A po bëhet feja e shqiptarit bakllava turke e hurma arabe?

1
1558

Myslimanët në Shqipni janë ma të mirët në botë, pak me i gërvishtë, ata dalin të gjithë katolikë”,
At Zef Pllumi.

Gani MEHMETAJ

Shpesh kur duan ta barazojnë fenë myslimane me fenë katolike, disa nga mosdija, të tjerët nga djallëzia, thonë se edhe krishterimin e morëm me dhunë. Por historia e krishterimit dhe historia e islamizimit të shqiptarët ishte ndryshe. Krishterimi u përhap paqësisht në Gadishullin Ilirik, u shtri më parë se sa në Romë, sepse rruga nga Jerusalemi përmes Ilirisë kalonte. Krishterimi ishte kundërvënie perandorisë, përkatësisht kundërvënie skllavërisë. Flori e Lauri, dy martirë ilirë të krishterimit, varret e të cilëve hamendësohet se janë në Ulpianë (Dardani), i ndoqën dhe i vranë sepse e përhapnin krishterimin.

Përhapja e islamit në Gadishullin Arabik dhe në Afrikën veriore u bë më gjak e me gjenocid. Islamit e gllabëroi qindra vjet Spanjën. Edhe në Gadishullin Ilirik osmanët e imponuan me dhunë e masakre të papara myslimanizmin. Shqiptarët pësuan më së shumti. Prandaj është krejtësisht e pamundur të barazohen këto dy fe në mënyrën e përhapjes.

Pasaktësia e dytë është lutja. Nga mosdija a nga djallëzia disa përpiqen të mashtrojnë besimtarët, kinse edhe katolikët shqiptarë luten në gjuhë të huaj, në gjuhën latine. E kam besuar edhe vet në fëmijëri këtë gënjeshtër, derisa nuk e dëgjova meshën në kishën katolike të qytetit tim: prifti e besimtarët luteshin shqip. Të myslimanët lutjet fetare nuk bëhen shqip as sot, sepse sipas hoxhallarëve: Zoti kupton vetëm arabisht!

Megjithatë iluministi i përndritur e martiri, At Zef Pllumi, nuk e thotë me kot se: “Myslimanët në Shqipni janë ma të mirët në botë, pak me i gërvishtë, ata dalin të gjithë katolikë“.

Shqiptarët 1700 vjet ishin të krishterë, 250-300 vjet myslimanë, 50 vjet ateistë. Në Dardani e Maqedoni myslimanizmi e ateizmi u zëvendësua me ideologjinë e Pashko Vasës: “Feja e shqiptarit është shqiptaria“. Shqiptaria bëri gjëra të mrekullueshme, mobilizoi kundër pushtuesit serb, i neutralizoi hoxhallarët që ende e bënin punën e djallit, nxiti arsimimin e përgjithshëm, ndriçoi të luhatshmit edhe mendje mykurit, rilindësit u bënë pishtarë të së ardhmes, u zëvendësuan emrat myslimanë e katolikë me emra shqiptarë.

Kështu, Haziri, nuk e ripërtëriu emrin mysliman të babait te i biri, por e pagëzoi trashëgimtarin Ilir. Pali, braktisi traditën 1700 vjeçare dhe e pagëzoi të bijën me emrin Besa. Kjo frymë i mobilizoi shqiptarët në rezistencë e në luftë të armatosur, na orientoi nga Perëndimi.

Por më vonë gjërat sikur nisën të ngatërrohen. U përmbys sistemi ateist në Shqipëri, që e kishte plagosur rëndë shqiptarësinë. Në Dardani iu zu fryma shqiptarësisë nga grupet kriminale. Ëndrrat ua vranë, idealin ua bënë copë e grimë, pasurinë kombëtare ua zhvatën.

Kështu nga dëshpërimi, nga varfëria e nga propaganda me para e trushpërlarje, feja e shqiptarit po bëhet bakllava turke e hurma arabe, ndërsa flamuri kombëtar shumë shpejt, nëse nuk i del kush para kësaj murtaje, do të zëvendësohet me flamurin e pilafit e të kofshës së pulës, që po i hanë të babëzitur shqiptarët e uritur për iftar ndër çadrat selgjuke.

Ky brez që fenë e shqiptarit e ndërruan me fenë e bakllavave, të pilafit e të kofshës së pulës, nuk kanë Zot, nuk kanë komb, Fe, as Atdhe. Ata janë shtresa më fatkeqe e njëkohësisht më e rrezikshme e kombit.

1 KOMENT

  1. Shqiperia nuk ka qene ateiste per asnje dite, sepse religjioni eshte BESIM, dhe askush nuk mundet me ia ndaluar asnje njeriu te besoj ne çkadeoqofte. Ne kohen e sundimit te religjionit komunist, ne Shqiperi ndalohej vetem praktikimi i organizuar i religjionit te Krishter, Muhamedan, ose te cilit do tjeter religjion, perveç ‘religjionit’ Komunist, qe zbatohej dhe propagandohej.

    Sipas propagandes se religjionit komunist ne Shqiperi ishte PARAJSA, ndersa sipas relitetit ne Shqiperi ishte FERRI.

    Religjiozet komunist i ndaluan religjionet tjera per te vetmen arsye si vijon:

    Religjioni komunist nuk duron konkurence, dhe duke e verejte se religjionet tjera (Muhamedane dhe Krishtere) i benin konkurence per sasine e genjeshtrave, atehere religjioni komunist e ndaloi praktikimin e organizuar te rrenave religjoze.

    Por pas vitit 1991 kur u mposht religjioni komunist, filluan njerezit serish te praktikojne religjionet ne menyre te organizuar… pra jo vetem ne mendjet e tyre… sepse eshte e pamundur te mos kete besim Islam ose Krishter, per 45 vite, dhe pastaj menjehere te jene te afte religjiozet, te praktikojne religjionet.

    Sa i perket Islamit, eshte fakt historik se iu imponua me dhune secilit komb, duke perfshi edhe kombin Arab, i cili i pari ishte viktime e dhunes se religjionit Muhamedan… pastaj edhe shume popuj të tjere u dhunuan me kete religjion.

    Ne Kosove Islami sot perhapet sepse akoma ne vitin 2017 ka njerez qe mbajne emra Gani edhe mbiemra Mehmeti, …te cilet persona jane me te rrezikshem se ata qe hajne torte, bakllava, tiramisu, treleçe, portokalla, hurme, e veçanerisht ata qe hajne BANANE…

Komentet janë mbyllur.