SOT NË DEIÇ TË KLINËS U VU GURTHEMELI I KISHËS SË “SHËN MËHILLIT – KRYENGJULL”

1
8791

Shkruan: Lekë MRIJAJ, 1 Maj 2017, Klinë.

Në Deiç të Klinës, sot për nder të festës së “Sh’ Jozefit – Punëtor”, nën pjesëmarrjën e besimtarëve të shumtë të famullisë së Klinës e bashkfshatarëve të kësaj treve u vu gurthemeli i Kishës së re së “Sh’ Mëhillit Kryengjull”, Kishë e cila do të ndahet nga varrezat e komunitetit katolik shqiptar e që do të ndërtohet në truallin e dhuruar nga komuna e Klinës. Vënien e gurthemelit të kësaj Kishe e bën dekani i dekanatit – famullitari e inicuesi kryesor don Lenc Sopi, nënkryetari i komunës z. Enver Berisha, kryetari i asamablesë komunale dr. Haxhi Ibishi, famullitari i Kishës “Sh’ Katarina” në Pejë d. Fran Sopi, famullitari i Kishës së “Sh. Gjergjit” në Budisalc d. Nue Ballabani e d. Kolë Thaqi meshtar i famullisë sonë.

Ndaj pas përfundimit të ritualit kishtar e bekimit të themelëve të kësaj Kishe nga ana e meshtarëve pjesëmarrës të këtij evenimenti ishte famullitari ynë don Lenci i cili në veçanti i falenderoj strukturat e larta komunale e asambleistët e Klinës të cilët u përkujdesën për besimtarët e komunitetit katolik të kësaj treve duke ua dhuruar truallin e ri në ndërtim të Kishës për të cilën siq tha don Lenci që shpreson se Kisha e re pritet të përfundoj deri me 29.09.2017, pikërisht ditën e festës së “Sh’ Mëhillit – Kryengjull”, Pajtorit të kësaj kishe që për faktin do të ndërtohët nga vet donatorët vullnetarë, e që në fillim para pak ditësh njëri prej tyre edhe ka ofruar ndihmën e që për faktin dëshiron të mbetët anonim deri në ditën e inaugurimit të kishës.

Gurthemelin në fjalë veç tjerash me nga një fjalë rasti e përgëzuan edhe nënkryetari i komunës së Klinës z. Enver Berisha i cili në emrin e tij e kryetarit Sokol Bashota i përshëndeti të pranishmit, si dhe e përgëzoj komunitetin vëlla katolik shqiptar për tempullin në fjalë duke thënë veq tjerash se ne si shqiptar ndër shekuj gjithnjë ishim dhe mbetemi model unifikimi tolerance e bashkjetese për njeri tjetrin e formulë e shëndoshë për Evropën e qytetruar ndaj tashmë përmes truallit të ofruar nga ne, besimtarët e kësaj treve, lutjet e tyre mund të ia drejtojnë Zotit, pranë më afër dhe më lehtë në këtë tempull të shenjtë që tashmë po fillon së ndërtuari.

Më pas e mori fjalën edhe kryetari i asmablesë komunale dr. Haxhi Ibishi i cili veç tjerash tha se komuna jonë është ajo e cila ka ofruar trojet si dhuratë – falas për të dy tempujt fetar për Kishën e fshatit Deiç dhe për Xhamin e fshatin Kpuz të Klinës, ndaj ai shtoj se fillimin e ndërtimit të kishës e sheh si festë të veçantë edhe si një tjetër simbol të radhës e bashkëjetesës sonë të shkëlqyer të tolerancës fetare vëllazërore ndaj lutem e shpresoj për më shumë harmoni, bashkjetesë dhe dashuri me njeri tjetrin, nënvizoi dr. Haxhi Ibishi në mesazhin e tij në nder të këtij evenimenti.

Më në fund pak sa me emocione gëzimi me një tjetër fjalë rasti u paraqit edhe ish- famullitari i Kishës “Nëna e Këshillit të Mirë” njëherit protagonisti e inicuesi kryesor i ndërtimit të Kishës së Klinës don Fran Sopi, i cili evokoi të kaluarën e Kishës së vjetër të fshatit Deiç së cilës iu kishin vënë themelet e saj fshehtasi ( si kapelë për të vdekur ) në varrezat e këtij fshati pak para mesnatës së fund vitit 1979, ai tutje potencoj se në veçanti ishte edhe merita e sakrifica e ish – ipeshkvit të dioçezës sonë e ish – famullitarit të atëherëshem të Kishës së “Sh’ Gjon Pagëzuesit” në Zllakuqan imzot Mark Sopit, i cili edhe përkundër sfidave e trysnive të tjera të atij regjimi komunist kurrë nuk u gjunjëzua e nuk u ndal në ndërtim të objektëve fetare pikërisht deri në frymën e fundit të tij gjithmonë ishte pranë besimtarëve e njerëzve të tjerë përfshirë në të gjitha sferat.

Në fund u organizua një koktej rasti me ushqime të ndryshme e pije freskuese organizuar nga besimtarët e këtij komuniteti të fshatit Deiç.

1 KOMENT

  1. 01.05.2017.

    I NDERUARI Z. LEKË, TE LUMSHIN DUART E ARTA PER KET SHKRIM TE MREKULLUSHEM, POR EDHE PER KETO FOTO TE MIRA.
    ISHTE NJE KËNAQSI SHUMË E MADHE PER MU, KUR E LEXOVA KET SHKRIM TE MREKULLUSHEM.
    UROJ ME FAT TË MIRË TË NISET KJO KISHË NE FSHATIN TIM DEIQ DHE UROJ TA GËZOJMË.
    I NDERUARI Z. LEKË, TE FALENDEROJ ME ZEMER PER BOTIMIN NË GAZETË, QE E KENI BOTUAR TE FJALA E LIRË.
    TË DESSHIROJ SHËNDET DHE PUNË TË MBARË EHDE NE TE ARDHMEN.

    PERSHENDETJE.
    AGRONI.
    RESPEKT PER JU.

Komentet janë mbyllur.