Me krijuesin Lulash Brigja

0
2141

Lulash Brigja, poet, gazetar, nji pene e gjithansheme, krijues i shume teksteve dhe libreteve. Nji aktivist i shquar i Shoqates Atdhetare Dukagjini, nji familjar model, i heshtur si vete vargjet qe ai shkruan, por i dashur dhe i respektuar ne rrethin miqesor dhe shoqeror, intelektual qe nga dita me dite rriten vlerat e Lulash Brigjes. Dua ti uroj vetem mbaresi, ne rrugen e bukur te krijimtarisë dhe gazetarisë. Gjin Musa, gazetar

ARBANA… është Shqiponjë…

shkruan Lulash Brigja

Ç’ka dëgjoj… çka shoh me sy…
Ahhh.. Kosovë ..medet për ty…
Historine ke la me gjak.
..Sot ke mashkuj.. por burra pak….?
Veç për vaj.. nuk je për ndryshe.
po vajton Shqipja si. qyqe…

Po i turproni ata plisa…
thelle nga varri bërtet Isa…
E ka, mblu Kosovën..terri ..
thot Azemi e. Jakup Ferri….
Thote Jashari. .e thrret Rugova.
.Ah medet ku ra, Kosova….
Turku zemrën krejt ua prishi. .
gjysma mendjen tek ISIS. -.i..
Shume po shiten për dollar..?
Turp me than se jan shqiptar. .
Në pushtet shumica hora..
Ah Kosove. ..të ka dek ora..
Trimat vdiqën ,kalbën nën dhe…
Amanetet. ku i ke…
Kush asht gjalle po don me ik..
Ne Europe e N’Amerike…..
Kush kaq keq ua ka kja nanën..
Turp për ju me prek Arbanën….?
Gjynah dielli me jua lshu rrezen..
kur se doni Nëne Terezen….
Ju se nihni aspak Zotin..
Kur përbuzi..Kastriotin….
Edhe heshtja para të keqes…
Turp e faj…i ngarkon vetes…

L.BRIGJA…maj 2017..

——————————-

Asgjë…

Çdo ditê …
shtohet nga një pikpytje
Çdo ditë …
nis e mbaron me kacafytje..
Si toka .
që zihet me qiellin.
e pastaj me detin…
Ashtu ngatrrohen çdo dite.
. ëndrrat me realitetin
Det pafund …
më duket historia…..
ku njerzit bëhën thjesht fosile…
Qielli një mjegullnaj ëndrrash.
..e toka
shkretëtirë me gamile…
Mes meje dhe realitetit..
kurrë nuk pati qetësi…
Sa shpesh e pyes veten..
Ku jam…?
Ku jam …se ..spo di…
Endrrat më çojnë në qiell…
Historia më hedh në det…
Toka një skenë gladiatorësh…
që qelbet nga gjaku i vet…
Kur lodhem duke shkruar..
kur dehem duke menduar.
..kujtoj Omar Khajamin…
dhe them …Jam unë i gabuar?…
Asgjë…
nuk marrim me vete…!
Kalimtarë jemi në këte jetë…
Me mirë , e më gjate jetojn ata…
që i futin një mendje të letë…

—————————————

Plak pa shkolle…!!!

E pyesin nipat plakun.
— Pse rënkon gjysh… Çfare ke..?
Më duket do iki shpejt..
… se paraja jetën nuk e ble
Pse po ikën gjysh …..?
…krejt bosh është shtëpia
— Po iki jetash më mire …
…se krejt asht prish njerzia.
Kur djemt se duan këtë vend
…as unë se dua këte jete…!!
Punova e vuajta gjithmone..
por asgja marak s’po më mbet ..
Kullën e gurit e lshova…
po vdes në një shpi me qera ..
Tokat e mija i lanë djrre…
e kërkush nuk del, as me i pa ..
Tana të mirat po i kam…
por mua s’më pëlqen kurrgja ..
Ka humb dashtina e besa…
burra …e shoqni s’ka ma ..
..Të gjithe jetojn me maska….
rrugët me mejhana jan mbush ..
Punën se don asnjëni…
e marrja ka dal për fushë..
Të keqit i thojnë, i fortë..
.. e të mirit i thojnë ..qyqar…!.
Shumica kan ik nepër bote…
kan turp me than .. — Jam Shqiptar
Mos ik gjysh … Mos ik …
se ndoshta do bëhet më mire…
— — Uroj të bëhet për Ju….
por …më duket e vështire …?