Aleksandri i madh, gjeneral Polisi dhe zgjedhjet e “lira” nder shqiptaret !

0
705

Abdullah Begolli

Cila eshte ngjajshmeria ?!

Aleksandri i madh, me vetem rrethe 30 vite jete, kishte arritur aq teper suksese ne zgjerimin e imperise se tij me qender Maqedonine ilire, qe nuk ka as nje lidhje me maqedonine artificiale te sotme.

Legjendat thone se Aleksandri qyshe ne rinine e tije, e kishte zbutur nje kale me emrin ” Bukephalos”, te cilin nuk kishte mundur ta zbuste dikush tjeter, dhe i cili kale e kishte shoqeruar Aleksandrin deri ne Indi, ne luftrat e tij per zgjerim.

Duke i pare ambiciet e Aleksandrit per zgjerim, babai i tij Philipi, i kishte thene:
“Djali im, hec e mos u ndal ne perpjekje te zgjerimit te mbreterise sate, maqedonia eshte pak per ty”

Te gjitha sukseset, Aleksandri i kishte arritur kryesishte fale qendrimit te pa lekundur ne qellimin qe i kishte vene vetit, zgjedhjes me perkushtim te udheheqesve ushtarak, edhe pse kundershtaret e tij ishin shume here me te fuqishem ne çdo pikepamje.

Meqe ka vdekur i ri, dhe dihej se e priste vdekja, e pyesin Aleksandrin e madh:
Kujt do te ja leshe pushtetin :
Me te mireve pergjigjet ai,
Nuk ka as nje dyshim se Aleksandri i madh qe ka jetuar rrethe 3400 vite me pare, ka qene paraardhes i yni, por sa vlere ka kjo kur te tjeret ( greket, maqedonet ) e kan pervetesuar si te vetin, ( te tyre e njehe edhe bota), duke i ngritur edhe permendore, ndersa neve veq plla, plla,… plla, kurgje tjeter!

Por kesaj radhe per nje dimension tjeter;
Legjendat flasin se Aleksandrit te madh qe tradhetine ndaj atedheut e ndeshkonte pameshirshem, i shkon fjala se njeri nga gjeneralet e tij (Polisi), kishte rreshqitur ne pozita te tradhetise !

Meqe Aleksandri e dinte per me besnikun, pa humbur kohe, vendos te ja qese proven kesaj pune:
I urdheron gjellbersit ta bejne nje gjelle me shije shume te mire por me pamje neveritese,
I urdheron te gjithe ushtaraket qe kishin hapur fjale per tradhetine e polisit qe te futen ne radhe dhe ta provojne gjellen, gjeneral polisin e lene te fundit ne radhe.

Te kazani i vendos shpataret me shpata ngrehur,
Kalojne te gjithe me radhe
Pyetja per te gjithe ishte:
Çfar eshte kjo gjelle ?
(m), pergjigjet i pari,
Mbushe lugen e provoje,
Paj jo nuk mundem, se smundem ta ha (m)
Mbushe lugen apo te shkoi koka,

E mbush lugen i pari i dyti,…, e te gjithe me radhe, qe kur e shijonin u pelqente shija, donin ende por nuk u lejohej, vetem nje luge ishte urdheri,
I vjen radha gjeneral Polisit;
Pyetja si per te gjithe:
Çfar eshte kjo gjelle ?
(m) pergjigjet edhe polisi
Mbushe lugen dhe provoje,
Jo kurrsesi pergjigjet polisi,

Mbush lugen ose te shkoi koka ishte urdheri nga shpataret,
KOKA MUNDE TE ME SHKOI POR “M” NUK E HA, pergjigjet preras gjeneral polisi
Me kete Aleksandri e vertetoi se kush vertet e ka henger…

Meqe jane paralajmeruar zgjedhje te “lira” ne gjithe hapsiren tone kombetare, cila eshte ngjajshmeria me kohen e Aleksandrit te madh ?
Te gjithe ju qe i njihni ata qe ne menyre te sterperseritur kerkojne vota nga populli gjithehere e me i mashtruar, me i perbuzur,…, tregoni asaj pjese te popullit qe mendojne te japin VOTE, le ta japin vetem per ata ose ate qe nuk e ka henger “m”, !

Ne te kunderten, te i perkrahesh te tillet, te pakten te vie era “m”.
Nese nuk jeni te sigurte se ka te tille, rrini ne shtepi e “m” mos i fuqizoni, sepse mu ata jane e keqja e juaj, e keqja ardhmerise se femijeve tuaj, e kqeqja e vendit!