HISTORINE E HODHE NË KOSH!

0
777

Prel Milani

HISTORINE E HODHE NË KOSH!

“Luli vogël lozonjarë”
grisi kopertinën e revistës
Gjithë “heronjtë kordhëtarë”
me gisht i fshiu prej listës
Luli vogël bukurosh
ç’i lëndove zemrat tona
historinë e hodhe ne kosh
Le partine pa shqiponja
Si hodhe ashtu Xhozin
si lulen që këputë era
Nga dritarja nxore Patozin,
Bregun si manushaqe ne ferra
E te tjerë, e te tjerë
sa çudite gjithë publikun
Kane thane te dijshmit e vjerë
Mos fut miq me krasite fikun
Harrove që Olimp na ngjiten
si ata nuk ka te tjerë
me bythë e thyen karrigen
edhe ranë ne humnerë!
Ju vërtetë ishit kampion
me Berishën Kapiten
koha ikën e fluturon
Një yll shuhet një yll lenë.
Ne greminë kamioni shkau
kush voziste ne timon?
Kush pat sy gjithkush e pau
mbushur plot korrupsion.
Për atë humbje te rende me tuç
As kurrkush s’mban përgjegjësi
Luli vogël kolopuç
luante cingla ne bashki
Harruat kush ju shenjtëroi
dhe u lau ne shi te florinjtë.
Vonë Luli, ju dëboi
O bythë -ftohur për karrige!
Si s’u ngopet si s’u frytë
dy dekada me lugë në bres
as kurrkush nuk do me ike
por ka rralle me hagër pshesh
Mos nxeheni si zorra ne prush
Ku ishit qe heshtët gjer dje
Luli dhe me mikun Ramush
po ngre republikën e re
Berisha luftoi si dre
miti tij s’ka te vdekur
Luli Republikën e re
s’e bën baron të vjetër.
Republika e re lumnuse
po vjen si Rilindja e Ramës
Bashkohen djalë nuse
me i marre shtëpinë Babës.