Edhe pakë ditë është 1 vjetori i vdekjes.
Kalojnë, dite e kalojnë jave
si kalojn nuk e kuptoj
nuk dua vetes ti besoje
se kaloi plot nji vite
pau takuar me ty o mik.
ç’do mengjes hapja fb
dhe nga ti merrja urimin
ç’do mengjes me pyesje per shendetin
Gjin kujdes keshillat e mjekut
semundja e zemres ka rrezik.
Ahe ky maji na tradhtoje
kishim plane per tu takuar
te shkojm ne Bolonje te Ndue Lazri
ta kalojm nji dit oi nate
te kujtojm vitet e kaluara.
Sinqerisht isha plot gezim
te prisa Danen plot humor
keme kalue shume vite bashke
si dy shok e miqe te vertet.
Po ketije Majit ç’fare ti them?
kaqe “inate” e pati Danen
ne mese te rruges ne Athin
ka ba Zoti mrekullin
nji infrakt ja copton zemren
asnji shpres ma s’ka per jete.
Lajmi hapet si rrufe
se ne Athin u nda nga jeta
gazetari yne sportiv, gazetar e kryeredaktor
i pa lodhuri aktivisti, emer i njohur per gjithkende.
Lajmi ne Shkoder shpejt ka shkue
te gjithe koleget e mbare Bashkia
kane marre masat per vorrimin
me percjedhe me shume nderime
shterngim duarshe, shprehje ngushllimi.
Lamtumirë Ramadan Bigza!
Plot nji vite ty s’te ka familja
s’te ka shoqeria ase gezeta
na mungon buzqeshja e jote
na mungoni humori i holle
Na mungon Ramadan Bigza.
Te mbajme ne zemer si kujtim
vdekja ashte ligje pa amnisti
Keto pake rreshta sot i shkrova
ne sheje kujtimi dhe nderimi
te kujtojm ne kete 1 vjetor
shpirti jote ne altar te kujteses
Na mungon fizikisht,
jei pranishem me kujtime
te kujton Shkodra e mbare shoqeria,
Tek ai vorre ku ti pushon
lule te freskta te sjedhe familja
lule te sjedhin shok dhe miqe
jane lulet ne sheje kujtimi
Per ty o Ramadan… Ne paqe pushofsh.
Gjin Musa – shok dhe mik i Ramadanit.