Pse Riza Milla të nderohet me mirënjohje nga presidenti i Shqipërisë?

0
836

Reagim i SHSHA-së në Çikago:

Në kuadër të aktivitetit kombëtar të SHSHA-së dhe në bashkëpunim me Odën Ekonomike Izrael-Amerikë në Çikago, më 27 shtator 2016, presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani pati vizituar këtë institucion të rëndësishëm ekonomik dhe të biznesit me theks të veçantë në politikat e bashkëpunimit ndërkombëtar për investime në Kosovë dhe Shqipëri. Me këtë rast presidentit shqiptar iu bë një pritje e ngrohtë nga miqtë tanë hebrejë dhe amerikanë, ndërsa ai në fjalimin e tij shpaloj fakte historike, që kishin të bënin me praninë dhe shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore (1940-1945) në Shqipëri. Kështu thotë për opinion SHSHA në Çikago për të hedh dritë për këtë ngjarje të rëndësishme kombëtare që ishte pjesë e organizimit me biznesmenët hebreiko-amerikanë.

Para se të vjen presidenti shqiptar në Çikago, TV Ilirët me producentin Gëzim Muhaj, patën marrë nismën që veprimtari më i vjetër i çështjes shqiptare në Ballkan dhe të Kosovës, Jusuf Azemi tashti në moshën 95-vjeqare dhe bashkëkohnik i Mithat Frashërit të nderohet për 60 vjet në shërbim të lëvizjes së madhe kombëtare shqiptare në Amerikë, afron këtë të dhënë SHSHA.

Në reagimin e SHSHA-ës thuhet se presidenti Bujar Nishani gjatë vizitës në Çikago pati vizituar edhe KSHA dhe me shqiptaro-amerikanët pati një takim të ngrohtë dhe në fjalimin e tij ai përmendi pritjen që iu organizua në Odën Ekonomike Izrael-Amerikë dhe angazhimet e shtetit shqiptar për të thelluar bashkëpunimin në fushën e investimeve në ekonominë e Shqipërisë. Në këtë takim që e kemi parë përmes kamerës së TV Ilirët, më i zëshmi ishte Riza Milla, i cili vite më parë e pati përqarë KSHA në Çikago dhe iku dikah duke e bërë KSHA nr. 2 dhe tërë aktivitetet dhe festat e ditës së flamurit (28 Nëntori) i bëri ndaras me “militantët” e tij. Është për të ardhë keq sesi R.Milla, si më i zëshmi në këtë takim fliste në vetën e parë për gjoja se (vetëm) ai paskësh bërë “aktivitet kombëtar në Çikago, duke i lënë pas shpine me dhjetra veprimtarë, që tash e 40 vjet janë krye të udhës kombëtare shqiptare në Ballkan, thekson në këtë reagim SHSHA.

Pse të nderohet Riza Milla me mirënjohje të presidentit shqiptar? – pyet SHSHA në Çikago, duke thënë se para këtij aktivisti përçarës të KSHA-së është dashtë të jenë: Ilaz Kadriu, Qazim Ismaili, Musa Zendeli, Gazmend Lleshi, Bardhyl Shatku, Mahmut Skenderi, Fatmir Hyseni, Pajazit Murtishi, Musa Dabeca, KF, Albanian Stars, Destan Aliu, Faik Ajroja dhe Hydajet Bregu (pas vdekjes) Nazim Halimi, Shkolla Shqipe, Kongresi i Manastirit, dhe dhjetra e dhjetra të tjerë shqiptaro-amerikanë në Çikago.

SHSHA në këtë reagim thekson punën shkel e shko të kryetarit të KSHA-së Bujar Breznica, i cili me rastin e propozimit për këto mirënjohje të presidentit shqiptar, ka lënë në harresë veprimtarët e dalluar të çështjes shqiptare dhe kësaj radhe nuk është dashtë të jetë emri i Riza Millës, ndonëse me sjelljet e tij përqarëse sot e kësaj dite, KSHA-ja nuk po mund të këndellet dhe të marrë për të mbarë, thuhet në fund të reagimit të SHSHA-së në Çikago.

(INA)

Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]