Poezi nga Stavri Hima

0
1153

Stavri Hima

“I LAJTHITUR”

“I lajthitur” jam
kur pas teje rend dhe nuk ndaloj
“I çmendur” jam vërtet
kur në çmendurinë tënde vehten e shikoj
Më pëlqejnë nazet e tua
dhe flokët e tua moj flutur
Më pëlqejnë ledhatimet
dhe të bukurat buzët e tua
kur buzëqeshje dhe puthje më dhurojnë mua
Vij pas teje
se më pëlqejnë huqet e tua
Rend dhe nuk ndalem
se veç teje tjetër s’dua

KAPE FATIN

“Kape fatin e mos e lësho”
Se po të iku, më nuk të vjen
Merre në dorë, pranë i qëndro
Fute brenda, se më nuk e gjen
Fati thonë, njëherë të vjen
Të troket në derë apo në dritare
E nëse ti, atë s’e rrëmben
Ikën behet erë, largohet për fare
Kape fatin e merre në dorë
Mbaje pranë vehtes e ledhato
Dhe kur të vjen, bëje kurorë
Shpirtin jepja zjarrit që të ngroh
Kape shpejt fatin se rrëshqet si ngjalë
Nderoje “ofertën” kur të thërret
Merre shtruar jetën, merre me ngadalë
Mbaje pranë vehtes, bëje siç di vet
Dhuratë në natyrë, fati ty të vjen
Dhe po nuk e kape, ikën të shpëton
Po s’e kape dot largohet, e s’e gjen
Të shkon kot mundimi, sado e kërkon.

JAM “MALOK”…(!)

Jam “malok” se kam lindur në malësi
Jam rritur nën aromën e pishave
Atje ku uji i burimit rrezaton si flori
Nën aromë trëndelinë dhe hijen e lisave
Po po, “malok” jam dhe as diskutohet
I bredhur shpateve, livadheve e drizave
Atje ku bagëtia gjelbërimit i gëzohet
Në erën e freskët, pranë hijes së mërizave
Jam “malok” pra, edhe krenohem
Sepse kam thithur ajër të pastër
Atje uji i ftohtë i burimit, ju betohem
Nuk na mungonte asnjëherë në vatër
Dhe krenohem, pse “malok” jam
I rritur mes natyrës së gjelbër
Dhe fare as turp, as dert nuk kam
Kur më thërresin me këtë emër
Ja atje, rrëzë rrjedhës së Devollit
Pranë majës së lartë të Valamares
Në shpatin e pjerët të Suhagorës
Përballë Zerecit dhe Varvarës
Krenohem dhe “malok” mbetem
Ndaj “malokëria” s’ka kufi
I ushqyer me aromën e gjetheve
Jam gatuar vetëm për mirësi
E dua dhe e vlerësoj shumë jetën
Ndaj nuk dëshiroj askënd të vuajë
Por ta shijojë atë me të vërtëtën
Dhe dritën kurrë të mos e shuajë
Jam “malok” por larg vendlindjes
Me shumë mall kujtoj fëmijërinë
Endërroj të shkoj atje rrëzë Lenies
Të shijoj si dikur aromën në lëndinë
Dhe përsëri “malok” le të mbetem
Ja kështu pra sic jam gatuar
Por kurrë nuk dëshiroj të tretem
“I ngrirë” me fytyrë të parruar.


DRITARJA E ZEMRES TIME

Hapa dritaren e zemrës time
Që të shoh kush po troket
Qënke ti zemërusha ime
Që dukesh si pëllumbeshë.

Eja të të marr në gji
Ja kështu me duart e mia
Të të fal unë dashuri
Se je vërtetë si perëndia.

Qënke yll i bukurisë
Qënke vetë shpirti im
Më sjell dritën e gjithësisë
Bashkë me zjarrin e shpirtit tim

Eja të të puth në ballë
Eja të të puth në gush’
Buzën tënde lulëkuq petale
Zemra ime zemërush

S. Hima 11/06/2017

UNE NUK JAM MEKATAR

Përse jetën ma dërmove
Pse më bëre të vuaj shumë
Çdo gjë të bukur që ëndërroja
Ma shkatërrove si furtunë.

Pse nuk u mendove mirë
Kur më godite papritur
Dhe e hodhe në greminë
Shpirtin tim të tronditur.

Nuk të pata asnjë faj
T’më shqelmoje si mbeturinë
Dhe më bëre të paguaj
Për mëkate që s’dihet nga vijnë.

Atë ditë kur të pashë
Më ngjave me perëndi
Tu afrova dhe të thashë
Të dhurova dashuri.

Por ti nuk e pranove
Më shtyve si egërsirë
Në greminë seç më hodhe
Kur të fala dashurinë.

“Hiqmu sysh mëkatar!”
Më quajte dhe “shpirtzi”
Kur të thashë “ti je nektar”
“Je për mua dritësi!”

Unë nuk jam mëkatari
Që të më urresh kaq shumë
Nuk jam as tradhëtari
Që të më qëllosh me gurë

Vlerësova fjalët e tua
Që dhurojnë mirësi
Ashtu siç bëj edhe unë
Kur të quaj perëndi

Që të jetë vërtet mëkat
Nderimi i një njeriu
Paskam qenë i pafat
Ç’të them tjetër unë i ziu

Jeta ime e nxirë sterrë
Katran me bojë lyer
E ka vendin në skëterrë
Pasi nata do fenerë.

Por feneri nuk bën dritë
E ndeze dhe prap e fike
Më zhyte në errësirë
Kur kërkova rreze drite.


ATE E QUANIN LINDITA

Jo aspak nuk u çudita
Kur mësova emrin e saj
Ate e quanin Lindita
Dhe më bëri mua të vuaj

Më erdhe si rreze dielli
Më erdhe si dritë hëne
Dritë si ngjyra ylberi
Rrugën seç ma kishe zënë

Erdhe pranë zemrës time
Erdhe trokite në derë
Jetë i dhe jetës sime
Mua më solle pranverë

Mua më veshe gëzim
Me aromë manushaqe
E kënaqe shpirtin tim
Kur unë te putha në faqe

E zhurite ndjenjën time
Kur ti më puthe në buzë
Unë të dhashe përqafime
Bashkë me zemrën time shpuzë

Ah Lindita, ah Lindita
Sa shumë mua më gëzove
Më erdhe pa zbardhur dita
Me puthje më mbulove

Të putha gushë dhe faqe
Të dhurova shpirtin tim
Oh sa shumë më kënaqe
Sëbashku te shtrati im

Por tani ti më harrove
Je për mua nostalgji
More rrugën edhe shkrove
Se ku je tani, s’e di-

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar