Poezi nga Zamira Agalliu

0
1210

Zamira Agalliu

Sikur

Sikur njerëzit njësoj të kuptoheshin
Po njësoj të duheshin si shpendët,
Ta shijonin po njësoj pafund natyrën
Njësoj si ata do t’i kërkoja pendët.
Me ushqim në sqep do t’kthehesha
Në çerdhe tek të vegjëlit me padurim
Me Ta gjelbërimit do të dehesha
Nën krahët e Mi do ta gjenin Lumturinë…
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Lavdi Deshmoreve te Atdheut

5 Maj 1982.

Ne verrezat e deshmoreve po shkoj,
Me nje tufe lulesh ne duar,
Dua me ta te bisedoj,
Shtruar per vetet e kaluar…
Mes trendafilash me ngjyre te kuqe,
Nje plake me te zeza shikoj,
Buza i dridhej si burbuqe,
Dhe mbi yllin e zjarrte qendroj.
Fli bir i nenes, fli i qete,
Sot dhe mot…
Se ne krye eshte Partia
Vendit i ka dale zot.
Zamira Hysenaj, 12 vjeç.

“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Ikën Yjet

Ikën yjet ikën…
nga galaktikat, u fikën !
Neoni i hënës
mbi fytyrën time
u zbeh, u zbeh..
unë fjeta në bregun
e endrrës që pash,
fjeta në kujtesën tënde
të lashtë, të lashtë.
Nga aty ika …
të harroja gjumin sakaq,
koha para meje ndali
brenda kenges sate
brenda qiellit tim.
Po Jetoj ; shko e thuaj atyre,
që përbri teje po rri !
në kujtesen time të bëj vend
në të gjitha rruget shoh
mungesën tënde,
o shtrëngata e gjakut
në pulsin tim të kaltër
dëgjova rënkimin tënd
si thikë, nga xhelozia.
ika larg nga qielli yt
ike larg, ike …
nga galaktika.
ika …
Ti fli te qafa ime përnatë
dhe merr frymë në peizazhin
e gjinjëve të diellt’ të
imazhit tim.

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar