Dy poezi nga Musa Jupolli

0
880

Musa Jupolli

Eh! Vëlla !

Mentor Thaqi-t

Ç’presim vëlla ?
Përse e lejuamë këtë mëri
Këtë tufatje,
Na thanë se jemi t’vetmit për shpetim
Ç’presim ?
Po ç’kemi gjë më të shtrenjtë vëlla se Atdheun
Po Atdheu është fryma, buka e fëmijëve tanë
Që nuk e shijuamë as vetë, po e ëmbël duhet të jetë
Pastaj, Atdheu është drita e syve
Ta ruajmë këtë dritë mos të verbohemi
T’mallkuar qofshin “ata” që i zunë frymë Atdheut
*
Vëlla, janë orët e vona t’natës e unë po të shkruaj
Për brengën që të pjek në shpirt !
E di !
Me grusht në gjoks na qelluan
Na lënduan, dijën nuk mund ta na e shuajnë
Universiteti ynë nuk harron
Ditari im dridhet me dhimbje
Paradoksi “përqaj dhe sundo”
Më është bërë Atdheu im
Shkarko e ngarko sipas hipokrizisë
Doktrinë e armiqësisë !
*
Në vend të verës vëlla, një gotë helm
N’hapje të perdës n’Operën e Prishtinës
Operën metafizike timën vëlla
Mund ta lozin vetëm Rilindasit e mi
Në përkrahje
Kundër politikë-ideologjisë së djallit
Të veprimeve idioteske drejt tragjedisë
E iluzioneve të totalitarizmit !
*
Me grusht vëlla më qëlluan DREJTËSINË
Me PENË do ta godasim padrejtësinë
Thirrje akademike po të bëj vëlla
DARDANINË e kem borxh !
*
Bashkatdhetarë të nderuar, jehona e urtësisë
Filozofia e intelegjencës kalon përmesj jush
Përmes penës sonë që të njihet Rima e Atdheut
Në fajësi, apo pafajësi të një “konflikti”

Në fajësi, apo në pafajësi të një kontrate morale për NE !

————————————————-

Europos

N’emërim të Th(Z)otit,
N’udhëtim tej brigjeve,
E kësaj bukurie,
Afrodita n’dëshminë tonë !
Europos,
Iliada pellazge, kjo bukuri e jetshme,
Themistoklë e në prag të Dhijatës,
Në trashegimi të gjeografisë, ai Herodoti,
Atlantida në luftë…
Ulisi në rikthim,
Penelopë nuk tradhëton,
Si të bindet Poseidoni ?
Një shpirt që nuk udhëton,
Dashuria i mungon,
Përvlon, djeg e shkrumon,
Zë e zemër poeti !
Europos,
Alexandri n’filozifi t’Aristotit,
N’udhëtim tej historisë,
Vie kohë,
Na iku Justiniani,
Besimi i shpallë luftë besimit tjetër,
Pikëpyetjet ranë në konflikt,
Kërkimet stilistike,
Epika jonë deri në lindje të një legjende,
E quajmë Gjergji Kastrioti,
Në kuptimësi t’analogjisë,
Kronika e Arbërisë !
Europos, nga kjo bukuri t’emëruam,
Me këtë gjuhë që e flasim edhe sot,
Me këtë FLAMUR !

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar