PATER AUREL GJERKAJ: ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË ËSHTË NËNA MBARËSHQIPTARE

0
3655
Zoja e këshillit të mirë

Shkruan: Lekë MRIJAJ

Në kuadër të ditës së sotme të shenjtë “Nënës së Këshillit të Mirë” apo e njohur si “Zoja e Shkodrës”, Pajtorës se popullit shqiptar, që ishte, është dhe mbetet përherë besnike e pikë kyçe orientuese dhe fundament kryesor shpëtimi për një jetë të dinjitetëshme e të virtytshme, populli ynë në trojet tona etnike do t’i mbetet besnik përherë Zotit, edhe përkundër sfidave të vështira nderkohë të ndryshme mesjetare tiranike perandorake otomane, pikërisht do të ruaj vlerat e saja kombëtare, fetare e njerëzore, në shpëtim të identitetin e vet kombëtar, evropian e njerëzimit vullnet mirë në pergjithësi.

Ndaj sot kisha katolike shqiptare “Nëna e Këshillit të Mirë” në Klinë në orën 11:00, nën patronatin e dekanit te dekanatit të Pejës – famullitarit d. Lenc Sopit, d. Kolë Thaqit, motrave të nderit, kanë organizuar mbarëvajtjën e meshës së sotme solemne madhore. Meshës së sotme eukaristike i parapriu Provinciali i Kustos e Kustodies Françeskane “Zoja Nunciat” Shqipëri patër Aurel Gjerkaj, në bashkëmeshim me d. Fran Sopin, d. Lenc Sopin, françeskan e meshtar të tjerë percjellës të eukaristisë shenjte nga dioçezat e trojeve tona arbërore.

Në predikimin të tij patër Aureli, në mes tjerash tha: Zoja e Këshillit të Mirë apo Zoja e Shqiptarëve, popullin tonë nder kriza të ndryshme e ka përcjell me një mbrojtje dhe përkrahje të vazhdueshme në vuajtjet e panumërta, popull i cili që ka kaluar nder kohë mundime e kalvare të ndryshme nga sundues mesjetar. Ai, në mes tjerash në meshën e sotme solemne permendi se ishte vet Papa Leoni XIII që në vitin 1903, ai i cili e vëndosë këtë titull në listën e Litanive Lauretane në të cilën lutej Hyjlindësja apo Virgjëra Mari. Brenda këtij titulli gjëndët krejt fundamenti dhe urtia e jetës njerëzore e Zojës por edhe e vet njerëzimit sepse Virgjëra Mari apo Hyjlindësja është Fundamenti dhe Arka kyçe që mbajti Urtinë, Jezu Krishtin.

Patër Aureli permendi edhe disa shembuj konkret me ngjarje mesazhënëse pikërisht ai i porositi besimtarët e meshës së sotme, që mos shmangin për asnjëhere Këshillën e Zojës së Bekuar, por ta pranojnë atë me devotshmeri e dashuri dhe atë këshillë, më të njëjtën ritëm e dashuri; ta interpretojn e transmetojnë tek fëmijët e tyre, të rinjtë e të dashurit tanë në përgjithësi sepse është vet Zoja e Këshillit të Mirë, që është edhe një Nënë e jona mbarëshqiptare, që na mëson e edukon të dëgjojmë gjithnjë e gjithçka sikurse iu thotë shërbëtorëve në Dasmën e Kanës ku edhe ishte mrekullia e parë e Jezusit të Nazaretit.

Në këtë meshë solemne madhore morën pjesë besimtarë të shumtë, të cilët kishin shtegëtuar e stermbushur oborrin e kësaj kishe për të marr pjesë në evenimentin e ditës së sotme të shenjte të pajtorës sonë mbarëkombëtare. Në fund të meshës famullitari ynë d. Lenci falënderoi Provincialin e Kustos e Kustodies Françeskane “Zoja Nunciat” Shqipëri patër Aurel Gjerkaj, si dhe franceskanet, meshtarët, motrat e nderit, rregulltar e rregulltare të tjerë pjesmarrës të këtij evenimenti solemn eukaristik, pikërisht falenderoi edhe “Radio Marinë” për transemtimin e drejtëperdrejtë të meshës, e shtegëtarët – besimtarët në pjesmarrje në eukaristinë e sotme solemne madhore, në veçanti falenderoi edhe Kuvendin Komunal të Klinës për dhënien dhuratë të truallit, për ndertim të kapelës së re në fshatin Deiç të Klinës, kapele së cilës do i vëhët gurthemeli me 1 Maj 2017, ditën e Sh’Jozefit Punëtor. Ndertimi në fjalë që në fillim është mbeshtetur nga një donator, që deshiron për faktin të mbetët anonim për të tjerët.