Shqiptari

0
1164

Dionis Xhafa

Ma dëftuan shqiptarin. Më thanë është njeriu i parë mbi tokë. Ja ku e ke.

Ku? – thashë. E ç’më përshkruan thanë se është gjigand, një perëndi mbi tokë, një rob që njërën këmbë e ka në Adriatik e një në Oqeanin Paqësor. Më thanë: – shiko, mbrëtërit, lavdi e zotërime plot nga Afrika në vende që s’i kishte shkelur njeri. Shqiptari i ka shkelur, me luftë, me gjak. E ma plasën edhe librin e madh të historisë.

U zhvesha në ishullin tim, thashë mos ta marr atë libër e lakuriq hyra në shpellë për të parë këtë përbindësh që s’e kisha dëgjuar, që na qenkësh shqiptari. Prisja të shembej shpellë e kullë. Kur doli një morr, njeri i shpërfytyruar, i vrarë e masakruar, shëmtuar ishte, por nga ana tjetër keqardhje ndjeva, si ishte katandisur ashtu. Epo thanë ka qenë ndryshe më herët. Në kohën e dinozaurve me siguri, thashë me vete.

Ç’ironi e poshtër.
Librin e mbushin me perëndi, detin e pijnë vetë!