PËRSËRI, BASHKË ME FUAT MEMELLIN…

0
735

Skicë:

Nga: Murat Gecaj

1.
Një lexues i vëmendshëm, tashmë, e di që Fuat Memelli, publicist e kineast dhe autor librash i njohur, ndodhet prej disa ditësh në Shqipëri. U mbushën rreth 7 vjet qëkur ai jeton familjarisht, në Boston të Amerikës. Po kokën e mban gjithnjë pas, atje në vendlindje, Sinicë e dashur e Korçës; në kryeqytetin tonë, ku ka shumë miq e dashamirë dhe në mbarë Atdheun e paharruar…

Dhe, çdo vit, Fuati vjen këtu si një dallëndyshe, mbushur me dashuri e mall, si për të afërmit, por dhe gjithë të njohurit e tij. Siç thotë populli, atij “nuk i zënë këmbët dhe…”, se nuk di ku të shkojë më parë e cilin të takojë më parë. Me atë dashamirësinë e shprehur, shpirtin e bardhë e buzëqeshjen e ëmbël, do që t’i shohë e t’i kënaqë të gjithë; të takojë sa më shumë nga të njohurit e tij: në punë, në veprimtari e krijimtari ose veprimtari të ndryshme, gjatë jetës.

2.
Këto, që shkova më lart, janë fare lehtë të verifikueshme, po të shohim fotot e publikuara në profilin e tij të Fb ose në portale të ndryshme. Ndërsa, unë dëshiroj t’u tregoj, shumë shkurt, për takimin e sotëm të Fuat Memellit, me një grup krijuesish e dashamirë të tij. Ndoshta, është rastësi, por ne ishim 11 veta, pra sa një skuadër futbolli…(ha,ha). Ja, cilët ishin këta arsimtarë e publicistë, poetë, shkrimtarë e studiues: Viron Kona, Sejdo Harka, Murat Gecaj, Përparim Hysi, Lida Lazaj, Eliverta Kanina, Ilinden Spasse, Kdri Tarelli, Namik Selmani e Vullnet Mato.

Në se doni të dini, se nga ishim ne, po ua them unë: Nga Tropoja, Tirana, Durrësi, Përmeti, Vlora, Korça, Devolli e tjerë. Të gjithë,, me të përbashktën-miq të Fuat Memellit. Prandaj, që pas shtërngimit të duarëve e përqafimeve të rastit, u shkëmbyen libra, por dhe u recituan poezi (nga Namiku) e u kënduan këngë (sidomos, nga vetë Fuati, Lida, Përparimi, Eli, Vironi, Sejdo etj.), aty në një lokal të theshtë, në Rrugën “Mine Peza” të kryeqytetit.

Por ne dhe ngritëm dolli për miqësisnë tonë të sinqertë e të pastër dhe shkëmbyem mendime e treguam ngjarje interesante e me humor, nga jeta jonë. Aty nuk harruam të përmendim edhe kolegë e miq, që nuk ishin të pranishëm e na kishin dërguar përshnëdetje, si publicistin e shkrimtarin e mirënjohur, Bardhyl Xhama-“Mësues i merituar”, i cili sot kishte shkuar te “Parlamenti i Fterrës”, në takimin e zakonshëm të ditës së shtunë. Ndërsa unë u përcolla përshëndetjen e mikes emigrante, me banim në Romë të Italisë, Eva Manxhari e të ndonjë tjetri

Ndër të pranishmit në këtë takim, plot mallëngjim e dashamirësi foli vetë Fuati. Ai tha se e ndjen vetën të gëzuar dhe të përtrirë, sa herë vjen në Atdhe. Por, njëkoësisht, përpiqet që kohën ta mbushë edhe me veprimtari krijuese. Ja, ai na tregoi se po punon për një film dokumentar, kushtuar vendlindjen, Sinicës dhe njerëzve të mirë të saj. Prandaj, këto ditë, ai do të bëjë një udhëtim në Greqi, për t’i takuar disa emigrant atje…

3.
Kështu, minutat dhe orët kaluam shpejt, pa u ndjerë. Këtë takim e fiksuam në mjaft fotografi, njërën nga të cilat po e publikoj, bashkë me këtë skicë modeste.

Në mbyllje të këtyre radhëve, duke përmbledhur mendimet e ndjenjat e grupit tonë të sotëm në atë takim, por dhe të dhjetëra e qindra të tjerëve, shprehim falënderimin tonë, që Fuat Memelli na bashkoi përsëri, si dhe në vitet e mëparshme! Gjithashtu, I urojmë nga zemra: Shëndet të plotë, mbarsi e krijimtari të panderprerë, gëzime e lumturi, vetjake e familjare!

Udhë të mbarë, kudo që do të shkosh, i dashur Fuat Memelli dhe përsëri e përsëri, u takofshim për të mira, në Shqipërinë tonë të dashur!

Tiranë, 3 qershor 2017