Romana Vlahutin – ambasadorja simpatike dhe miqësore e BE-së në Shqipëri…

0
656
Romana Vlahutin

Arben Çokaj

Ajo vjen nga Kroacia, e cila ka pak kohë, që ka hyrë në BE. Kroacia ka ndryshim të madh në krahasim me Shqipërinë. Shumicën e popullsisë e ka katolike – po të ishim edhe ne ashtu, do të silleshim ndryshe dhe do të ishim edhe ne në BE sot. Rroga minimale në Kroaci është 750 Euro, në Shqipëri 150 mijë lekë.

Këta që duan çadrën beduine të Lulit, presin mezi të shkatërrohet shteti, që të mos paguajnë dritat, ujin e detyrimet e tjera… Nuk e kanë hallin të bëhet ky shtet, ku të fitohet më shumë, e detyrimet e shtetit të paguhen gjithashtu – se ndryshe nuk mbahet shteti.

Këta që drejtojnë çadrën e kalecët e tyre, e shajnë ambasadoren e BE-së edhe me fjalë të ndyra, siç shajnë arabët e turqit perëndimin… Por Romana bën punën e BE-së këtu, jo të atyre dhe sjellë fjalën e BE-së e planet e tyre në Shqipëri.

Unë e quaj me fat, që ende kemi një interesim të perëndimit për Shqipërinë dhe përfaqësuesit e SHBA-ve dhe BE-së, Lu e Vlahutin janë kaq aktivë, që ta shkundin këtë vend dhe ta bëjnë të lëvizë në drejtimin e integrimit e Perëndimit. Por jo, m… nuk lëvizën lehtë vendit…

Kemi 27 vjet që nuk zumë mend, sa i afrohemi integrimit, del rrumpalla e bërtet si gomar arab, e na pengon… Duhet ta ndajmë mendjen, nëse duam Evropën, duhet të sillemi evropianisht, e jo turbo turko-arabisht! Duhet ta dëgjojmë SHBA-në e BE-në dhe të merremi vesh me ta. Të plotësojmë standardet e kërkuara e t’i ikim rrugës së marrisë!

Po kujt i thua se?! Nesër prapë do të bërtasin gomerët arabë me altoparlante dhe e pjerdhin si gjithnjë trurin shqiptar…