Agron Dushi
Një gjykatë në Francë të enjten mori vendim që ta lirojë me kusht, liderin e partisë politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ky vendimi u morr pas seancës së parë dëgjimore dhe pas paraqitjes së kërkesës për ekstradim nga autoritetet e Serbisë dhe një kërkese të palës mbrojtëse për lirimin e tij.
Autoritetet e drejtësisë në Serbi dorëzuan dy ditë më parë kërkesën për ekstradim të zotit Haradinaj me, siç thanë, akuzat e reja për “krime lufte në Kosovë në fundvitet e 90-ta ndaj popullsisë joshqiptare”.
Avokati mbrojtës i zoti Haradinajt, Arianit Koci, tha për Radion Evropa e Lirë, se pas dorëzimit të kërkesës për ekstradim nga ana e Serbisë në gjykatën franceze, ajo do të shqyrtohet, por siç shprehet ai, e njëjta do të refuzohet.
“Unë fuqishëm besoj se kjo kërkesë do të refuzohet, për shkak se Serbia po i shfrytëzon këto kërkesa për ekstradim më keq-shpresim”, tha Koci, duke shtuar se kërkesa për ekstradim do të marr pak kohë, por, sipas tij, nuk mund të kalojë periudhën kohore prej dyzet ditëve.
Pala mbrojtëse ndërkaq ka kërkuar lirimin e zotit Haradinaj bazuar në “gjykimin e përfunduar në Gjykatën për krime lufte në ish-Jugosllavi që ka trajtuar çështjet” që siç thotë “pretendon pala serbe”.
Ramush Haradinaj u ndalua në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze mbi bazën e një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet serbe për, siç thuhet, “krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë”.
Ai u mbajt në paraburgim me vendim të një gjykate franceze, e cila tha se po kërkon nga autoritetet e Serbisë një kërkesë zyrtare për ekstradim.
Ismet Salihu, profesor i të Drejtës Penale, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpjegon se çfarë do të thotë tani proceduara e lirimit me kusht.
“Kjo është një masë e përkohshme dhe ai nuk është liruar dhe nuk është vendosur definitivisht se çka do të bëhet me të, por është zbutur masa e sigurimit të pranisë së tij në Francë. Në vend që të jetë i privuar në paraburgim, tash është në liri dhe është në përcjellje”, tha Salihu.
Profesori Salihu tha se procedurat tjera për rastin Haradinaj në Francë, në bazë të kërkesave nga pala serbe mund të zgjasin një deri në dy muaj. Sipas tij, pasi që gjykata të analizojë provat, Ministria e Drejtësisë do të jap fjalën e fundit.
“Pasi të analizohen, a ekzistojnë prova, fakte apo nuk ekzistojnë, pastaj këto i procedohen Ministrisë së Drejtësisë, sepse kjo është çështje juridike, por edhe politike. Edhe gjykata angazhohet, por edhe ministria apo ministri i Drejtësisë dhe ky i fundit (ministri i Drejtësisë) e jep fjalën e fundit se a do të ekstradohet apo jo”, ka shpjeguar Salihu.
Ai ka thënë po ashtu se gjasat për ekstradimin e Ramuash Haradinajt në Serbia janë të barabarta me zero.
“Kjo nuk vjen në konsiderim sepse konventa ndërkombëtare për ekstradim, e vitit 1957, e ndalon ekstradimin në rastet kur dyshohet se shteti i cili kërkon që të ekstradohet personi i dyshuar nuk garanton gjykim të drejt, korrekt dhe të paanshëm”, tha Salihu.
Pas vendimit të drejtësisë franceze për lirimin me kusht, por jo edhe lirimin e plotë të Haradinajt, kanë pasuar reagimet e para në Prishtinë, ku kryesisht është shprehur shqetësim për masën e lirimit me kusht.
Partia e Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është befasuar me vendimin e autoriteteve gjyqësore franceze.
“Ne konsiderojmë se vendimi që ai të lirohet nga paraburgimi, por jo edhe t’i lejohet kthimi në atdhe, nuk është drejtësi e plotë”, thuhet në reagimin e AAK-së.
Kurse, partia Nisma për Kosovën, [parti opozitare ]që udhëhiqet nga Fatmir Limaj, ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me vendimin e autoriteteve gjyqësore franceze, që kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të mos kthehet në Kosovë, por vetëm të lirohet me kusht.
Autoritetet në Francë thonë se rasti nuk ka “implikime politike” meqë po trajtohet nga organet e drejtësisë franceze dhe kanë pohuar faktin se kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet në Kosovë për çështjen Haradinaj.
Në Kosovë ndërkaq, udhëheqës të institucioneve kanë kërkuar zyrtarisht nga Franca lirimin e Haradinajt dhe ‘janë zotuar për zbatim të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë’ nëse urdhërarrestet që datojnë nga fillimi i viteve 2000
TË TJERA NGA AKTUALE Musliu i gëzohet lirimit të Ramush Haradinajt, më në fund triumfoi e drejta
AKTUALE27 PRILL 2017
Musliu i gëzohet lirimit të Ramush Haradinajt, më në fund triumfoi e drejta Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës Jonuz Musliu ka përshëndetur lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Komunikata e plotë: Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe kryetari i këtij institucioni të…
Delawie: Të bëhemi gati për tregun evropian
AKTUALE27 PRILL 2017
Delawie: Të bëhemi gati për tregun evropian Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie ka deklaruar se fermerët kosovarë duhet të përgatiten për të eksportuar shpargun jashtë vendit, pasi kjo është një prej perimeve më të shëndetshme që Kosova mund të…
Edhe dy muaj arrest shtëpiak për katër aktivistët e Vetëvendosjes
AKTUALE27 PRILL 2017
Edhe dy muaj arrest shtëpiak për katër aktivistët e Vetëvendosjes Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar edhe për dy muaj arrestin shtëpiak Adea Batushës, Atdhe Arifit, Egzon Halitit dhe Frashër Krasniqit. Për këtë ka njoftuar Vetëvendosje përmes një kumtese për media. Këtë…
Sot nuk e pret, por kështu Thaçi ia shtroi tepihun Haradinajt dikur AKTUALE 27 PRILL 2017 Sot nuk e pret, por kështu Thaçi ia shtroi tepihun Haradinajt dikur Për herë të dytë nga Haga, Ramush Haradinaj ishte liruar me 29 nëntor 2012. Ish-kryeministri atë kohë u prit në mënyrë madhështore në aeroport nga garda e shtetit, kryeministri i asaj kohe, Hashim Thaçi, shumë…
Momenti kur Haradinaj del nga gjykata franceze
AKTUALE27 PRILL 2017
Momenti kur Haradinaj del nga gjykata franceze Pas mbylljes së seancës dhe marrjes së vendimit për lirimin e tij, Ramush Haradinaj ka dal i lumtur nga Gjykata e Apelit në Colmar. Ai ka treguar se kërkesa për ekstradim është refuzuar dhe që nga sot është i…
NISMA mirëpret lirimin e Ramush Haradinaj AKTUALE 27 PRILL 2017 NISMA mirëpret lirimin e Ramush Haradinaj NISMA për Kosovën mirëpret dhe përshëndet vendimin e Gjykatës së Kolmarit, për lirimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, duke e çliruar atë nga të gjitha akuzat e paraqitura nga autoritetet e Serbisë. “NISMA…
Qytetarët në festë për lirimin e Ramushit, e quajnë ikonë kombëtare
AKTUALE27 PRILL 2017
Qytetarët në festë për lirimin e Ramushit, e quajnë ikonë kombëtare (E plotësuar) – Surlet dhe tupanët kumbonin që me mëngjes para selisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Festa për lirimin e Ramush Haradinaj kishte filluar menjëherë pas vendimit të gjykatës së…
Lidhja Demokratike e Kosovës përshëndet vendimin për lirimin e Haradinajt AKTUALE 27 PRILL 2017 Lidhja Demokratike e Kosovës përshëndet vendimin për lirimin e Haradinajt Lidhja Demokratike e Kosovës përshëndet vendimin e Gjykatës Franceze për lirimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Vendimi i Gjykatës Franceze është lajm i gëzueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Sot ishte nje knaqsi Per Familjen DUSHI shumë e madhe për të nderuari Z:Ramush Haradinaj qe u liru nga burgu.
Urime Ramush Haradinaj.
Agron Dushi
St.Gallen
27.04.2017.