Beteja e Fushë – Kosovës, 15 qershor 1389

0
1265

Ndoc Selimi

(Sipas burimeve osmane – Everiu)

Mbreti i Hungarisë Zhekmoni (Jekmon në origjinal) që i bie të jetë mbreti Sigismund i dërgoi Llazarit të Serbisë 17 mijë ushtarë si luanë që të luftonin kunder turkut.

Në tokat e Fushë Kosovës erdhen ushtarë nga Shqiptarët, Boshnjakë, Vllehët, Çekët dhe Kefçakasit. Kujtojmë se (kefçakë) Kipçakë quheshin Komanët në gjuhën turke, të cilët prezencën e tyre në trojet europiane e kishin qysh me 1080).

Lidhja Ballkanike përbehej prej dyqindëmijë trupa nën armët e kohës.
“Unë do të luftoj kundër teje – i kishte thanë në një letër Llazari padishahut – nqse nuk vjen ti këtu, vi unë atje ku je ti”.
Dhe padishahu i pergjigjet : “Do të luftojmë në verë dhe u baftë ashtu si Zoti do ta ketë pa të drejtë“.

Ketë leter ia çon Hoxhë Ymeri, përfaqesues i padishahut dhe kur u kthye nga Fushë Kosova i raporton sulltanit :
“Vendi ishte plot me çadra si dhe ushtarët bënin lojna ndër vedi. Një kryq i madh (praruar) udhëhiqte gjithë atë turmë. Aty kishte ardhë edhe Llazari, i cili mblodhi rreth tij tërë princat. Gjithësej bëheshin njëqindëmijë kalorës dhe njëqindëmijë këmbësorë, por edhe te tjere banore, ku edhe gerxhet dhe shkembinjt ishin plot”

Ky raport beri qe edhe Sulltani te mirrte masat e duhura:
Erdhen reparte ushtaresh nga Kastomonia, Karamania, Germiani, nga Persia dhe Arabia. (Kastmonia, Karamania dhe Germiani ishin vendet kundershtare te turkut derisa u pushtuan).

Nje episod i veçante ne kronike i kushtohet Milloshit (Ban Milloshi).
“Aty ndodhej dhe ai i poshtri – thote kronisti Everin o Enverin. Milloshi kishte qene rob te sulltani dhe me vone arratiset dhe rikthehet ne fene e pare. Ishte bir princi dhe me vone u be princ edhe ai vete duke u treguar gjithenje i terbuar kunder besimtareve tone. Sa here e thërriste sulltani te rikthehej ne oborrin e tij, ai i pergjigjej “se po vi tani, se po vi me vone dhe nuk vinte”.

Nje dite para se te fillonte beteja e Fushe – Kosoves ( 15 qershor 1389), Milloshin e thirri Llazari i Serbise ( komandant i pergjitheshem i trupave) dhe i dha nje gote me pije duke i thene se “thone per ty se je tradhetari im” dhe Ban Milloshi i pergjigjet: “Neser ke per te pare tradhetarin, ke per te pare nese jam njeri i drejte apo tradhetar”.

Kronikani turk Everin e pershkruan keshtu betejen:
“Ishte dite e xhumà e muajit Zilhixhe (i fundit i muajve hanore). Ne Fushen e Kosoves mberriti edhe sulltan Murati. Muslimanet e mire hapen nje hendek dhe ishin gati te flijoheshin per rrugen e drejte te Zotit madh. Armiku u be shenj i shigjetave. Ne ball ishin kembesoret e pas vini devete. Rane tamburet, dhe burite. Te paret marshuan dyqindmije ushtaret armiq, te cilet u bene si nje grumbull, si nje top dhe u hodhen njeheresh ne sulm.

Te veshur me çelik dukeshin si nje pyll i zi. Sapo u afruan armiqte, muslimanet hodhen bresheri shigjetash duke goditur kuajt. U pane shume kuaj qe u rrezuan dhe te zotet i braktisen. Ata qe vinin pas tyre u çoroditen dhe repartet filluan te kthehen mbrapa. Ata u fryne shume bririt, sa mendoje per peseqind burie. Ushtaret muslimane u moren krahet dhe gjaku derdhej nga te dy anet; degjoheshin hingellima te kuajve, britma te njerzeve, feshfellima te armeve.

Muslimanet sulmuan shtatembedhjete here dhe nuk lane armikun te mirrte fryme. Armiku u kthye mbrapa dhe mori rrugen e kthimit. Turqit zune rober treqind e shtatembedhjete princer. U kap edhe Llazari, por i mallkuari Millosh i ra kalit dhe iu afrua sulltanit duke i thene: “Une jam Ban Milloshi, do te puth doren tende dhe tash e tutje do te hyj ne fene tende, do te nenshtrohem dhe i zbriti kalit. Milloshi kishte fshehur nje hanxhar brenda rrobes vet dhe duke kujtuar se do ti puthte doren, nxori hanxharin dhe e goditi padishahun duke iu versulur e rrezuar nga kali.

Pas kesaj, ushtaret iu hodhen Milloshit duke e goditur me syngji, naxhake e kush me ushte e me biçake. E bene copa – copa Milloshin, por padishahu nuk shpetoi. Sulltani Gazi Murat Hydavendegjeri vdiq me 15 qershor 1389 ne vendin e qujtun Fushe Kosove. Nderkohe ushtaret sollen aty te birin e sulltanit te vdekur Jakubin dhe e vrane edhe ate per ti lene fronin vellajt tjeter Bajaziti me qellim shmangien e nje lufte per fron. Nga ana tjeter u vrane te gjithe banoret e Fushe Kosoves si dhe Llazari sebashku me shtatedhjetemije ushtare.

Kjo asht nje kujtese ne kete 628 vjetor per gjithe ne, per heroiken e stergjysherve tone ne mbrojtjen e familjes, lirise, fese e teritorit ballkanik.

Nga ajo dite fatkeqe e humbjes se Lidhjes Ballkanike, territori i gadishullit tone nuk ka pase kurrë me qetësi.

(Pjesë të marrura nga Burime Osmane (Lufta Shqiptaro – Turke, 1370 – 1530, perkthyer nga Selami Pulaha, 1968)

N. Selimi, 2017.

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar