Ajet Shala
SI GJITHËHER TRIUMFUES NDAJ SFIDAVE
Me rastin e lirimit të Gjeneralit Ramush Haradinaj sot nga Gjykimi i stërzgjatur dhe i pa fije arsye. Një gjykim i ngritur politikisht pa asnjë bazë juridike në Colmar të Francës. Më akuzën e dalur nga strofulli i shtrigës plakë Serbisë. Vetëm me shpifje, për të përbaltur vlerat e luftë çlirimtare në Kosovë, dhe për të knaqur epshet shoveniste serboçetnike. Një argument se anmiku mbetët anmik ashtu siç ishte për një shekull, në zbatim të programeve shfarosësetë ndaj Shqiptarvetë.
Siç ishin shum projekte famkeqe e barbare si ato të: Çubrilloviçit, Çosiçit, Tempos, Andriçit, Drazha Mihajloviçit, Rankoviçit, Millosheviçittë e shum viçave tjer si anmiq shekullor të kombit tonë. Andaj edhe një sfidë por më shumë triumf ndaj kulqedrës barbare serbe…Urime Gjeneral, Urime Familja e madhe Haradinaj Urime gjith kombit.
Po postoi dy poezi kushtuar dy vëllezërve Shkelzen e Luan Haradinaj. Që ranë heroikisht në altarin e lirisë. Respekt e madhja familje
Gjeneralesh Haradinaj.
VËLLA ME LIRINË
(Dëshmorit Shkëlzen Haradinaj)
Për ty, gjeneral, vargun tim e bëj shall dhimbjesh
Merre e lidh shtatë plagët e shtatit, o trimi i lirisë
E dilu ballë hienave karpate në tokat që duan rilindje
Si një Gjergj Elez Ali vrit bajlozët barbarë të Serbisë.
Dhimbjen e zemres për Luanin me krahë shqiponje
E kthyet në veprim heroik mbi okupatorin barbar
Me shtatë plagë në shtat si kreshnik i Jutbinës luftove
Me armikun shekullor të këtij kombit krenar.
Merre vargun tim Gllogjan e lidhe me tri kurora lavdie
Puthe pragun e konakut të dëshmorëve me dritë hyjnie
Aty lahuta dhe oxhaku rriten e veç patriotët kaliten
Aty kulla e bacë Helmiut u bë si kështjellë trimërie.
Aty ju përkundi dora e bekuar e nënës Rukije
Aty ninullat u kënduan me alfabetin e shqiponjës
Atje ku pushka për armikun nxorri xixa e shkëndija
Aty i dha atdheut celulat e lirisë e buzëqeshjen shkronjës.
Gjeneral i plagëve të pashëruara dhimbjet s’i dëgjove
Në vijat e frontit çlirimtar në Ratishtë e Dashinoc
Aty tek Ura e Zallit, Gllogjanit ia ngrite lavdinë në mote
Në luftën heroike si në Dashinoc Gramacel e Baballoç.
Emri Shkëlzen Haradinaj është vëlla me lirinë
Malet e Maznikut e kujtojnë në muajn e kuq prillan
Aty e more bujarisht o “Skyfteri” i Dardanisë përjetësinë
Me krenari përherë nderoheni si shqipe në qiellin shqiptar
Binjaku me lirinë
(Luan Haradinaj)
Kam parë bjeshkët shkëmbore që puthen me retë
Kam parë oqeane me cuname që gëlltisin Titanikë
Kam parë diellin mbi zenit që ngrohë shtigjet e rrepta.
Kam parë bij që për Kosovën e lirë u bënë fli.
Kam parë hënën në mesnatë si kandil mbi mermer
Ashtu qëndrojnë trimat kryelartë si ikona të atdheut
Aty iu qëndron nëna që mbjell lule me nderë e krenari
Aty është gjaku i pastër i Pirros dhe Skënderbeut.
Kam parë plagët e lirisë që ju qëndronin thellë në ballë
Kam parë bijtë e Dukagjinit të mbuluar me flamur.
Kam parë Shkëlzenin dhe Luanin që shtrëngonin armë
I bënin ballë armikut barbar në prag e në luftë.
Ua pashë bijve të nënës Rukije ballin si hënë e plotë
Kam parë vëllezërit Haradinaj me besë lirie besatuar
Kalojnë shtigjet e kufirit atje lart ku plaket bora
Kam dëgjuar bekimin e Bacë Helmiut për ditët e pa jetuar.
E pashë Luanin tek printe kolonën prijatar i djalërisë
E kam parë Hasin dhe Vlahinë ku ra si hero Luani
Në foletë e shqiponjave trimi i Kosovës rilind
Në kreshtat e larta arbërore kurrë nuk i ndalet hapi.
E prapë jam rikthyer tek pragu, tek dritë e së vërtetës
I kam marrë dëshirat e fjalët e pathëna në një bisk filizi
O trim, kënga sot qenka një lule e futur bukur mes buqetës
E kujtimi për ty nuk thahet e nuk fiket asnjëherë si kandil.
Ajet Shala “Ajhasha”