Niko Thaçina sipërmarrësi nga Dukagjini

0
2100

Gjin Musa, gazetar

Aty ne zemer te turizmit, pak metra larg Vatikanit eshte nji hotel – model, qe ka per pronar Niko Thaçinen dhe bashkeshorten Italiane Claudia.

Po kush eshte Niko Thaçina?
Babai i tij, Mhill Thaçina, nji burre me emer dhe popullaritet, i lindur ne fshatin Nderlysa te Shales, i martuar në Shalë me Katrinen nga fshati Abat, jetojnë prej shume vitesh ne Tiranë, kane dy djem, Arianin, i cili ka mbaruar Akademinë e Arteve ne pikturë, sot nji piktor i nderuar ne Tiranë.

Nikolini qe ne femijerinë e tij te vogel apasionohet pas futbollit, angazhohet ne klubet e kryeqytetit si portier.
Karrieren do ta fillonte me ekipin e Partizanit, dhe tek bisedojmë sot me Nikon, te flete me nostalgji per shoket dhe miqtë, kujton trajneret e atyre viteve Sulejman Staroven dhe Hasan Liken.

Nikolini eshte i datelindjes 1974, kujton vitin 1992 kure ekipi i Partizanit vjen per nji stervitje disa ditore ne qytetin e Ternit diku 100 km large nga Roma.

Ne sterviteshim çdo dite, me habiti fakti qe nji dite me therret nji arbiter Italian, dhe me thotë dini te flisni Italisht, une ju pergjigja po, aty filloi edhe miqesia me nji Italian, i cili me thotë mos shko ma ne Shqiperi, do te gjeje nji skuader ku te aktivizoheshe si portier.
Pasi u lidha me familjen mora edhe vendimin qe te mbetem ne Itali.

Aktivizohem ne nji skuader periferike, ku edhe u bera i populluar si nji portier me mjaft reflekse.
Aty nga viti 2004 ne nji pushim veror une njifem me vajzen Italiane, e cila tani eshte bashkeshortja ime dhe kemi nji djal 12 vjeç, i cili quhet Danilo, stervitet rregullishte ne zinxhirin e moshave tek klubi sportiv i Lazios.

Eshte po viti 2004, qe vij perfundimisht ne Rome, ku filloj jeten e re si menaxher i nji hoteli, qe e kishin ne pronesi prinderit e bashkeshortes.

Ishte nji jete e re, nji pune e re, ndertimi i nji familje te re, pra gjithçka ishte nga themelet e ndertimit te nji jete bashkeshortore.
Niko me spjegon se ne kete hotel akomodohen deri ne 75 persona, nji pasterti shembullore, sherbim i perkryer i personelit qe administron hotelin, jane plot 12 veta, nacionalitete te ndryshme, Italian, Rumunë, Moldavia dhe Egjypti, me te gjithe Niko ka mardhanje teper miqesore.

Ne kete hotel mbi 60% i kemi te prenotura nga turizmi i jashtem, pra vete vendi ku eshte hoteli na favorizon te kemi klientelë te bollesheme.
Ne ishim per ta takuar ne mengjes Nikolinin, brenda ne bar nji pasterti shembullore, secili i sherbente vetevetes me ate qe i pelqente,(mengjesi perfeshihet ne pagesen e dhomes).

Ajo qe na ra ne sy ishte vertet interesante, Niko kishte afishuar pikturat e vëllajt te vet Arianit, piktura qe te lene pa fjale! Piktori ka derdhur talentin, çdo vizitor ndalon perpara ketyre pikturave, dhe te duket se ato punime duan te thone diçka te vertet, jane piktura nga dora e artë e nji shqiptari, qe jeton ne Tiranë, eshte djali dhe nipi i Shales kreshnike, qe keto piktura jane bere enkas për hotelin, ku punon vëllai i Arianit, Niko, fjale pake e pune shume, gojë mjaltë dhe i qeshur si vete natyra e tij.

Tek Niko eshte e meshiruar atdhedashuria per vendelindje e prinderve tij, biseda si pa dashur zhvendoset ne Dukagjin, aty ne Nderlysa, ne Breg Lumit e ngjitemi teke vendelindja e Nanes Katrinë ne Abat te Shales.

Ashtu tek po veshtroja Nikolinin qe po fliste dhe fetyra i qeshte, thashe me vete: nuk kane thane kote dikur motit. “Nimo Zot, e ora e Shales“.
Kudo qe shkon ne Itali apo deri ne SHBA djemtë e Shales kane bere emer ne biznezet e tyre, po na kane lartesuar edhe neve emerin si Shalnian, sa krenarë ndihemi per keta djem dhe burra, qe kane ditur te integrohen ne jeten Europiane.

Jam ne Romë qe nga viti 1995, kohe kur u ketheva nga Gjermania, po tani vone mesova qe aty ne zemer te Vatikanit dhe te Romes na qenka nji djale i lindur dhe i rritur ne Tiranë, por gjithmonë me zemer dhe me shpirt tek bajraku i Shales, tek vendelindja e prinderve.

Nikolin Thaçina karakterizohet nga shpirti human, ndihma per njerzi ne nevoje, Nikolini dhe bashkeshortja Claudia jane paqyra e zemergjeresis, jane lidhjet pa paragjykime, eshte ndertimi i nji jete bashkohore dhe moderne.

Niko me flete me shume respekte per prinderit e gruas, i duan Shqiptaret dhe Shqiperinë, prinderit e mi – thotë Nikolini ku nuk kane shkuar ne udhtime turistike jashte Italisë, po me shaka i them Nikos, juve keni udhtuar jashte Italisë? Me plot modesti ai me pergjigjet, nuk ka vend te botes qe te mos kemi shkuar gjate pushimeve verore me djalin dhe bashkeshorten.

Po e ardhmja e juaj, cila do të jete Nikolin?
Po te pergjigjem shkurt dhe prere, jam duke zgjeruar hotelin do i blej te gjitha keto hyrjet, mendoj qe edhe djali do ndjeki rrugen time… me gjithëse e do shume sportin, por e doja edhe une, por ja ku perfundova ne biznezin e hotelerisë.

Largogemi nga Otoviana dhe pse me ndjek buzëqeshja e ketij shqiptari, ketij djali tashma me emer te nderuar ne Romë dhe ma gjere.
Niko Thaçina larteson emrin e Shqiperisë, larteson emerin e prinderve te vet, larteson emrin e madh te Dukagjinasit.