Shuhet mjeshtri i madh i çiftelisë NDUE SHYTI

2
1736
Ndue Shyti

Besnik Palnikaj

Pse po kjan moj çifteli
Pse e ke ndalë rrjedhen more Dri?
Pse pranveres n´kët ditë prillit
Po i mungon zani i Bilbilit.
Ciftelis kush i´a prek telat?
Në 7 shekuj me pranverat,
Pa dy fjalë nuk mun e la
Ndue Shytin që s´jeton ma.
Duert e tua në çifteli
Thyen rrekord e çdo kufi,
Ata tinguj sa të jetë jeta
Do dëgjohn bjeshkve në thepa.
Puka gjithmonë ka me t’pasë ty
Si ylberin përmbi Dri,
Vepra jote kurrë nuk tretet
Në çdo qelizë t´gjakut tonë mbetet.
Ti legjendë që ecën në mote
Art e kulturë krejt jeta jote,
Sa të jetë çiftelia në ballë
Ti mes nesh do të jeshë i gjallë.

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar

2 KOMENTE

  1. …Puka humbi birin e vet më të çmuar, kurse populli shqiptarë, mjeshtrin më të përkryer që ka njohur deri më sot histria e folklorit tonë burimorë!…

  2. Jo z. Besnik Palnikaj, Puka nuk e humbi birin e vet, Puka dhe SHqipëria la pas vepren e madhe të artistit të Kombit Shqiptarë NDUE SHYTI, LAVDI I QOFTË, I LEHTË I QOFTË DHEU MBI TË. NGUSHLLIME FAMILJES, PUKES e Shqipërisë dhe mbarë popullit Shqiptar.

    FOLKLORI

    Nga koha në kohë
    Shekulli në shekull
    Folklori ynë gjigantë
    Muret i rrënoj
    Perendorit i flaki
    Regjimet i theu
    Zërin e çiftelis
    S’kishte forcë që e ndalte
    E qante murin
    Dashuria shpirtërore
    Jehona e Maleve.

    Nga Halil Preniqi

Komentet janë mbyllur.