Koment
Nga Skënder MULLIQI
Monizmi nuk është ideologji e kodifikuar, por kryesisht bëhët fjalë më emocione kolektive, dhe i cili funksionon në emer të popullit pjesë e të cilit është secili individ. Mundësia që dikush të mbetet jashtë tij është e pamundur. Monizmi si nocion politik është genjështër e kulluar, ku flitet dhe veprohet në emer të popullit. Sjellë vetëm stagnim ekonomik dhe politik, sjellë pasurim të elitës politike dhe e varfëron popullin. Po përdoren metodat e monizmit për ti arritur objektivat e caktuara politike dhe sundimin mbi masën.
Ne këtë kontest institucionet faktikisht pësojnë fiasco, prodhohen kriza të ndryshme politike dhe kriza ekonomike. Gjithqka sipas kësaj logjike don të thotë izolim dhe kapje e pushtetit nga grupet e caktuara politike. Monizmi është sëmundje e cila e rrënon demokracinë dhe liritë elementare njerëzore. Gjithqka vjen duke u komplikuar aq shumë sa vështirë pastaj të gjindet ndonjë zgjedhje e mirë. Regjimi në Prishtinë dhe regjimi në Tiranë janë regjime të sëmuara moniste të cilat po synojnë infektimin e mbarë shoqërisë.
Heshtja karshi të keqijave të cilat e kan vërshuar Kosovën nuk e ndihmojnë askend, vetëm sa po e ushqejnë dhunën dhe terrorin nga ky estabilishment politikë në krye të institucioneve shtetërore. Përsekutimet jo ne kuptimin ekstrem që po iu bëhën qytetarëve janë bërë të pa tolerueshme. Mos të genjemi gjithë jetën nga këto struktura mafioze politike në pushtet, së i gjithë servimi politik që po na bëhët është vetëm një mashtrim. Janë duke na mashtruar një kohë të gjatë duke e futur në përdorim rrenën dhe çdo lloj tjetër të propagandës. E gjithë kjo lojë pushtetare më ndjenjat e popullit është traumatike, është depresionuese dhe shumë demoralizuese. Populli është përjashtur nga vendimamarrja. Po bëhët presion despotik për të hequr dorë nga vetëvetja, gjë që është gjeja më e vështirë në këtë botë.
Nese dalim jashtë lojës politike rrezikohemi ti humbim të gjitha. Kështu zatën edhe është ka ndodhë përditë e më shumë. Jemi lodhur teper shumë më prodhim të krizave politike dhe më prodhim të krizave ekonomike. Sundimtarët e Kosovës po tentojne më të madhe që të heqim dorë nga gjithqka që njeriun e bënë të lumtur në këtë botë. Secilën ditë e më shumë po pasurohen dhe po e varfërojnë popullin pa fije turpi. Dhe, nuk janë ka mendojnë fare që tu lëshojnë rrugë forcave progresive. Gjithqka po duket kaotike në ketë vend të sunduar nga llumi i kësaj shoqërie. Kan instaluar sistem të mbyllur, na kan izoluar nga bota demokratike, e kan sjellur situaten më mundësi gjithnjë të eskalimit në ndonjë konflikt.
Sistemi edhe ashtu jo funksional gadi në tërsi është qitur jashtë përdorimit. Kur strukturat udhëheqëse dhe bartësit e pushteit ngriten mbi ligjin, nuk mund të flasim për shtet funksional dhe shtet ligjor. Kjo klasë politike ka rënë në provimin e shtetndërtmit dhe mirëqenës. Ka rënë në provim edhe kur bëhët fjalë për interesat nacionale – Fusnota, Demarkacioni, “Zajednica”… Dhe nga loja politike e rrezikshme me Demarkacionin të cilin e vune vete si kusht, të cilën gjë e pohoi edhe Fajon, nuk po heqin dorë.
Qitja para deputetëve për procedim siq po flitet dhe votimi eventual mund ta eskalon keq situatën politike në Kosovë. Votimi i formës qeveritare do të ishte tradhëtia më madhe që mund ti bëhet Kosovës. Kur fillon loja me territore kjo është e pa tolerueshme për një shtet dhe për një komb.Edhe bashkësia ndërkombëtare duhet të heq dorë nga kjo kastë politike e korruptuar dhe e kriminalizuar, nese dëshirojnë që proceset në Kosovë të kthehën për së mbari. Me njerëzit të cilët kan bërë keqpërdorime të mëdha nuk ka mundësi të mbahet stabiliteti politik dhe stabiliteti ekonomik, nese mendojnë kështu burokratët e BE-së. Këtë kastë politike në pushtet duhet stopuar më votën e lirë, në mënyrë që mos të vijnë prap në pushtet, edhe pse nuk do te jetë punë e lehtë. Në të kundertën agonia e shtetit të Kosovës do të vazhdon edhe për një mandat tjetër ose edhe më gjatë…