KUSH DO TË MERR PËRGJEGJËSINË PËR RËNIEN E LDK-së?! (1)

0
816
LDK logo

Rënia e LDK-së (1)

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Publikuar në profilin e autorit në Facebook

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka humbur udhën në oborrin, por për fat të keq askush nga të pranishmit në oborrin e saj nuk po shqetësohet. Askush nuk ka menduar se kjo parti do të shkon në zgjedhjet e saj me vetëmashtrim të cilin ua pata demonstruar në shtatorin e vitit 2015, disa reformatorëve në një takim në Prishtinë. Për fat të keq ata u zgërdhinë por asnjëherë nuk patan kuraje të dalin me qëndrime, me program dhe me një platformë se si duhet të bëhej reformimi i partisë e cila kishte nevojë. Loja ngri e mos shkëput tashmë ka mbledhur një konglomerat që as vet Isa Mustafa nuk do të kishte ditur për ta zgjedhur ma keq dhe ma tragjikisht.

Përsëri LDK-ja pranoi të shkojë në zgjedhje me duar në xhepa, pa asnjë program, pa asnjë platformë politike të besueshme se ma në fund partia e Ibrahim Rugovës është këndellur dhe është e gatshme t’i marrë përgjegjësitë që ia ngarkon koha, por jo me deklarata shterpe dhe pa asnjë personalitet që ka karizëm politik.

Taktizimi i komunistit Isa Mustafa sipas modelit të Adem Grabovcit, tërheqje nga Shef i Grupit Parlamentar, por jo edhe nga posti si punëdhënës i Kompanisë “PRONTO”, i ka shërnyer Isa Mustafës për t’u tërhequr nga lista zgjedhore, për të pasur rolin vendimtar në projektin e tij antidemokratik për ta shkatërruar përfundimisht LDK-në që për fat të keq nuk është kritikuar nga asnjëri nga kandidatët e mundshëm për listën zgjedhore.

Po ashtu Isa Mustafa, nuk është kritikuar për dëmin kolosal që ia shkaktoi partisë dhe Kosovës. Kandidatët, sidomos ata që shtireshin si të rebeluar, nga frika se nuk do të përfshihen në listën zgjedhore iu nënshtruan pa kushte Isa Mustafës. Mjafton seanca e fundit parlamentare ku asnjëri nuk pati guxim t’i thotë Isa Mustafës jazëk të qoftë për demin që ia shkaktove Kosovës dhe shkatërrimin që ia bëre LDK-së, por secili që dilte në foltore tha se ka shkruar një referat por nuk po e lexon, hanë se nuk e kanë votuar qeverinë, por e mbronin rënien e qeverisë.

Vaji dhe gjëma e tyre atë ditë pat futur në dhé gjithë Kosovën. Pat edhe asi deputeti që në një seancë parlamentare është deklaruar se është i gatshëm t’ia merr gjysmën e burgut një komandanti të UÇK-së që ishte dënuar nga drejtësia kosovare, kurse ditën e mbramë nga fobia se Isa Mustafa nuk do ta fus në listë qe në gjendje të gjithë udhëheqjen e UÇK-së t’ia dorëzojë Gjykatës Speciale.

Kjo demagogji atij dhe atyre që ishin për reforma iu shpërblyer me futjen në listën e mundshme për kandidat. Por a e ka analizuar dikush përbërjen e kësaj liste, për të parë se çfarë solucioni përbën lista e kandidatëve të LDK-së.

Sa prej tyre e patën tradhtuar LDK-në duke kaluar në subjekte e parti të tjera. Po të njëjtit janë kthyer me një militantizëm të pashembullt në LDK.

Sa prej tyre kanë aderuar në LDK, pas vdekjes së dr. Ibrahim Rugovës dhe sa të tjerë në kohën e Isa Mustafës. Këtu nuk e kemi fjalën për gjeneratën e re e cila nuk ka pasur mundësi më herët, por për atë strukturën që e patën lodhur dr. Rugovën dhe LDK-në duke e penguar, duke e shantazhuar në përpjekjet e tyre për shtetin ligjor.

Sa prej tyre vijnë me trajnime të bollshme nga Instituti-Kolegji “RIINVEST” dhe sa ky “Invest i Ri”, ka lidhje strategjike me “Novo Invest”, kudo nëpër botën sllave?! Por fatkeqësisht askush LDK-ja dhe veçmas nga ata që pritet se reformojnë LDK-në e kapur nga Isa Mustafa, nuk e kanë kritikuar, përkundrazi lidhin duar e bëjnë selfie duke mos merakosur për solucionin, pjesë e të cilit janë bërë me vetëdije.

Asnjëri nga kandidatët e listës zgjedhore, nuk ka bërë asnjëherë thirrje për të mos eliminuar themeluesit e LDK-së, përkundrazi nën sloganin “Tradita vazhdon”, ata i kanë eliminuar të gjitha personalitetet e vyeshme, të ndërgjegjshme dhe të dinjitetshme që e kanë themeluar LDK-në. Edhe pse të gjithë e dinë se disa sish në jetën publike janë mjaftë aktiv.

Po me sloganin “Tradita vazhdon”, LDK-ja edhe kësaj radhe ka futur në Listën Zgjedhore, kandidat që nuk kanë pasur teserën e partisë asnjë ditë më parë. Kjo “traditë?!” e lëndon demokracinë dhe ia humb rëndësinë besnikërisë dhe angazhimit në LDK, për 27 vjet me radhë. Le të predikojnë të tillët për demokracinë që zbatojnë ata, për konkurrencën dhe mënyrat tjera të avancimit në parti.

Pastaj në listën e LDK-së, janë futur emra të cilët kanë qenë të involvuar në shkatërrimin e dy degëve të LDK-së në Diasporë. A do të kenë kuraje këta kandidat ta kërkojnë votën e familjarëve të tyre. Ndoshta ndonjëri sish e bënë këtë, se marrëzia brirë nuk ka, por e vërteta qëndron se askush nga kjo listë nuk e ka thënë një fjalë të vete, qoftë për të shprehur keqardhje për veprimet e kolegëve të tyre për ta shkatërruar, sidomos Degën e LDK-së në Zvicër.

Tashmë këta kandidat do t’i shpalosin programet e tyre, po këta do të premtojnë dhe po të njëjtit do të deklarojnë se Diaspora është kështu dhe ashtu, por asnjëri nga ta nuk u bë avokat i Degëve të LDK-së në Diasporë, veçmas i asaj në Zvicër, për tua bërë me dije institucioneve përkatëse për shkeljet e rënda të demokracisë që Isa Mustafa po ua bënë degëve në Diasporë dhe proceseve në përgjithësi.

Tashmë LDK-ja është në fushatë zgjedhore me një konglomerat konceptesh dhe me barrën e krimit të përbashkët për shkatërrimin e kësaj partie në emër të reformave antidemokratike, e bënë LDK-në të pafuqishme karshi oponentëve të cilët si duket këto zgjedhje i kanë marrë më seriozisht se sa koalicioni i majtë që kundërmon ndikimin serbo-rus në Kosovë!

St. Gallen, 29.05.2017