Dy fjalë nga Dr. Vat Marashi

0
1088

Dr. Vat Marashi

Pà fjàlë turmat u tretën,
Pritën der’ m’raskapitje,
Me jàvë e muej nuk fjetën,
Der’ i rroku nji merzitje…,
Tradhtìa ua “dogj” bileten…
Bileten prè per “akt final”…
Turma ekzalt der’ m’jargitje,
Papritmas “filmi”u ndal,
S’ke ç’ban je popull per sfilitje…
Ngadàlè e t’uritun tuj ìkë,
Por t’lodhun e me gulshim…,
Ndonjàni kthej krýet ç ‘me pà ?!
Ujku e dhìa m’përqafim !
Ja nisën me lot Barinjtë,
Me kùje tmerruen dhènë,
Nga ujku apo nga dhìtë…
Nga sot ta mbròjmé kopènë
Nga “Rèt-e” kumboi si pergjegje…
N’vesht’ e shùrrdht t’ksàj turme t’ marrosun:
“Pa u là o njerì në ndergjegje…,
S’gjèn fatin që vètë ke groposun” !!!
————————————–
Dy fjàlè i kam o miq fejsbuku,
n’kjoshi dashamirè a kundershtàrè…
t’i ruhemi pak na ktij kopuku,
se shpesh na del veç tradh’tàr…
e para, ta ruejm’ G’juhen e bukur Shqype,
me è-pazane mos t’ja trashim fjalèt,
se è-pazanja – zanore e ligsìsè,
Ja frenon asaj muzikèn e valèt…
n’pàst’ mèdyshje ndonj mik en shkrim…,
mà mìrè ta làn’ “cung” se kshtu n’mundim |
ka rregulla e “shkreta” kur flitet e shkruhet,
vetès III njèjes è-ja s’i duhet…,
mos vini è ” i tij” a i “saj”,
lèngon e shkreta e derdhet né vàj…
etj etj pafundsì fjàlè,
è-ja nga “pusi” s’e len me dàlè…
prandaj lexojmè e t’shtòjmè kujdesin,
para se “Shqipja” krejt tè na (v)Desin !
E dyta, respekt per njani tjetrin,
i vjetri per t’riun e i riu per t’vjetrin,
edhe pse flitet n’rrjete sociale,
fjala pa vènd djek si “buk-vale”,
e ta ruejm’ dorèn nga kta “butona”,
meritè e tjetrit “duket e jona”,
nuk mund t’bàj “TAG” pa t’màrrè idenè,
se vetèm luga di ç’ka vegshi m’rèn…
per t’tilla raste kujtdo i them ndal,
çdo njàni prej nesh ka t’vetin moral,
Pa lè mà “idetè politike”,
morale te themi apo etike,
e kur per vete nuk je neutral,
çdo njeri prej nesh, ne “kufi” te ndal…
perndryshe asgjà nuk merret vesh,
e keqja dhe e mira veç bàhen “pershesh”…