CIKËL POETIK “SANDOKANI RRON”

0
893

nga Poeti Zymer MEHANI

JE MARGARITAR

(SANDOKANIT)

I.
Të Shqipërisë BASHKIM….
E pate ideal
Shpirtin sa një mal
BASHKIMIN e Kombit
E pate synim
zemrën plot guxim
Kosovën shqiptare
E pate dashuri
Që t’rritet n’liri
Atdheu i bashkuar
Jo i ndarë në copa-
Ishte ëndërr jotja
Malet e atdheut
Pa arinj e derra
I doje përhera
Fushat e paanë
Lulëkuqet përherë
Për ty kishin vlerë
Qiellit të atdheut
Shqipja n’fluturim
Ishi yti gëzim
Në t’atdheut altar
Je margaritar
I vërtet shqiptar

II.
Të dua,Kosovë…
Llap edhe Gjakovë….
Dhe ty, Mal i Sharrit
Kullë e Adem Jasharit….
Të dua, Kosovë….
Drenicë dhe Rugovë
Ty, Lule e Ballkanit-
Atdhe i SANDOKANIT
Të dua,Kosovë…
Gallap e Stagovë
Motër e Medvegjës
Atdhe i Abedin REXHËS
Të dua,Kosovë…
Bajgorë e Kaçanik
Fushë me lulegjaku
Ty, truall ilirik
Të dua,Kosovë…
Gjuhë shqipe, flamur
Ty, djep që e rrite
T’madhin Bajram Curr
Të dua,Kosovë…
Se linde Zahirin,
GONEN, Nuhi Gecin
Ylfeten, Fatmirin
Të dua,Kosovë…
Kreshnike,shqiptare
Sulltanëve e mbretërve
Këtu u hape varre
Të dua,Kosovë..
Dashuri e Kushtrim Jasharit
Lule e Nënë Shqipnisë
Zemra e Dardanisë

III.
Ç’është kjo gjëmë e ç’janë këta topa
Ç’janë këto tanke me ushtri
Ç’janë këto krisma, ç’ dridhet toka
Ç’janë këto flakë,ky tym i zi
Paska ardhë hasmi në derë
N’t’katër anë seç dridhet trolli
Për t’na marrë liri dhe nder
Ka bërë plan okupatori
Paska ardhë hasmi n’derë t’kullës
Për t’na vrarë,për t’na grabitë
-Ndale turrin,biri shkinës
Bijtë e Shqipes i ke në pritë
Sot me ne është tërë Kosova….
Prej Bajgore e n’Kaçanik
Nuk e ulim kurrë Flamurin
S’e kem mendjen për t’u koritë
S’ndalen pushët me rafale
Ndihet zëri i SANDOKANIT
Jehon mali edhe fusha:
-Bini, vëllëzër n’kokë dushmanit!
-Bini, djem si ju ka hije
Ta bëjmë luftën për vatan
Thërret vëllezërit,u jep zemër
Komandanti SANDOKAN
Dhëmbë më dhëmbë me gjakatarin
Luftojnë trimat pa u ndalë
Si luaj e shqipe mali
Nënë Kosova po çon fjalë:
-SANDOKANIN e kam djalë
Rritë me lotët e këtij trolli
Ia kam dhënë gjirin hallall
Më del zot si Mic Sokoli….
-Ndale turrin,bir i shkinës
Se të djeg,t’kalli qe besa
Kurrë s’lejoj t’m’i shkelësh trojet
Se mua m’thonë ABEDIN REXHA!