PELEGRINËT E DEKANATIT TË PEJËS, DJE SHTEGËTUAN PËR NË SHENJËTOREN E SHËN ANTONIT NË LAÇ TË KURBINIT

0
3562

Shkruan: Lekë MRIJAJ

Dekani i Dekanatit të Pejës don Lenc Sopi njëherit edhe famullitar i Kishës “Nëna e Këshillit të Mirë” në Klinë, vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e pelegrinëve përmes shtegtimeve të ndryshme të organizuara nëpër vendet mrekullibërëse shenjtërore në vendet tona shqiptare.

Edhe këtë vit, ashtu si viteve të kaluara ky dekanat nën udhëheqjen e don Lencit ka asistuar në shtegtimin e përvitshëm me pelegrinët të famullive të saj ( Pejë, Klinë, Zllakuqan, Budisalc, Gllogjan, Gllaviqicë ) për në shenjtëroren e Shën Antonit në Laç të Kurbinit, ku vet pelegrinët gjatë shtegëtimit të tyre për në tempullin e Shën Antonit në Laç të Kurbinit kanë pasur mundësinë të përcjellin meshën liturgjike pikërisht kanë medituar dhe janë lutur së bashku për nevojat e tyre personale, kolektive e gjithëpërfshirëse.

Mesha e djeshme e Shenjtë e orës 12:00, në kishën e Shën Antonit në Laç të Kurbinit me pelegrinët e këtij dekanati është celebruar nga meshtari i famullisë sonë don Kolë Thaqi, percjellë nga d. Fran Sopi, d. Lenc Sopi, d. Pal Tunaj, ministrantat dhe kori i Kishës.

Veç tjerash meshtari i përvujtur, me zemër të madhe don Kolë Thaqi në predikimin e djeshëm të meshës pershkrou rrugëtimët e kishave shqiptare dhe të kishës së Shën Antonit në Laç, si një Kishë e cila cilësohët si një vend i veçantë dhe i shenjtë për besimtarët e krishterë ku për çdo vit posaqërisht në këtë kohë shndërrohet në destinacionin e pelegrinëve ku vargu i njerëzve i drejtohet lartësisë së kodrës, kodër e cila shiquar nga lart të krijon ndjesinë e një çatie me gurë të bardhë pikërisht ky tempull i shenjtë në saje të paraqitjës së Shën Antonit e Shën Vlashit mrekullibërës, për të gjithë pelegrinët e saj është kthyer e shndërruar në burim besimi, shprese, dashurie dhe optimizmi. Në vazhdim don Kola nuk la pa i përmendur edhe dhimbjet e komunizmit sadist enverian, kundrejt shumë martirëve françeskan, meshtarë të pafajshëm të Kishës së Krishtit, martirë që dhanë jetën në lulen e rinisë e që derdhën gjakun për Krishtin e Kishën e tij dhe për Trojet Shqiptare.

Martirë shqiptarë të vrarë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe tani të shpallur të Lumtur nga selia e shenjtë – Papa Françesku, të cilit i prinë emri i Imzot Vinçenc Prenushit duke iu referuar nderimit të madh që gëzon Shën Antoni ndër shqiptar e njerëz të botës më në fund predikimit të tij don Kola nënvizoi duke thënë se ne jemi ata që përmes lutjes, lëmoshës e dashurisë për njëri tjetrin mund ta mposhtim të keqën e sajuar nga armiqët tanë shekullor, ndaj edhe tha: t’i lutemi me perkushtim Zotit permes këtij pëllumbi të bardhë, ambasadorit të paqës, shenjtorit, mrekullibërësit, e ndermejtsuesit tonë Shën Antonit, për vetën tonë, njeri tjetrin për institucionet tona të vëna në krizë e drejtuesve të tyre në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj., në mënyrë që sa më lehtë t’i tejkalojmë veshtirësit e servuara nga ata të cilët nuk ia duan të mirën vendit e popullit tonë të martirizuar ndër shekuj nga perandoritë e egra mesjetare.

Pak para përfundimit të meshës shenjte ishte don Lenci i cili në mënyrë të veçantë për shtegëtimin në fjalë i falenderoi meshtarët e dekanatit të tij, e pelegrinët e famullive të dekanatit për ftesën e pranuar e pjesmarrjën e tyre masovike për shtegëtimin e djeshëm ndaj u falenderuan edhe vëllezërit françeskanë të Kishës së Laçit të cilët gjendën në çdo kohë pa e kursyer vetën e tyre ne lutje meditim e në përkujdesje të tempullit të pelegrinëve.

Pelegrinët shqiptar në krye me don Lencin vizituan edhe Kishën e Zojes Nunciat, ku vepruan edhe At Gjergj Fishta, At Shtjefën Gjeçovi , i Lumi At Serafin Koda ku nen altarin kishtar është i vendosur relikti i ti ( eshtrat). Ata u mirpritën nga guardiani At Vitori i cili tregoi për historikun e kishës dhe të kuvendit në ç’rast besimtarët patën rastin të vizitojnë edhe kuvendin dhe hapësiren e saj në përgjithësi, ndaj më vonë vizituan edhe Katedralen e Shën Nikollës në Lezhë, të cilët u mirpritën nga famullitari i saj don Abraham Sanchez, famullitar i nacionalitetit Spanjoll i cili tashmë e 12 vjet radhazi nga shugurimi i tij percjell lajmin me perkushtim e devotshmëri pikërisht ndjekë rrugëtimin e Shën Palit Apostull në shpallje të Lajmit të Jezu Krishtit.

Kanë qenë 13 autobusë të mbushur perplotë me pelegrin shqiptar të dekanatit tonë të shoqëruar për në këtë vend të Shenjtë dhe të bukur për shqiptarët, të cilët përherë çdo ditë të vitit mblidhen në një numër shumë të madh në këtë Shenjtërore për të ndjekur meshën – eukaristinë,duke lutur e kërkuar ndihmë Pajtorit e Ndermjetësuesit Shën Antonit-Mrekullibërësit të njerëzimit për nevojat e tyre.

Ndaj mirënjohje dhe falenderim special i veçantë ecën për dekanin e dekanatit të Pejës d. Lencin, e famullitarët e tjerë të kishave të dekanatit të Pejës si dhe për të gjithë ata që në çfarëdo forme u angazhuan në mbarëvajtjen e këtij shtegëtimi për në Kishën “Sh’ Antonit” në Laç të Kurbinit.

Ua kemi borxh përherë dashurinë dhe respektin – Zoti ju bekoftë, ju forcoftë e iu shtoftë grigjën tuaj!

Mirupafshim në shtegëtimet e tjera të radhës!