Gjovalin Groshi
E GZOSH!
Burri tu’ i grahë makinës,
grueja kryet në celular,
“M’i ban – i thotë – t’fala Katrinës,
jam tu’ shkue per qejf n’Tiranë”
Mbasi e mbylli me Pashukun
hyni me gishta n’internet,
po fillon shfleton fejsbukun
dhe me burrin nis e flet.
“Mesazh m’paska çue Paçi,
edhe Shaqja m’paska marrë!
Ç’dreqin ka, s’po m’punon taçi,
m’asht vjetrue ky celular!”
Grueja fol, burri ehyy,
nuk po fliste asnji fjalë,
kajherë luente veç me kry,
grueja prapë me celular.
“Çka po ban, a je tu’ m’ndi?!
Ty po t’flas” – po i thotë Tinit.
“Due me m’ble celular t’ri,
Aifon 5, si Shukja e Cinit”
“N’kalosh urën e Milotit
për pa folë, more Mari,
po t’premtoj, qe besa e Zotit,
kam me ble dy celularë t’ri”
Sa hynë n’urë grueja s’duron
“E due Samsung -i thotë -atë tjetrin”…
Në mes t’ urës Tini ndalon
“Mbaje, – i thotë – e gzosh atë t’vjetrin”
Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar