Sokol Demaku
NGA SOT QENDRON KRENARE NË DROTTNINGGATAN 88, NË STOCKHOLM
Në qytetin jugor Malmö të Mbretërisë suedeze sot u mbajt Kuvendi vjetor i Lidhjes së shkrimtarëve të Suedisë, në të cilinë morën pjesë mbi 200 delegat nga e gjithë Mbretëria e bashkuar.
Ishte kënaqësi të ishe në mesin e penave të njohura me vlera botërore të letërsisë suedeze, në mesin e miqve edhe të letrave shqipe, të petëve dhe shkrimtarëve shqiptar nga vet Suedia por edhe nga vendlindja, ku shumica e tyre kishin dijeni dhe njohuri për kulturën traditën dhe gjuhën e letërsinë shqipe përmes penave të njohura si Kadare dhe të tjerë.
Edhe poetë dhe shkrimtarë të zhanreve të ndryshme letrare janë dhe bëjnë pjesë në Lidhjen e shkrimtareve të Suedisë dhe janë shumë aktiv në krijimtarinë e tyre ç’ka vlen të theksohet se ata janë urë lidhëse mes dy kulturave dhe gjuhëve dhe se edhe këta janë pjesë aktiviteteve letrare në Suedi.
Qendra Kulturore shqiptare Migjeni nga qyteti Borås e cila në gjirin e saj ka plotë poet e shkrimtar shqiptar ka kohë që ka fillua një bashkëpunim me Lidhjen e shkrimtarëve të Suedisë përmes këtyre anëtareve si janë Hamit Gurguri dhe Sokol Demaku dhe se vitin e kaluar ka realizua një vizitë pune me dy poete suedeze në Shqipëri dhe se mendojnë në QKSH Migjeni që këtë bashkëpunim mes dy vendeve ta zgjerojnë edhe me tutje.
Por edhe nga Lidhja e shkrimtareve shqiptar ne Suedi ka anëtar aktiv në Lidhjen e shkrimtareve të Suedisë e një ndër ta është edhe Fetah Bahtiri i cili ishte se bashku me ne në këtë Kuvend vjetor.
Sot në Kuvendin vjetor të Lidhjes së shkrimtarëve të Suedisë që u mbajt në Malmö të Suedisë, ne si shkrimtarë krijuam mundësinë dhe rastin e shfrytëzuam maksimalisht për ta promovuar shqiptarinë, gjuhën dhe kulturën shqiptare, Besëlidhjen e Lezhës nga viti 1444, Lezhën, Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi, Qendrën Kulturore shqiptare “Migjeni” në Borås të Suedisë, dhe më këtë rast nga ana e anëtarit të Kryesisë së QKSH Migjeni Hamit Gurguri nga Borås, Kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve të Suedisë, Gunnar Ardelius, i dhurua emblema “Beslidhja e Lezhës”, dhuratë nga Bashkia Lezhë, në Shqipëri për kontributin e dhënë në realizimin e lidhjes dhe bashkëpunimit të poetëve dhe shkrimtarëve shqiptar dhe suedez.
Gunnar Ardelius i entuziazmuar me këtë gjest të shkrimtarëve shqiptar anëtar të Lidhjes së shkrimtarëve të Suedisë tha se kjo emblemë do vendoset në vend të shenjtë në lokalet e Lidhjes së shkrimtarëve të Suedisë në Stockholm në Drottninggatan 88.
Ishte kënaqësi të ishe në mesin e këtyre entuziastëve që me shpirt prezantojnë, gjuhën, kulturën dhe traditën shqipe në mërgatë, por edhe Anna Mattsson poete dhe shkrimtare suedeze e cila e para ishte në grupin e poeteve e shkrimtareve suedez që hapi rrugën e bashkëpunimit.