RËNKIME ZEMRE PËR NJË DASHURI TË MADHE

0
2147
Luljeta Gjosha Pashollari

Nji jetë me poezinë. Me poeten brilante Luljeta Gjosha Pashollari
Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar

Më duhet të pohoj qysh në krye të herës, se në këtë përmbledhje poetike, kemi të bëjmë me një talent femëror, që zotëron një perceptim figurativ mjaft interesant për jetën, e cila i shpalos çiltërsisht ndjenjat e saj njerëzore, në disa dhjetëra poezi të thjeshta e të qarta për t’u kuptuar. Ajo i përcjell lexuesit tingujt e një poezie jo vetëm të çiltër, por edhe plot aromë jete, sidomos në paraqitjen e mbresave jetësore nga lidhjet e ngushta shpirtërore me ish bashkëshortin e saj, të ikur nga jeta para kohe. Dhe këtë e bën me një lirizëm të ngrohtë e plot dhimbje, ku shpesh poezitë tingëllojnë me ndjesinë dhimbshme të vajeve të poetit të madh Çajupit, për Evgjeninë e tij të dashur.

Luljeta Gjosha Pashollari vizaton mbresa që iu përgjigjen tablove të plota jetësore, me çaste intime familjare të paharruara për dashurinë e parë e kryesore në jetën e saj. Të rrugëtosh në poezinë e kësaj zonje, do të thotë të ndjesh se je një grua e pushtuar nga rënkimet e zemrës për një dashuri të madhe e të papërsëritshme për burrin. Kjo ndodh sidomos në pjesën e parë të librit të ndarë në tre kapituj. Madje dua të nënvizoj një fakt shumë domethënës: poezia e kësaj poeteshe për burrin, merr vlera të epërme, kur mendon se ka shumë gra, të cilat, ende pa u ftohur shtrati bashkëshortor, kanë gati tjetrin, ose martohen brenda vitit. Ndryshe Luljeta, në poezitë e kësaj teme, lë të nënkuptohet, se për të ka vetëm një dashuri të madhe e të vërtetë në jetë, e cila nuk mund të harrohet, derisa njeriu të ketë frymën. Ju lutem lexojini këto vargje:

“Ja, tre marsi po afron përsëri,
Avash, avash u bënë njëzetë vjet,
Por tek unë ke hedhur rrënjët thellë,
Jargavanët në shpirt m’i ke mbjellë vet.”

Dhe ngulitjen përjetësisht në shpirt, të dashurisë se parë, poetesha e nënvizon qartë në këto vargje:

“Thonë, dashuria e parë, është Yll në ballë,
Kështu ndodh me mua, i dashur gjer në përjetësi,
Nga ajo jetë, pse s’shkëputem dot vallë,
fajin e kam unë, apo para kohe ike ti?…”

Ajo është po aq e vendosur në vendimin e saj, për të mos e ndërruar dashurinë, derisa të shkojë në qiell pas tij.

“Më prit si ngaherë, më prit se do vi,
Kur të çeli manushaqja e me aromë të na mbulojë
. Unë si përherë ty do të kujtojë,
Do trokas te porta e qiellit dhe për dashuri do të ftoj…”

Por në librin e zonjës Luljeta ka edhe dy kapituj të tjerë me mjaft poezi lirike për njerëzit e familjes dhe të shoqërisë:

“O moj trimja nëna ime,
Me flokët e bardhë si dëbora,
Thinjur nga hallet që ke kaluar,
Tani rri e pret heshtur te porta,
Se të gjithë, emigrantë të kanë shkuar.”

