FALNA TË LUMEN ËNDËRR SERISH ATDHE

0
727

Nikoll N. Ulndreaj

FALNA TË LUMEN ËNDËRR SERISH ATDHE

Dimër. Serish dimër dhe vera
Nëntë ballë dallgët e detit të gërmojnë brigjet Atdhe
Pa busull varka jote nga ta shtyjë erë
Mes dy brigjesh je zënë rob, të të rrëzojnë për Dhe’
Në arenë gladiatorësh sovraniteti dhe liria jote
Djalli e engjëlli nga një qime e zezë dallohen në fytyrë
Marrëzinë kanë kultivuar tash sa mote
Mirë të bëftë, nga djemtë tu Atdhe e ke këtë mynxyrë…
Ujqërit në vathë po bëjnë kërdinë
Me gjakun tënd Atdhe po shuajnë urinë…
Falna të lumen ëndërr sërish hyj ynë Atdhe
Thellësisht të duam, kokën lart në horizont me ngitë
Fëmija që po buzëqesh do bëhet Skënderbe
Askujt s’do ti përshpirtesh, dy diej do të bëjnë dritë…
————————————————————-

NË PREHRIN E BRENGËS TËNDE

Do të jetoj edhe një tjetër stinë
Ylberi i syve tu
Që popullon qiejt e bjeshkës
Yjet që i ndezë me qerpikë
I shikoj sa e sa herë që hëna lanë sytë
Në oazat e vesës së tërfilta
Detit të gjelbër
Përpara dritares së kresht- thinjurave
Ku kanë lënë gjurmët radhazi
Princeshat e dashurisë
Tanusha dhe Rrushe Rexhia
Puthjet e dehura këndojnë refrenin e dashurisë
Kullotë të kaluarën një kujtim
Që ka nxjerrë kryet të këpusë ndonjë lule
Në rudinat e kohës
Në rrjedhë të lotëve
Farat e zemrave mbinë në një lëndinë
Që bjeshkëve u hedh krahët rreth qafe
Dashuria të dashuron më shumë
Rinovon puthje
Në çdo prekje të dorës tënde
O hyjneshë e strukur në zemrën time
Prore e mbështes kokën për një bekim
Në prehrin e brengës tënde…
—————————————-

MË HINGËLLINË KALI I PADURIMIT

Je një Dashuri e kaltër me rrënjë ngulur shpatit malit
Me dëshira, ëndrra e dhembje të dëlira…
Ti e vizaton ditën me flatrat e furtunës pasqyrimit Lkënit Ponarve e Liqenit Fierzës
Me të ndritshmen e dëshirës e përndez bjeshkën
E me këngë të ëmbla zgjon hënën fjetur në shtratin e shkretëtirës
Para se të kthehen dallëndyshet prej qyteteve të largëta të Parisit, Romës e Berlinit…
Prej kaq kohësh digjesh vetmie me pritjen e plasaritur në shpirt
Duke numëruar piklat e shiut ulur mbi guackë kujtese
Sy e fytyrë duke i larë me ekstazën e njomëzës së qenies
Në çdo lindje mëngjesi ke hapur derën e mirësisë
Përplot freski e hije buzë ujëborës së bjeshkës
Ku në çdo fije bari, petale luleje, fidan drite e gjenë buzëqeshjen
Ti je një dashuri më e dukshme se pulëbardhat e valëve të Valbonës
Më e shndritshme se kristalet e vesës mbi petalet e luleborës
Më e ngjyrshme se harku i ylberit mbi Drinin e Bardhë
Më e ëmbël se tingujt e kitarës e lahutës
Më e bukura ëndërr që njoh…
Herë pas here më këndon ninulla me zërin e nënës
Më jep fuqi nga zemra dhe mendja jote
Jeta është joshje e dorës tënde, është mrizi i bjeshkës në shtigjet e dritës
Ti je mall që më rrjedh nëpër lot, Tropoja ime
Shtegtimit të largët ku më hingëllinë kali i padurimit të kthehem tek ti…