Besnik Palnikaj
Pse po qesh moj politikë?
Me k’të popull fukara
Që s’ankohet se ka frikë
Blihet lirë me pak para.
Mbret asht ba zogu i gomarit
Që gjer dje vetëm pëlliste,
Kur i erdh koha samarit
Harroj shpejt n’vërtetë cfarë ishte.
Tham se iku diktatura
Bashkë me vuajtjet e njerzisë,
Iku breshri erdh furtuna
Prapë lëngojnë plagt e lirisë.
Pruralizmi mori fund
Nuk ka më zgjedhje me vota,
Kryetar pa e zgjedh askush
Për k’të gja nuk i plas rrota.
Duam të jem si krejt Evropa
Dhe mbas 20 vjet e kusur,
Në ktë vend s’jeton as lopa
Në vend të qumshtit pihet shurr.
Ku do vejë ky halli ynë?
Edhe sot në 2017-en,
Diktaturë me Edi Ramen
President me Ilir Meten.
Nga: Besnik Palnikaj