Dhe ja një poezi kushtuar fëmijëve e nipërve, cilët ajo i ka në jetën e saj njerëzit më të vyer:

“Për ju, që fjalët më të zjarrta shkrova,
Për ju, që ju ngrita deri në piedestal,
Për ju, që në jetë sakrifikova shumë
Për ju, që kam mbetur netëve pa gjumë,
Për ju, japë edhe jetën time pa e kursyer,
Për ju fëmijët e mi shumë të vyer…”

Në kapitullin me tema lirike bien në sy mjaft poezi të ndjeshme, të shkruara me pasion:

“Ec, e ec dhe rruga s’ka fund,
Pres mëngjesin përsëri të agojë,
E të thyej monotonin që më mund,
Dita e re të më frymëzojë…”
Të thur vargje për dashurinë,
Për atë që kemi më shumë nevojë…

Apo poezia tjetër me ngrohtësinë e veçantë të puthjes në dashuri:

“Më puth i dashur,
si uji lugun në kroje,
Nektarin ma merr,
si bleta ma ruaj.
Buzë më buzë, si mjaltin ndër hoje,
Mbamë gjithmonë ndezur, se ashtu të dua.”
* * *
U ulëm bashk’ në gjunjët e natës,
Ti më falje vetëm çaste plot gëzime,
Dhe kohën përgjysmë e ndamë,
Mes trëndafilave plot lulëzime.

Mes poezive lirike të shumta, gjenden edhe tema patriotike të shkruara nga kjo autore:

“O Serbi, moj e pabesa përjetë,
Mos mendo se Shqipëria mund të vdesë.
Kur të shteroj’ uji e deti të filloj së thari,
Atëherë mund të shuhet Shqiptari…

Si dhe poezi meditative që shpalosin botën e ndjesive të veta:

“Jam si fije bari,
Herët a vonë,
Gjelbëroj, vyshkem,
Vdes e ngjallem sërish
Në një cep lëndine,
Përflakem çmendurisht!”.

Së fundi, duke mbyllur këto pak reshta për librin e zonjës Luljeta Gjosha Pashollari, duhet thënë se kjo poeteshë, karakterizohet nga një frymëzim dhe punë e pandalshme, për të publikuar poezitë e mirëpritura nga lexuesit dhe ngulmon pareshtur për rritjen e nivelit artistik të saj.

LOTË ZEMRE PËR DASHURI MADHËSHTORE

Më duhet të pohoj qysh në krye të herës, se në këtë përmbledhje poetike, kemi të bëjmë me një talent femëror, që zotëron një perceptim figurativ mjaft interesant për jetën, e cila i shpalos çiltërsisht ndjenjat e saj njerëzore, në disa dhjetëra poezi të thjeshta e të qarta për t’u kuptuar. Ajo i përcjell lexuesit tingujt e një poezie jo vetëm të çiltër, por edhe plot aromë jete, sidomos në paraqitjen e mbresave jetësore nga lidhjet e ngushta shpirtërore me ish bashkëshortin e saj, të ikur nga jeta para kohe si dhe përshkruan me ndjesi te holla hidhërimin e nënave të njohura për fëmijët e humbur të tyre. Dhe këtë e bën me një lirizëm të ngrohtë e plot dhimbje, ku shpesh poezitë tingëllojnë me tingëllimet e vajeve të poetit të madh Çajupit, për Evgjeninë e tij të dashur. Luljeta Gjosha Pashollari vizaton mbresa që iu përgjigjen tablove të plota jetësore, me çaste intime familjare të paharruara për dashurinë e parë e kryesore në jetën e saj.

Të rrugëtosh në poezinë e kësaj zonje, do të thotë të ndjesh se je një grua e pushtuar nga rënkimet dhe lotët e zemrës për një dashuri të madhe e të papërsëritshme për burrin, apo të afërmit e kthyer në yje. Kjo ndodh sidomos në pjesën e parë të librit të ndarë në katër kapituj. Ku një varg poezish, Luljeta ia ka kushtuar dy djemve të zonjës së nderuar kosovare Gjevrie Abdullau, të ikur nga jeta në lulen e rinisë, njëri në aksident, kurse tjetri nga një sëmundje e rendë e pashërueshme. Për të cilët, kjo nënë, kërkoi shpëtimin dhe sakrifikoj shumë brenda dhe jashtë vendit për rreth katër muaj e ca. Ky libër është botuar prej saj, për nder të tyre dhe autorja, ka shprehur aty ndjenjat e dhimbjes, nga një pozicion brenda e shpirtit të kësaj nëne madhështore:

