Janë të tjerë gazetarë survejues dhe rezidentë të sigurimit, që kanë burgosur dhe internuar shkrimtarë të kulturuar dhe nuk eshte zonja Diana Çuli redaktore shembullore e talentuar. Gazetare moderniste e përkushtuar dhe humaniste e admiruar.
Nga SALI LEKA
Dy fjalë të urta të popullit thonë: Vajmedet ç’na ka gjet. Nga na vjen ky ibret dhe mysibet? Si po na vjen nga mos e pret si fort po na jep siklet?!
Duke i ditur këto dy fjalë të urta shumë të çmuara, jam skandalizuar kur instituti për studimin dhe zbulimin e krimeve të komunizmit ka thirrur në studio televizive zonjën Diana Çuli ish redaktore letrare në kohën e komunizmit.
A. Tufa titullari dhe drejtori i krimeve të komunizmit D. Çulit iu vërsul. Jeni fajtore e madhe! Keni burgosur poetin Vilson Blloshmi, pastaj e pushkatuan në vitin 1977. E burgose e pushkatove poetin Vilson Blloshmi se i korrektove, i seleksionove dhe i ekspertove keq dy poezitë e poetit të pushkatuar.
Këto fjalë të A. Tufës janë mysibecka dhe gelbocka. Janë paçavure obskurantiste, që kanë 25 vjet që llomotiten dhe gumzhiten nëpër studio televizive narciziste antihumaniste.
E drejta dhe e vërteta e dobishme qëndron ndryshe. Diana Çuli gazetare dhe redaktore letrare shembullore nuk e ka burgosur Vilson Blloshmin, as e ka pushkatuar.
Vilsoni nuk është burgosur për letërsi, as për tregime as për libra me poezi, dhe nuk ishte poet, as shkrimtarë me libra.
Vilsoni botoi dy poezi njërën për Saharanë e Afrikës, por në kohën e komunizmit nëpër faqet e gazetës “Bashkimi, Drita, Zëri i Rinisë dhe revista Nëntori” kanë botuar nga dy, tre dhe katër poezi dhe tregime 750(shtatëqind e pesëdhjetë) djem dhe burra, vajza dhe gra, por 450 (katërqind e pesëdhjetë) prej tyre nuk ishin shkrimtarë, as poetë të talentuar, por kishin dëshirë dhe vullnet për të lexuar dhe shkruar.
Kurse 350 (treqind e pesëdhjetë) djem dhe burra, vajza dhe gra intelektuale me arsim dhe kulturë letrare artistike ishin shkrimtare, poete, dramaturge, artiste dhe regjizore moderniste të talentuara, por 125(njëqind e njëzet e pesë) prej tyre u burgosën, u internuan, u përsekutuan deri në agoninë e shpirtit.
Më burgosën edhe mua shkrimtarin Sali Leka në ato vite me 85(tetëdhjetë e pesë) libra, por nuk i botuan, i mbyllën, i censuruan në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” Tiranë.
Burgosën, internuan dhe tmerruan egërsisht të njohurit dhe shokët e mi shkrimtarët, poetët dhe dramaturgët modernistë të kulturuar, Fadil Paçrami, Todi Lubonja, Hasan Petrela, Kujtim Spahivogli, Kasem Trebeshina, Mitrush Kuteli, Petro Marku, Frederik Sokoli, Sejfulla Malëshova, Zyhdi Morava, Xhemal Broja, Piro Kuqi, Daut Gumeni, Pano Taçi, Kapllan Resuli, Renato Rrapi, Musine Kokalari, Dhora Leka, Drita Çomo, Fatbardha Spahiu redaktore shembull dhe model eposik si Diana Çuli.
A.Tufa dhe të tjerë si ai duhet të dijnë se redaktori e kishte dhe e ka për detyrë kombëtare historike të korrigjojë dhe të korrektojë mangësitë ortografike, metaforike, sintaksike, stigmatike, sarkastike, glorifike dhe hiperbolike të poezive dhe tregimeve që botohen në gazeta e në libra.
Zonja e nderuar Diana Çuli gazetare dhe redaktore letrare artistike e ka bërë shumë mirë punën në vite dhe dekada, punë e dobishme humaniste moderniste kombëtare historike.
Kurse 85 librat e mia dhe 2750 poezi dhe tregime të vërteta të dobishme njerëzore i kanë ortografuar, korrektuar, metaforikuar, sintaksuar dhe mrekulluar si perla brilante të larmishme, i kanë shkëlqyer si diamante të çmuara të mahnitshme redaktorët e kulturuar me vullnet të aftësuar Perikli Jorgoni, Piro Tase, Spiro Dede, Enver Bitri, Fatbardha spahiu në drejtimin modernist artistik të redaktorit fisnik eposik Dhimitri Fullani në shtëpinë botuese “Naim Frashëri“ Tiranë. Fatbardha Spahiun e internuan, e përsekutuan egërsisht dhe vdiq mjerisht, por A. Tufa nuk e ka zbuluar mizorin, zuzarin dhe përsekutorin që internoi Fatbardha Spahiun, Hasan Petrelën, Xhemal Brojën, Kujtim Spahivoglin, Dhora Lekën, Drita Çomon, por na qenka lodhur gjashtë vjet duke zbuluar mizoren dhe përsekutoren Diana Çuli.
E vërteta është se Vilsonin as nuk e ka survejuar, as spiunuar në organet e sigurimit Diana Çuli, se nuk ishte rezidente e paguar e sigurimit, por ishin të tjerë gazetarë zuzarë, gelboc, zgërdhec survejues të sigurimit kundër 125(njëqind e njëzetë e pesë) shkrimtarëve humanistë modernistë të kulturuar, por u burgosën, u torturuan, u masakruan dhe poeti i ri Renato Rrapi dhe nga torturat e tmerrshme kaloi në depresion dhe akoma sot as flet, as shkruan.
Kurse poetin Trifon Xhagjika e pushkatuan se ishte demokrat modernist dhe antikomunist i betuar. Edhe në sallën e gjygjit Trifoni prokurorit i tha: Deklaroj dhe vërtetoj me dëshirë dhe vullnet jam poet dhe kam folur dhe shkruar kundër mizorizmit dhe komunizmit enverist.
Ashtu si poeti Trifon Xhagjika janë pushkatuar dhe gropos pa varr 2500 djem dhe burra intelektualë të kulturuar se ishin demokratë moderinistë dhe antikomunistë të deklaruar por Vilson Blloshmi nuk ishte as modernist, as demokrat, as antikomunist, dhe nuk është burgosur për letërsi, as për drejtësi dhe demokraci, por u burgos, u pushkatua për motive ordinere që unë do ti tregoj në një shkrim tjetër, por sot theksoj: Titullari i institutit ta studimit dhe zbulimit të krimeve të komunizmit, drejtori Agron Tufa as ka zbuluar, as ka demaskuar, as ka për të demaskuar asnjë survejist vandalist, zuzarist, skrupsist të sigurimit komunist enverist.
Agron Tufa dejuro është drejtor instituti, por defakto është spekullator dhe manipulator skurruti, skurriku ashtu si janë edhe studiot televizive ku ulet A. Tufa dhe zbraz gelbockat spekullante dhe broçkullat manipulante. Që kur është burgosur antikomunisti i admiruar Todi Lubonja Shqipëria nuk ka televizion mediatik të hapur publik më vizion humanist demokrat, për të folur dhe publikuar të drejtën, të vërtetën. Në fakt ka shumë televizione por bëjnë emisione me sajime dhe trillime, gënjeshtra, manipulime dhe shtrembërime të rëndomta nën maskën se po demaskojmë komunizmin, por e vërteta qëndron ndryshe: Këto studio mediatike ofendojnë dhe poshtërojnë brutalisht dhe vulgarisht njerëzit intelektualë të përkushtuar me kontribut të çmuar ashtu di Diana Çuli gazetare dhe redaktore shembull e model për tu vlerësuar.
Në ato vite të diktaturës mizoriste në Vlorë, Fier, Lushnje dhe Berat ishin 70 shtatëdhjetë djem dhe vajza letrare që shkruanin poezi dhe tregime të mrekullueshme, por nga mos botimet dhe censurimet shumica e këtyre djemve dhe vajzave e ndërprenë letërsinë dhe nuk shkruan as nuk dërguan për botim nëpër gazeta.
Unë shkoja shpesh në Vlorë, Fier, Lushnje dhe Berat u takoja bisedoja me letrarë të rinj me dëshirë dhe vullnet për të shkruar dhe lexuar. Dy vajza letrare guximtare dhe krenare Liljana dhe Albina disa poezi mi dhanë mua si kujtim. Unë i mbaj dhe i ruaj si thesare të çmuara.
Sot po citoj dy poezi lirike erotike të poetes Liljana
E nisim me poezinë e parë
ARRA VJESHTE TË BUTA E TË NJOMA
Fol i dashuri im fol pa hezitim
Se unë nuk të pyes, a je burrë apo trim
Por të them me gëzim e admirim
Thojt e durve tuaja janë për mua, thelba are
Arra vjeshte të buta e të njoma
Që unë i përtyp në gojë me uri e shije
Ashtu thojt e duarve tuaja i dashuri im
Unë i puth i thith me afshim ëmblësi e pandalim
Aty bashkë të dy me dashuri e kënaqësi ulur në hije
Me flokët e faqet e mija që lëdhatojnë
Gushën e mjekrën tënde sevdalije e meraklije
Pa të bërë ty imponim, as detyrim
Më puth e më thith thojt e duarve të mia
As të lavdërohem e të krenohem
Për gushën, gjijt e sisat e mija
Që janë si mjalti nektarin e pjalmin
Por të lutem e të mallëngjehem me përmallim
Afroje e puqi buzët tuaja me sisat e mia
Me faqet, vetullat e buzët e mia
Edhe me kërthizën e kofshët e mija
Ashtu bashkë ta lumturojmë jetën tonë
T`i gëzojmë e t`i kënaqim zemrat tona
Aty mbaje edhe natën deri në orët e vona
Të na shohin Kruja, Durrësi, Tirana e Vlora
Poezia e dytë
SA TË DALI HËNA
Eja i dashuri im, eja me shumë besim
Me shumë besim ke unë me betim
Me mua e me ty me gëzim
Eja shpejt i dashur, sa të dali hëna
Unë s`kam frikë i dashur, nga asnjeri
As kam turp nga babai, vllai motra ee nëna
Edhe ditën me u puth me ty, veç me ty
Por kam etje e dëshirë të madhe
Natën të shetis nëpër lëndina e livadhe
Bashkë të dy si pëllumbeshë guximtare
Flutur e sorkadhe edhe lart në male
Të pi ujë me vesë gojë më gojë me ty
Ashtu me sytë nga hëna
Gji e m`gji e buz m`buzë me ty
Deri sa të lind dielli përsëri
Deri sa të mbushemi ne të dy
Unë e ti me dashuri, kënaqësi e lumturi
Eja i dashuri im me hov e vrull e fluturim
Si pëllumbi, skifteri e bilbili në ajrim
Eja me dritën e hënës plot shkëlqim
Me trupat tona fildish, qelibar e të dalldisur
Të zhveshur pa rroba, pa fustane, as këmisha
Por të freskuar e të stolisur
Me lule burbuqe, dafina e manushaqe
Me pupla thëllëze, mëllëja e grifsha
Të dy bashkë gushë më gushë e faqe m`faqe
Të dy përkrah në çdo fshat e lagje
Liljana poetesha Lushnjare Myzeqare në fakt banonte në Lushnje por ishte e ardhur në qytetin e Lushnjes, por e donte shumë Lushnjën dhe Myzeqenë dhe e quante veten poete Lushnjare Myzeqare .
Edhe Albina ishte Përmetare guximtare. Albina tregimtare e mrekullueshme. Unë i lexoja me shumë vullnet gëzim dhe admirim tregimet e Albinës. Me Lilianën dhe Albinën e mahnitshme unë kam shumë ngjarje për të treguar, por sot theksoj: Në vitet 1967-1987 njëzet vjet djem dhe burra, vajza dhe gra kishin dëshirë dhe vullnet vital për të shkruar dhe lexuar poezi dhe tregime, por i pengoi, i bllokoi censura vandaliste brutale, zuzare dhe vulgare dhe i tmerroi, i diskriminoi, i masakroi deri në burgosje dhe internim me stërmundim, por këto mënxyra makabre nuk i din, nuk i ka shikuar drejtori Agron Tufa se nuk ishte i burgosur, as i internuar nga mizorizmi komunist.
Prandaj e theksoj e përsëris Agron Tufa as ka zbuluar as ka për të demaskuar asnjë krim mizorist të diktaturës antihumaniste antidemokratike gjakatare makabre e tmerrshme e llahtarshme, por ka për të zbrazur të tjera gelbocka, nëpër studiot televizive.
Kurse unë kur u burgos drejtori humanist i televizionit shqiptar në Tiranë Todi Lubonja jam betuar mos të dal me folur në televizor me këta spekullantë skurrikë mediatikë të angazhuar, për gënjeshtra, trillime, shpifje skandaloze dhe shtrembërime monstruoze kundër njerëzve mendimtarë fisnikë dhe intelektualë guximtarë eposikë.
Shkrimtari Sali Leka
Cel: 068 38 55 304