KUSH PO E SFIDON TOM DOSHIN?

0
1651

Gjin Musa, gazetar.

Lufta politike dhe mediatike, ndaj deputetit te qarkut te Shkodres z. Tom Doshi, ka kohe qe ka filluar. Po kjo qe mesova sot eshte vertet trishtuese, eshte anti-demokratike, anti-kushtetuese, te mos e lejojnë të kandidojë as për deputet?

Ne menyren ma njerzore, ç’do qytear do beje kete pyetje, “Po ç’fare ka bere Tom Doshi?” Kë ka vrare, ke ka plaçkitur, ke ka dhunuar? Ke ka vjedhur? Sa burge ka bere per “prostitucion”? Sa çeshtje penale ka per mashtrim? Po qytetaret e ndershem e japin vete pergjigjen!

Toma duhet te jete si Sali Berisha, qe ka vjedhur e plaçkitur pasuritë kombetare, qe ka vrare ne mese te dites per hir te krye hajdutit Ilir Meta me 21 Janar. Perseri po qytetaret e ndershem japin vete pergjigjen:

Te jesh deputet duhet te jesh mafioz, ashtu siç i ka LSI e Ilir floririt, ky na paska dosjen te “paster” sipas KQZ, po turp nuk keni ju, qe jeni zgjedhur te beni drejtesi?!

Një projekt që studimi i ka kushtuar të paktën 500 mijë euro për një sipërfaqe 80 mijë metra katror, i filluar në kohën e Lulzim Bashës, por një investim i pafilluar dhe problematik.

Koncesion me objekt, për hartimin, ndërtimin, financimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e terminalit të transportit publik Tiranë, shpallur në shtator 2016 me vlerë 15.5 milionë euro, pa tvsh, rreth 20 miliardë lekë. Ky tender ka pasur një fitues në muajin nëntor, por më pas është anuluar nga KPP.

Prokuroria e Krimeve të Rënda pas tenderit mësohet se ka zhvilluar hetime, për më tepër dyshohet se ka edhe përgjime telefonike, të cilat shkojnë deri te kreu i LSI dhe i Kuvendit, Ilir Meta.

Hetimet për këtë tender dhe investimin 20 miliardë lekë pas pak kohësh janë mbyllur për mungesë provash apo për ndonjë arsye tjetër, fakti është që hetimi është ndalur. Burime i thanë Citynews se ky hetim ka çuar në zbulimin e disa telefonatave apo përgjimeve, që shkojnë te kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

Ndërhyrja e krye-prokurorit Adriatik Llalla apo ndonjë nga “ushtarët” e Ilir Metës te Krimet e Rënda kanë mbyllur çdo gjë në heshtje dhe qetësi të plotë. Ky është ndoshta një nga rastet që ka shqetësuar ambasadën e SHBA-vë në Tiranë në akuzat ndaj Adriatik Llallës dhe Prokurorisë. Së fundi, Llalla është marrë në mbrojtje nga kreu i Kuvendit, pas përplasjes së tij me ambasadorin e SHBA, Donald Lu. Mbyllje hetimi për Metën, përplasje me Lu, mbështetje nga Meta?!

Hetimet e vartësve të Llallës, ngrirja e dosjeve, por edhe akuzat për zgjedhjen e anëtarëve të KED përplasën ambasadorin e SHBA me kryeprokurorin e Republikës dhe çështja nuk duket të jetë kaq e thjeshtë, si disa akuza publike që hidhen për problematika të ndryshme proceduriale. Në fakt nën rrogoz luhet diçka më e madhe, dosja hetimore e mbyllur për Stacionin Multimodal është një akuzë tjetër, që ambasadori i SHBA ndoshta nuk e ka artikuluar. Ajo është një dosje që çon akuzë deri te kreu i Kuvendit, por përpara tij, është një dosje për Adriatik Llallën dhe vartësit e tij, të cilët një aferë të dyshimtë korruptive e arkivojnë për të mbrojtur Ilir Metën apo bizneset afër tij, apo për të shpëtuar lëkurën e ndonjë politikani tjetër dhe bashkëpunëtorëve të tyre të përfshira në afera korruptive.

Pa per Sali Berishen tashma kane mbaruar shkrimet dhe faktet, njeri me nji te shkuar teper te hidhur per Shqiperin dhe Shqiptaret.
Ramja nga froni i Berishes dhe fitorja e te majtes dha nji “shpresë” per nji rilindje te vertet, po rilindje me Ilir Meten ne aleance dhe tani i votuar nga mazhoranca ne krye te shtetit Shqiptar si President eshte turpi mai shemtuar qe ka njohur politika shqiptare ne keto 27 vite. Po me nji seri akuzashe te vertetuara Ilir Meta na eshte paraqitur ne si popull, po edhe perpara nderkombetareve si “shpetimtari” i politikes… vetem mjerim.

Le te rikthehemi atje kue filluam:
KQZ mose te behet mish per top, dosjet per dekriminalizimin te fillojnë nga Berisha dhe Ilir Meta s’bashku me Lulzim Bashen, pasi keta dhe shume te tjere te perjashtohen nga e drejta e kandidimit per deputet, athere le te shifen dosjet e deputeve aktuale, kushe ka hije le te largohet vete.

“Dekriminalizimi” eshte i pa anshem, ne te kundert shteti dhe vendi sundohet nga nji mafie e veshur me pushtet. Kryeministri aktual Edi Rama, duhet te jete i drejte per drejte, gjerat t’i thotë ashtu siç jane.

Pse u propozue Ilir Meta ne postin e presidentit?
Pse Ilir Meta takohet me Sali Berishen?
Pse imponojn KQZ te behet vegel e politikes.
Une dua t’i besoj bindjeve te mia, se po luani me zjarrin!

Ne se gjerat do te degradojnë ne te keqe atëhere nuk do kete çadra, as per Saliun dhe Lulin dhe ase per Ilirin qe qeshe me ironin e tije tipike.

Kryeministri duhet orgjentishte te japi nji pergjigje per deputetin Doshi, perse ky kethet ne nji “gogol” kur gogolet qe vrasin dhe presin marrin fuqi ne pushtet.

Dikush mendon se kriza u zgjidhe me pazare turpi, gabohen te gjithe ata qe i besojn kesaje loje te piste. Elektorati i deputetit aktual Tom Doshi nuk kane qefe qe politika ti ngacmoje, KQZ te leshoje urdherin qe Tom Doshi kandidon si deputet… do i sherbeje paqes dhe sigurisë ne Shkoder dhe ma gjere.