Me poetin Veron Hoxha

1
1379

Po kush eshte poeti ne fjale Veron Hoxhaj?

Linda ne fshatin Topojan te rrethit Përmetit, me pëlqen te shkruaj, poezia është nektar i shpirtit tim, me rrugëton tek e djeshmja, e sotmja dhe ne vazhdim, Jam autor i 4 librave dhe jam duke pregatitur per librin e pestë, jetoj ne Greqi ne Lero dhodhekanis me dy fëmijet e mi dhe familjen time te mbrekullueshme, malli për Atdhene ishte dhe do ngelet mall i pa shtershëm në shpirtit tim. PRINDI Nëna është bletës, Babai është kollonë, Fëmija është jeta, Se për atë jeton. Jeta është e jotja, Ashtu si tu dhurua, Fëmija kur u rrit, U nda se u martua. Ty të la të plakur, Vetëm pa fuqi, Ti prapë rri mendon, Fëmija a, ha. a pi. Domaten e presin Dhe e han me krip mbi tavolinë Lekët i kursejnë, T’ia u japin kur te vinë. Sytë i mban te porta. Me ankth të përvëluar, Nuk flenë po rrinë të zgjuar, Mbi shtrat duke menduar.

Prindi nuk do lek, Dhe as pasuri, Kërkon pak aromë, Nga gusha e ti. Prindi lind dhe vdes, Me ankthin në gji, Për çup dhe për djalë, Dhe për pjelljen e tij.Veron Hoxhaj MOS MA SHANI MËMËDHENË Se kam mall shpirtin ma brenë, Shumë dhe shumë Shqiptar, Të ikur nga Shqipëria, Flasin shajnë Mëmë-dhenë dhe hallet e tija, Ta quash veten Shqipëtarë Është nder dhe krenari, Nga viset ti ku herdhe, Nga e bukura Shqipëri. Shqipëria është perla Dhe toka e bekuar, E shtrenjt dhe shum relike Parajsa më e çmuar. Duaje Shqipërinë, Dhe tokën e të parit, Perlën ti nga herdhe, Tregoja çupës dhe djalit. Futi mallëngjimin, Fol gjuhën antare. Mos shikoni interesin, Dhe boten e madhe.

Thoni sa të doni Qe s’jemi Shqiptar, keni gjak Shqiptari Ju gurgullon si llavë. Sharlatanet, politika Dhe keqbersi njeri, Jan ata qe sjellin Mos-marr-veshje te vuajtja njeri. Shqipërin dhe vendlindjen Ruajeni amanet, Aty thell në zemer Si pjalmin te këmbet bletë. Veron Hoxhaj MALLËNGJIM Malli më ka marë, për ty Babi im, zemra po më digjet, dukem si jetim, kur do vish, o babi nga mërgimi shuar mbi bordurë të rrugës loti me ka kulluar. Mami më thëret dhe me blethë si klloçka prapë un ri e pres, sytë i mbaj nga porta. Më mungon aroma, për ty babi im, kur me ledhatoje mbi prerë flija gjumë. Në ëndërr me fluturat livadhe pa fund, po kur zgjuhem Babai nuk të gjej kërkund, malli më shkrumbiti shkova në telefon loti pika, pika numrin ralizonë.

Kur të dëgjoj zërin, zemra më gufon lot nga syri Mamit si çurga pikon, hajde, Babi hajde, lëre pasurinë ktheu ti në Mëmëdhe të mos kem, mallëngjimë. Ah e shtrenjtë e Babit, o ylli polar për një jetë të mirë, mërgimin kam mar, ah moj bija ime po digjem si llave, bukë e krip te ha vetëm të kem pran. Veron Hoxhaj ÇARË ËSHTË VAJZA Vajza është si ëmbëlsirë, Është si guri xhevairë… Është si ylli e është si hënë… Është si gonxhe për te qene… Është si dielli kur agon… Pika e vesës kur pikon, Vajza është si një sorkadhe, Është si thëllëza mbi male… Është si qofkëla si bilbili… Është si rjedha te burimi… Është oazë me lule shumë, Është e kthjellët si një lumë… Është çapkëne ka lezet, Si dielli në rruzullin e vetë.


Veron Hoxhaj

MALL

Këtu u linda këtu u rrita
Këtu kalova fëmijërinë,
Këtu hodha hapat e para
Shpirt dhe mendje këtu me rrinë.

Këtu fillova belbëzimin,
Këtu thash fjalën mama
Këtu rrugëtova këmbë zëbathur,
Këtu kam malli zemra mu blua.

Këtu e lash nga këtu ika,
Larg shumë larg dhe në mërgim,
Dit dhe natë mua me djeg malli,
Për vendlindjen vendin tim.

Malli ishte dhe do ngelet,
Si krimb mole i tërbuar,
Me dy dhemb kthetra açali
Rrëzon pemët duke bluar.

XHELOZIA

Xhelozia te njeriu,
Është si letra që grin miu,
E grin letrën me inat,
Sfitoj gjë ngeli pa dark.

Kështu është dhe xhelozia,
Mere flake nga shtëpia,
Po e mbajte ne shtëpi
Të ra zjarri ne çati.

Xhelozia është gangrenë
Si shejtan shpirtin ta brenë
Xhelozia të shoqeron
nga do vete ku do shkon.

Xhelozia s’të bën mirë
Të lith si qen ne zinxhir,
Po largove xhelozinë,
Damarët te kulluar do të rinë.

Po të ulesh të mendosh,
Nga xhelozia asgjë s’do fitosh
Më mirë futja me shaka
Kalon jetën si pasha.

S’ke çe do ti xhelozinë,
Është sëmundje që të grinë,
S’ka doktor që ta shëroj
vetëm forca e njeriut vet mund ta largoj.

MË PIKON LOTI MBI PENE PËR TË SHTRENJTIN MËMËDHE

Pse o mall i përvëluar,
Thellë në zemër më djeg ti?
Më dërgon në tok Mëmdheu
Dhe me mbledh lëmshe në gji ?

Shumë herë mbushem për te qarë,
Ma pikon loti mbi penë,
Për vendlindjen tokën Mëme,
Për të bukurin Mëmëdhenë

Mëmëdhe baltëza Shqiptare,
Je i ëmbël bakllava
Nga e gjithë forca shpirtërore,
Toka mëmë un shumë te dua.

Tokëza ime bukuroshe,
An dhe kënd e kombit tim,
Je aromë e manushaqes
Je dhembja e shpirtit tim.

Hiqem zvarre bëm tortura
Prima mishin me gërshërë,
Mos ma shani token Mëmë
Se me dhemb ç’do qelizë në trup e terë.

Te ty Zot forca madhore
Ri ne gjunjë te për-gjerohem
Lësho drite mbi token Mëmë
Ta shikoj dhe te gëzohem.

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar

1 KOMENT

Komentet janë mbyllur.