“Hajdeni Valon e Veton,
Lëshoni rreze si gjithmonë,
Thoni mamit se bëtë shaka,
Mos ia lini shtëpinë pa një tra!…”

Ose vargjet në poezinë tjetër, kushtuar vetë zonjës Gjevrie:

“Ti s’e di sa e tronditur jam,
Më mirë mos të të kisha njohur ,
Sa më hape dhe mua plagë
E më le thellësisht të brengosur…”

Madje dua të nënvizoj një fakt shumë domethënës: poezia e kësaj poeteshe për burrin, merr vlera të epërme, kur mendon se ka shumë gra, të cilat, ende pa u ftohur shtrati bashkëshortor, kanë gati tjetrin, ose martohen brenda vitit. Ndryshe Luljeta, në poezitë e kësaj teme, lë të nënkuptohet, se për të ka vetëm një dashuri të madhe e të vërtetë në jetë, e cila nuk mund të harrohet, derisa njeriu të ketë frymën. Ju lutem lexojini këto vargje:

“Më mungon komunikimi që kishim të dy,
Më mungon fjala jote e ëmbël në telefon,
Më mungon aq sa ti nevojën time nuk ma di,
Me mungojnë pëshpërimat e zjarrta në dashuri.

Më mungon qenia jote, oh, sa më mungon,
Më mungon aq shumë, sa zjarri gjirin ma përvëlon,
Më mungon ëmbëlsia e shikimit të çiltër në ata sy,
Më mungon aq, sa s’di si ta shuaj zjarrin në gji…”

Por në librin e dytë të zonjës Luljeta ka edhe një kapitull të gjerë me poezi lirike për jetën dhe dashurinë:

“Vallëzo me mua, i dashur,
Mbështillmë me flakë të flakëruar,
Mes pishtarëve me dritë të artë,
Më mbaj të zjarrtë natës zgjuar.

Gjakun në deje të shkrijmë,
Nga muzika jone e preferuar,
Afrohu pranë meje i dashur.
Kur të kam në zemër shtrënguar.”

Dhe ja një poezi kushtuar fëmijëve e nipërve, cilët ajo i ka në jetën e saj njerëzit më të vyer:

(Kushtuar mbesës Livia)

“Qershia mbi tortë, me je ti,
Stolisur gjithë nur e bukuri.
Kur linde ti, më shtove jetë,
S’është gënjeshtër, po e vërtetë.

Një ditë mos të shoh me sy,
Malli për ty më përvëlon sytë,
Të dua aq shumë, sa ti s’e di,
Se je dashuria mbi gjithë dashuritë.”

Mes poezive lirike të shumta, gjenden edhe tema shoqërore aktuale të shkruara nga kjo autore:

“Ç’ka Kulla Eifel e pse po qan sot, me oi, oi,
Dëgjohen rënkime e britma të pafajshme nga ajri,
Ç’është e gjithë kjo urrejtje që popujt egërsisht i ndan.
Ç’është kjo dorë mizore që e kthen botën në kasaphanë?”

Si dhe poezi meditative që shpalosin dhe kredon e vetë poeteshës:

“E dua vargun të shkrepë si vetëtima,
Të djegë çdo krisje deri në rrënjë,
E dua vargun të rritet si fëmija,
Këmbadoras të ngjitet, çudira të bëjë…

E dua vargun, ashtu siç është jeta,
Se me të unë shpreh shpirtin tim,
E dua vargun ku të lulëzojë e vërteta,
Se për mua është bërë si ushqim.

E dua vargun, se plagët m’i mjekon,
E ma përshkruan siç e dua dashurinë,
E dua vargun se shpirtin ma qetëson,
E ty pranë meje të mban në kujtim…

Së fundi, duke mbyllur këto pak reshta për librin e dytë të zonjës Luljeta Gjosha Pashollari, duhet thënë se kjo poeteshë, karakterizohet nga një frymëzim dhe punë e pandalshme, për të publikuar poezitë e mirëpritura nga lexuesit dhe ngulmon pareshtur për rritjen e nivelit artistik të saj.

Vullnet Matoshkrimtar, redaktor i librit.