pjesëtar shqiptarie nga Kneseti (parlamenti) izraelit, atëherë duhesh të jesh i Madh, e z. Valon Blakaj ishte aty, ku për herë të parë filloi të shënohet dita shtetit te Izraelit edhe me Lutjen e Mëngjesit në Jerusalem !