Dionis Xhafa
Eskili, tragjiku më i madh i Greqisë së Lashtë ia ka kushtuar veprimtarinë e tij letrare më së shumti raportit mes pushtetit të fuqishëm dhe pjesës që kërkon të mbrohet prej mercenarizimit pushtetor. Të tilla janë veprat “Orestia”, “Persët”, sikundër edhe ajo për Prometeun, që në një fabulë të thjeshtë zbërthen atë realitet të ndërlikuar të shoqërisë njerëzore, që ka ekzistuar ndër shekull dhe është edhe sot e kësaj dite fakt. Po a ishte Prometeu thjesht një figurë mitike Helene, e mbetur në arkivat e letërsisë greke, e pluhurosur nga koha dhe lënë ashtu sikur të mos ekzistonte? Në fakt, Prometeun e kanë përbuzur dhe e përbuzin e se përnjëmend çfarë ndodh në mitet e Greqisë së Lashtë ndodh të jetë realitet. Sot, sikur me qenë figurë e gjallë është Prometeu. Kështu është këtu në realitetin e përditshëm shqiptar dhe në daç edhe botëror.
Ku ka njohur ndonjëherë historia njerëzore që pesë njerëz të globit ta kenë gjysmën e pasurisë së rruzullit, që shkel e pështyj mbi kocka varresh për me dalë një njeri më i fortë se 2 miliardë të tjerë në rruzull? Kjo dëfton në radhë të parë se jeta e gjallë është e pushtetit, si me qenë persë që 300 spartanë i vrasin sikur të ishin të racës së ulët. Kështu ndodh në shumë shtete të botës sot, madje ata me rëndësi të madhe gjeostrategjike, që vendosin fatet tona të përditshme dhe kush mundet me dalë kundër, përfundon varur në shkëmb si Prometenj, e gjokset e tyre hahen prej shqiponjave të Zeusit.
Kserskët brutalë, që në dorë kanë pushtet e gjithçka, do i varin në mur mbrojtësit e skllerëve, për të gllabëruar, për tu mos u mjaftuar me copë mali të Olimpit, por për ta përlarë krejt atë, se edhe fortësinë e malit e kanë shndërruar si tortë, që me e pas më të lehtë me e kollofit. Po Zeusët e botës mbarë që kanë pushtet e drejtësi në dorë, që veç e tillë nuk është, si marijonetë e përdorin këtë të fundit, që edhe skllavin mos me e lënë të ecë mbi tokë, por mundësisht ta kallin të gjallë dhe dorën t’ia këpusin në rast se e nxjerr për të shpëtuar prej greminës së thellë. Ah, harrova koha. Po koha, veç ajo e flet të vertetën, por jo në të gjallë, me trupa të vdekur. Në Betejën e Termopileve, vite më vonë, kur gjaku të jetë tharë, mbi një tabelë të madhe që shtrihet deri në Olimp do të shkruhet: “Triqind varre të bardha, ja ideali i drejtësisë”. Çdokush mundet ta shohë atë tabelë, do ta mësojë në parim se i tillë duhet me qenë, por dyert hapen, jeta vazhdon, parimet thyhen…