Bashkim Kopliku paditet nga presidenti Nishani

0
1792

Të nderuar të lexues të shkrimeve të mia,
sot ora 10:30, datë 10.05.2017, në Gjykatën e Rrethit Durrës, me gjyqtare znj. Besjana Garxenaj u zhvillua një seancë për Kërkesëpadinë e Presidentit Nishani, ku Ai kërkon të dënohem për Shkrimin tim “Zoti president, heshtja është faj, kur ushqen gënjeshtrën”, të botuar nga ju më 21.02.2017 dhe përkatësisht më 04.03.2017. Them se i kam bërë shërbimin sqarimit në detaje të absurdit të kërkesëpadisë.

Unë nuk gjejë asnjë arsye ligjore dhe morale që gjyqtarja nuk e mbylli gjykimin që sot, duke mos shpenzuar më kohë me këtë aktpadi të pamoralshme, antiligjore dhe antikushtetuese. Ajo caktoi edhe një seancë tjetër gjyqësore, për datën 22.05.2017, ora 13:30!!!

Po ju dërgoj materialet që lexova në sallë, që të gjykoni edhe ju vetë. Materialet janë lexuar nga unë në renditjen që vijon, gjë që jua rekomandoj ta bëni edhe ju:

Kërkesë për korrigjime gabimesh në kërkesëpadinë e datës 31 mars, 2017, të paditësit z. Bujar Nishani, ndaj të paditurit z. Bashkim Kopliku ..4 faqe;
Parashtrim në proces gjyqësor të datës 10.05.2017 me gjyqtare znj. Besjana Garxenaj ..10 faqe;
Nga babi ka pasur disa probleme, ndërsa nga pjesa e nënës jo; 1 faqe;
Ilir Meta: Ditën që vdiq Enver Hoxha, babai më qëlloi me shpullë, e donte shumë; 1 faqe.

Nëse dëshironi, më dërgoni një e-mail që t’ju dërgoj edhe një kopje të Kërkesëpadisë, të cilën nuk po jua dërgoj direkt me fjalët e mia, sepse e kam të skanuar dhe ka shumë ngarkesë për e-mailin, rreth 12,5 MB.

Kam shumë nevojë në mbështetjen tuaj, sepse pak shpresa kam nga gjykimi i drejtë i çështjes, nga vartës të paditësit.

Nderime
Bashkimi

Bashkim Kopliku
Mobile: +355(0)672858090
(In DEUTSCHLAND: 004915771187972)
Phone: +355(0)52 223663
E-mail: <[email protected]>


Të nderuara organe të masmedias, Gazeta Bulevard Durrës, Gazeta Tema, Gazeta Dita, Lexo.al, Dritare.net, Java News dhe Newsbomb,
po ju njoftoj për sa vijon:

Pasnesër, më 10.05.2017, ora 10:30, në Gjykatën e Rrethit Durrës, me gjykatëse znj. Besjana Garxenaj, zhvillohet procesi gjyqësor me paditës Presidentin Bujar Nishani, dhe të paditur opinionistin Bashkim Kopliku (ish-zëvendës kryeministër në periudhën 1992-1994), pra unë.
Presidenti i Republikës synon të më dënojë me 100 000 lekë gjobë, për Shkrimin tim me titull “Zoti president, heshtja është faj, kur ushqen gënjeshtrën”. Shkrimi është botuar nga ju më datë 04.03.2017, kurse nga gazeta Bulevard Durrës, që më 21.02.2017.

Ju nuk jeni të paditur direkt, por jeni të përmendur në kërkesëpadinë e tij—për të qenë i saktë 100%, nuk është përmendur Gazeta Bulevard Durrës, dhe Alo Albania Lajme. Nuk ka dhënë shpjegime sepse nuk i ka përmendur këto dy masmedia.

Sa po ngjet, është një cenim i lirisë së shtypit në Shqipëri, por edhe një goditje indirekt për secilin nga ju, si botues të Shkrimit.
Nuk di ta ketë bërë një Padi kaq absurde ndonjë President a politikan, që nga viti 1991 e deri sot.
Besoj se procesi gjyqësor do të jetë me dyer të hapura, kështu që po ta gjykoni mund edhe të asistoni në proces.

Nderime
Bashkimi

Shkrimi im

Zoti president, heshtja është faj, kur ushqen gënjeshtrën
(Botuar dt. 21.02.2017, Durrësi Bulevard)

Zonja Edith Haxhi, ish-zëvendësministrja e jashtme e Sali Berishes, ajo që u pat bërë e njohur si qeveritarja shqiptare që kishte bërë “studime” ku shante e denigronte rëndë miqtë e shqiptarëve, amerikanët, sapo tha në televizionin ABC, datë 20.02.2017, rreth orës 18:45, pasaktësinë tjetër të radhës: Presidenti aktual Nishani, pavarësisht se ai personalisht mund dhe të ketë qenë enverist i thekur, por ai qenkësh bir i një familje tejet antikomuniste, të persekutuar e të shpronësuar skajshëm nga regjimi komunist…

Është detyrë patriotike, qytetare, demokratike e morale, që po qe se ajo zonja vërtetë gënjeu, mos ta lënë pa përgjigje shqiptarët, sidomos durrsakët që e kanë njohur këtë presidentin aktual që kur lindi dhe që kur ishte adoleshent, si dhe familjen e tij që në vitet e para pas luftës së dytë botërore?! Nuk duhet të bëhen shqiptarët e ndershëm, bashkëfajtorë me falsifikimet e historisë, duke heshtur, kur hidhet në publik gënjeshtra kaq të paskrupullta?!

Nuk ka rëndësi të madhe se përse pati guximin, apo mbase injorancën e mendjelehtësinë, zonja që foli; ka shumë rëndësi që të demaskohen po publikisht ato që tha ajo, duke thënë të vërtetat.

Vetë Nishani, ky që sot mban postin e presidentit, do të duhej të hapte publikisht dosjen e familjes së tij, para se të kërkojë hapjen e dosjeve të të tjerëve. Nuk duhet të lejohet që ai, presidenti aktual, të dalë me familje të persekutuar nga komunizmi, ndërkohë që faktet janë të kundërta, e të njohura gjerësisht: tregohen, që prej dhjetëra vitesh (unë personalisht i kam dëgjuar nga ju lexues, që nga viti 1970) bëmat në mbështetje të shtypjes komuniste të popullit, të kryera nga etërit e kësaj familjeje superkomuniste.

Apo i keni shpifur kësaj “familjeje të gjorë”!
Shkruani si është e vërteta.

Bashkim Kopliku,
Ish-ministri i Brendshëm dhe zëvendëskryeministri, në qeverinë e parë jokomuniste, vitet 1992-94

Te nderuar lexues te listes sime:

Pas seancës gjyqësore që zhvillohet nesër, më 10.05.2017, ora 10:30, mund t’ju dërgoj materialet e procesit, ku bën pjesë dhe një Parashtrim (kundërshtim i padisë) i gjatë imi (10 faqe), ku jam detyruar të hedh poshtë çdo absurd që është shkruar në kërkesëpadinë e Presidentit Nishani, që dhe ajo është e gjatë: 9 faqe, por ku rreth 80% janë kopjime mekanike nga legjislacioni shqiptar e botëror.

Me që kërkesëpadinë e z. Nishani e kam të skanuar, ajo ka rreth 12 MB, prandaj do t’ia dërgoj vetëm atij prej jush, i cili do të ma kërkojë me një e-mail.

Nderime
Bashkimi

Bashkim Kopliku
Mobile: +355(0)672858090
Phone: +355(0)52 223663
E-mail: <[email protected]>